Lokaliteti arkeologjik në Poslishtë
Lokaliteti arkeologjik në Poslishtë (Lokaliteti romak në Poslishtë / Villa Rustica Statio Mansio) është një monument i trashëgimisë kulturore në Poslishtë, Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".
Lokaliteti arkeologjik në Poslishtë Villa Rustica Statio Mansio | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Poslishtë, Prizren, Kosovë |
Ndërtuar | Romake |
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 3603 |
Historiku
RedaktoMe rastin e ndërtimit të segmentit rrugor të autostradës Prizren-Vërmicë, gjatë vitit 2010, rreth një kilometër në jug të lokalitetit shumë shtresor të Vlashnjes, në anën e majtë të rrugës Prizren–Vermicë, gjegjësisht 150 m në të hyrë të rrugës që të shpie në fshatin Poslishtë; u ndërmorën gërmime me karakter shpëtimi të një lokaliteti të paidentifikuar të kohës romake, por që dihej edhe më parë se ekzistonte; nga gjurmët që janë hasur mbi sipërfaqe të një materiali arkeologjik të datuar në periudhën romake.
Gërmimet rezultuan me zbulimin e një Statio (stacion rrugor) që gjendej i lokalizuar përgjatë rrugës së njohur Via Lissus-Naissus. Përpos materialit të ndryshëm të luajtshëm arkeologjik, në kuadër të kësaj tërësie arkeologjike, u identifikua një Mansio (bujtinë rrugore) me disa anekse, e ku spikatej një Thermae (banjo tipike romake). Me siguri pjesë të kësaj bujtine duhet të kenë qenë edhe Mutatio apo stacione për këmbimin e kuajve të lodhur me të freskët, shërbime këto që ofroheshin pothuajse në çdo stacion rrugor përgjatë ‘autostradave’ romake gjatë gjithë periudhës romake. [2]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=9459[lidhje e vdekur]
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine