Lika Ceni (lindur rr. vitit 1749 në Ulqin), i njohur si Kapidan Lika Ceni, ishte një pirat shqiptar i shekullit të 18-të.

Lika Ceni

Lika Ceni ishte një pirat shqiptar nga Ulqini, i njohur për fundosjen e një barke me pelegrinë (Haxhillëku), e nisur për Mekë.[2] Ai thuhet se është një nga shumë kusarët berberë që ndihmuan marrjen e portit nga Venediku dhe qëndroi për bastisjen e anijeve venedikase dhe anijeve të tjera tregtare përgjatë bregdetit dalmat.[3]

Emri i tij dhe legjenda janë bërë sinonim me famëkeqin Lambros Katsonis (1752–1804); një admiral detar grek i shekullit të 18-të. Si kapiten i flotës greke kundër Perandorisë Osmane, ai ishte bërë një gjembë në anën e sulltanit. Greket e quajtën atë Katsonis, italianët e quanin Lambro Cazziani, Cazzoni. Ali Kaceni, emri me të cilin historia e kujton atë, thuhet se rrjedh nga Katsonis. Ai njihet me mposhtjen e Lambros, duke fituar kështun emrin e tij Ali Kaceni; Aliu, ai që e vrau Labro Katsonisin. Në legjenda e Lambros, thuhet se ai vdiq në luftë me turqit në Krime;[4] e cila arrin kulmin në legjendën për Likaceni. Për shkak të veprimeve të Karalambros (Lambros së Zi) kundër osmanëve, sulltanit ishte i detyruar për të eliminuar këtë armik. Për këtë akt, Likaceni pranoi ofertën e bërë nga sulltanit; me një shpërblim me titull zyrtar, kush do ta mposhte Lambro Katsonisin. Legjenda thotë se Likaceni mundi Karalambro, duke fituar kështu titullin "Kapidan". Për shkak të veprimeve të Likacenit në Adriati dhe Mesdhe, një nga të cilat ishte edhe fundosur një barke me pelegrinë, e nisur për Mekë, shumë pasha dhe kapitenë të flotës osmane e bindën sulltanit se ky shqiptar ishte një kërcënim i madh dhe kështu ai urdhëroi vrasjen e tij. Pas u arrestua në Bosfor, Likaceni ishte në gjendje për tu arrastisur dhe u kthye në shtëpinë e tij në Ulqini dhe kështu e tij legjenda e tij për trimëri, guxim dhe krenari mbijetoi me sukses nëpër shekuj.

Pasardhësit gjoja ende mbijetojnë sot me mbiemrat Kapidani dhe Lazoja.

Referime

Redakto
  1. ^ "Piratët Ulqinakë - Lajme nga Ulqini". visit-ulcinj.com. 21 shkurt 2011. Marrë më 16 maj 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Berlitz: Montenegro Pocket Guide. Apa Publications. 2016. fq. 92. ISBN 9781780049656. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Darren (Norm) Longley, red. (2009). The Rough Guide to Montenegro. Penguin. fq. 88. ISBN 9781405384254. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Panos Stamou (c. 2007).