Luftar Paja
Luftar Paja lindi në Gorishovë të Mallakastrës më 1 dhjetor 1941. Pas mbarimit të shkollës së mesme elektrike e pedagogjike në vitin 1963 mbaron studion 1 vjeçare për aktor në teatrin popullor. Qysh në moshë të re spikat talenti i tij si aktor. Kontribut të madhë në formimin e tij si aktor ka dhënë rregjisori Llazar Verria dhe veçanërisht aktori dhe regjisori i talentuar Pëllumb Kulla. Luftëtari është nderuar me medalje të çmimit të parë në vitin 1969 për kontributin e dhënë në grupet amatore, është nderuar me medaljen e Naim Frashëri e klasit të parë.
Në vitin 1968 u emërua aktor profesionist në estradën e Fierit. Në vitin 1971 është ndër të parët në krijimin e Teatrit Bylis Fier. Luan në teatër në dramën "Hijet e natës", "Fejesa e Çehovit". Nder rolet më të spikatura të aktorit Luftar paja janë: "Çobo Rrapushi me shokë" në rolin e Çobos. Në dramën "Vite të paharruara". "Fytyra e dytë". E në qindra e qindra komedi me nje akt. Në vitin 1979 merr titullin Artist i Merituar. Luftar Paja ka marrë pjesë dhe në shumë filma artistik. Ku ka spikatur me role në filma patriotik si "Këshilltarët", "Guna përmbi tela", "nëntori i dytë", "Gjeneral Gramafoni". Filma me teme të asaj kohe si "Ëndrra për një karrige", "Zevendesi i grave" etj.
Ai ka luajtur përkrah aktoreve të mëdhenj shqiptar si Rolan Trebicka, Sandër Prosi, Mirush Kabashi, Hajrie Rondo, Kadri Roshi etj. Në vitin 1990 merr titullin e lartë Artist i popullit. Në vitin 2001 është shpallur qytetar nderi i Fierit. Në 31 maj të vitit 2005 atij i jepet titulli Nder i Qarkut Fier.
Filmografia
RedaktoPas një lajmi 2001
8 persona plus , teatër-komedi
Gurët e shtëpisë sime 1985 - Çobani
Ëndërr për një karrige 1984 - Koli Kola
Këshilltarët 1979
Udha e shkronjave 1978, Hanxhiu
Pranverë në Gjirokastër 1978, Babi i dhëndërit
Gjeneral gramafoni 1978 - Tregtari i veshjeve antike
Gunat mbi tela 1977, Velo
Streha e re 1977 -