Lumi i Llapit (ose Llap/i) është lumi i cili buron në malet e Albanikut, ndërsa si burim i tij merret bashkimi i lumit Murgulla me atë të Sllatinës në fshatin PollatëBesianës.

Lumi i Llapit
Lumi Llap në qendër të qytetit të Podujevës
VendiLlap
Koordinatat42°45′19″N 21°01′02″E / 42.7553°N 21.0172°E / 42.7553; 21.0172
Dalje kryesoreSitnica
Shtetet e pellgutKosova Kosova
VendbanimetBesiana

Gjeografia

Redakto

Pjesa burimore e lumit rrjedh nëpër lugina relativisht të ngushta dhe të rrëpira. Në fushëgropën e Llapit lumi hyn në fshatin Pollatë ku shpejtësia e lëvizjes zvogëlohet dhe merë karakteristika të lumit fushorë. Sistemi lumor i lumit karakterizohet me rrjet relativisht të dendur të rrjetit lumor.

Gjerësia e lumit ndryshon për shkak të dinamikës që kanë lumenjtë, ajo sillet në nivele normale rreth 9-12 metra në pikën hidrometrike në Lluzhan, thellësi deri në 1.2 m. Thellësia gjithashtu nuk është e njejtë ngase shtrati ndërtohet nga thellimet ku uji është më i qetë dhe pjesët e cekëta ku thellësia është më e vogël.

Gjatësia e këtij lumi në komune është 61 km, ndërsa deri në grykëderdhje në lumin Sitnica 76.8 km dhe sipërfaqe të pellgut 948.9 km2. [1] Pellgu i lumit Llap në komunën e Besianës kryesisht përputhet me vijën e kufirit komunal, përveç me komunën e Prishtinës. Kështu, ujërat e lumit të Ballabanit, nga venbanimet si: Koliq, Sharban, Rimanishtë i shkarkojnë ujërat në këtë komunë.

Regjioni i quajtur Llap që kalon kufijtë e Komunës së Besianës dhe shtrihet në verilindje të Prishtinës, i falënderon po këtij lumi emrin e vet. [2]

Galeria

Redakto

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". Encyclopedic Dictionary of Kosova. Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1009 - 1010. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ Selami Pulaha; Seit Mansaku; Andromaqi Gjergji (1982). Shqiptarët dhe trojet e tyre. Tiranë: 8 Nëntori.

Lidhje të jashtme

Redakto
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Lumi i Llapit.