Lokaliteti arkeologjik Kalaja në Kulinë

monument kulture në Kosovë

Lokaliteti arkeologjik Kalaja në Kulinë është një monument i trashëgimisë kulturore në Teneshdoll, Prishtinë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 00301-76/86. [2]

Lokaliteti arkeologjik Kalaja në Kulinë
LlojiArkeologjike
VendndodhjaTeneshdoll, Prishtinë, Kosovë
NdërtuarParahistori
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar00301-76/86
Nr. i referencës2925

Historiku

Redakto

Lokaliteti arkeologjik i Kalasë së Teneshdollit i njohur edhe si Kalaja e Kulinës është një vendbanim i fortifikuar kodrinor shumështresor, i cili përmban material arkeologjik që nga periudha parahistorike deri në mesjetë. Kalaja ndodhet në juglindje të Tenezhdollit, në anën e majtë të luginës së Lumit të Llapit, pranë magjistrales antike Naissus - Lissus. Lokacioni ngrihet mbi kodrën në formë trekëndëshi dhe njihet edhe me emrin "Kulina e Vogël" dhe ka një sipërfaqe prej rreth 1.2 ha. [2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 745 - 746. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.

Lidhje të jashtme

Redakto