Ljubisha Stojanoviq (serbisht: Љубиша Стојановић Ljubiša Stojanović, 25 qershor 1952 – 31 korrik 2011), i njohur më mirë me emrin e tij artistik Louis (Луис Luis), ishte një këngëtar serb. Ai ishte i njohur për stilin e tij unik muzikor dhe ishte muzikë nga viti 1970 deri në vdekjen e tij.[1]

Louis
Emri i lindjesLjubiša Stojanović
Lindi(25-06-1952)1952 qershor 25 invalid day
Leskovac, RS e Serbisë, Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë
Vdiq31 korrik 2011 (59 vjeç)
mes Feketiqit–Vrbasit, Serbi
ZhanretWorld, jazz, folk, pop-folk
ProfesioniKëngëtar, Tekstshkrues
InstrumentiVocal
Vitet aktive1970–2011

Biografia

Redakto

I lindur në Leskovc, Louis mbaroi shkollën e mesme të muzikës në Nish. Ai mori diplomën në muzikë nga Fakulteti i Muzikës në Beograd, dega e zërit dhe kompozimit me aranzhim dhe folklor.[2]

Emri i tij artistik Louis e ka origjinën nga koha kur ai ishte nëntë vjeç dhe performoi me sukses këngët e Louis Armstrong. Ai ishte ndër të parët që kombinoi xhazin me folklorin serb. Në vitin 1982, ai regjistroi diskun e tij të parë me titull Ne kuni me, ne ruži me, majko (Mos më mallkoni, mos më qortoni, nënë), duke kapur shifra të larta shitjesh. Së bashku me grupin serb Flamingosi, ai pothuaj fitoi festivalin Beovizija 2006 për Festivalin Evropian të Këngës 2006 në Athinë, Greqi.[1]

Në fillim të vitit 2011 ai regjistroi për shtëpinë diskografike holandeze Snail Records albumin "The Last King Of Balkans", por pak para publikimit të albumit, Louis vdiq në një aksident automobilistik më 31 korrik 2011, në rrugën midis Feketiqit dhe Vrbasit. [2] Shfaqja e tij e fundit ishte më 22 korrik 2011 në Club Jez në Sarajevë.

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Serbia: Louis from Flamingosi died in a car accident". esctoday.com. Arkivuar nga origjinali më 2012-05-13. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name ":0" defined multiple times with different content
  2. ^ a b Poginuo pevač Ljubiša Stojanović Luis