Liri Berisha
Liri Berisha lindur Slobodanka Ramaj, është një pediatre shqiptare dhe kryetare e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, si dhe një ambasadore e UNICEF-it.
Ajo është gruaja e Sali Berishës, ish Presidentit dhe Kryeministrit të Shqipërisë, me të cilin ka dy fëmijë, vajzën Argitën dhe djalin Shkëlzen.
Liri Berisha u lind Slobodanka Ramaj, e bija e Rexhep Ramaj Balidemaj, një shqiptar etnik nga Martinaj afër Plavës, në atë kohë pjesë e Jugosllavisë (tani Mali i Zi), dhe Milikës.
Lidhje të jashtme
Redakto Commons: Liri Berisha – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale