Lutfi Hanku
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Lutfi Hanku lindi në Zerqan të Dibrës në 1933-shin në një familje të mesme, patriotike me besim bektashian. Babai i tij Sabriu dhe e ëma vdiqën të rinj dhe Lutfiu u rrit jetim në gjirin e familjes patriotike "Hanku". Lutfi Hanku kudo punoj e jetoj me urtësi e dashuri, që do të mbahet mend në shumë breza. Lutfi Hanku ka qenë qysh më 1975, anëtar tek Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Lutfiu ishte krenar për familjen e tij, për dy vajzat mësuese Kozeta dhe Amarda, për nipërit e mbesat, që i qëndruan pranë dhe e mbështetën me shumë dashuri në jetën e tij modeste në Peshkopi dhe në Tiranë. Lutfi Hanku vdiq me 14.04.2022 në Tiranë dhe u përcoll në varrezat e Tufinës me shumë dhimbje nga familja e tij dhe miqtë e shumtë.
Shkollimi
RedaktoMësimet e para i mbaroi në vendlindje, Zerqan. U aktivizua si pionier në luftën kundër pushtuesit italo - gjerman. Mbas çlirimit të atdheut vazhdoi studimet në Normale të Elbasanit dhe Uniken në Peshkopi. Më 1948-1952 ndoqi shkollën Pedagogjike Peshkopi bashkë me 16 moshatarë të tij dhe vitin e fundit e mbaroi në shkollën Pedagogjike Shkodër. Më 1956-1960 mbaroi në Fakultetin i Historisë dhe Filologjisë i Universitetit të Tiranës.
Puna
RedaktoE filloi punën me përkushtim si mësues në shkollën 7-vjeçare të sapokrijuar për punëtorët në Bulqizë, më pas vazhdoi në Kastriot Diber, në Zerqan dhe në pak kohë si inspektor arsimi. Nga viti 1960-1992, Lutfiu ishte mësues i gjuhës shqipe në Shkollën e mesme Pedagogjike Peshkopi dhe të esmen Bujqësore Peshkopi, më pas në Gjimnazin e Peshkopisë, ku nuk u shkëput për asnjë çast nga detyra e nderuar e mësuesit, deri sa doli në pension.
Lutfiu ndjente kënaqësi kur në rrugë e ndalonin mjaft njerëz dhe e përshëndesnin duke i thënë me shumë dashuri e respekt: “Profesor, kemi qënë nxënësit e tu. Kështu i ka ndodhur dhe me emra të njohur si Shaban Sinani, Lirie Rasha, Naim Çorja, Lavdrim Shehu e Gjelosh Gjoni, etj. Ai i kujtonte me shumë dashuri e respekt të gjithë shokët e kolegët e tij në vite dhe në biseda tregonte episode të bukura të bashkëpunimit ku shpaloste me shumë dashuri vlerat më positive të tyre, si pjesë e pandarë e jetës së tij. Lutfiu ishte mësues i talentuar në klasë dhe ka drejtuar rrethet letrare të shkollave, bibliotekat dhe aktivitetet shkencore, kulturore e artistike. Është vlerësuar në konkurimet kombëtare për drama, ansamble artistike dhe estrada me medalje nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës.
Botimet e para nisin qysh në vitin 1953, atëherë sapo kishte dalë nga bangat e shkollës pedagogjike. Gjatë viteve ka botuar në shtypin monist përshkrime, skica letrare, tregime, monografi të shkurtra historiko -letrare dhe në përmbledhje me shumë autorë, në gazeta e revista të sistemit monist dhe pluralist. Ka drejtuar ca kohë gazetën “Dibra” ku ka bashkëpunuar me gazetarët Velo Cfarku, Fatos Daci, Kamber Farruku, Garip Troci, etj.
Besimi
RedaktoLutfi Hanku, ishte dhe mbeti deri në fund të jetës praktikant e besimtar i devotshëm dhe përhapës i besimit të paqtë bektashian, si vazhdues i denjë i traditës së familjes, që i shërbenin në Zerqan teqes së "Hankeve".
Krijimtaria
RedaktoNë veprat e tij letrare e publicistike, si "Drita e shpirtit" "Marsi i vrare", "Erdhi Çaushi", "Loti rebel", bektashizmi, zë një vend të rëndësishëm. Në TVSH janë shfaqur tre telefilma për heronjtë e Dibrës ku autor skenari ka qenë Lutfi Hanku.
Lutfi Hanku nuk mund të qëndronte vetëm brenda për brenda kornizave të klasave, aty ku jepte mësim. Shpirti i tij prej krijuesi premtonte për më shumë. Lutfiun e ndiqte nga pas kudo një “hije” që i pati lënduar shpirtin, por ai kurrë nuk u dorëzua. Punoi fort në rrugën e krijimtarisë dhe i ka dhënë lexuesve libra me vlera, ku del në pah stili i tij i veçantë me përshkrime brilante të personazheve realë të historisë e të jetës plot brenga e sakrifica. Forca krijuese, gjuha mjaft e pasur që përdor, faktet, kronikat dhe legjendat e bëjnë prozën e Lutfi Hankut më të pranueshme për lexuesin e gjerë shqiptar.
Lutfi Hanku me krijimtarinë e tij botoi më 1974 “Nëpër gjurmët e heroit” dhe më 1980 e ribotoi me titullin “Nazmi Rushiti”. Në vitin 2000 botoi librin “Kaçaku”, më 2003 “Drita e shpirtit”. Më 2006 romanin “Erdhi Caushi”, më 2009 “Marsi i vrarë” (vepër historiko-letrare). Është gjithashtu redaktor në shumë libra të krijuesve dibranë dhe i artikujve të shumtë në gazeta e revista si tek “Rruga e Arbërit”, “Gazeta Bulqiza”, “Drita”, “Nëntori”, "Ushtima e Maleve”, “Gazeta Dibra”, etj.
Vlerësime
RedaktoAi është dekoruar dy herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, vlerësuar tri herë me dëshminë “Mirënjohja e kombit”, vlerësuar nga Këshilli Bashkiak Bashkisë Bulqizë “Qytetar Nderi i Bulqizës”.
Në vitin 1991 Lutfiu mbeshteti pa rezerva ndryshimet demokratike ne qytetin e Peshkopise ku jetonte dhe dha kontributin e tij ne bashkepunim me koleget Safet Zhulali, Spartak Topollaj, Mirush Mati, Bexhet Shehu, Gjyzel Hasani, Kamber Farruku, etj.
Me krijimin në vitin 2015 të “Shoqatës Bulqiza” Lutfi Hanku u zgjodh president i kësaj shoqate ku për kontributin e tij të çmuar për aktivitetet e shoqatës dhe për ecurinë e botimit të gazetës “Bulqiza” profesor Lutfi Hanku është nderuar me titullin “Nderi i Shoqatës Bulqiza”.
Burime
Redakto1 Nëpër gjurmët e heroit : kushtuar Heroit të Popullit Nazmi Rushiti / Autor: Lutfi Hanku Botuar v.1974
2 Nazmi Rushiti / Autor: Lutfi Hanku Botuar v.1980
3 Gjokë Doçi "Kaçaku" : (monografi historiko-letrare) / Autor: Lutfi Hanku; Botuar v.2000
4 Drita e shpirtit : Baba Fejzë Bulqiza / Autor: Lutfi Hanku; Botuar v.2002
5 Kolkace : monografi / Autor: Lutfi Hanku ISBN 9994361775 otuar v.2004
6 Erdhi Çaushi : roman historik / Autor: Lutfi Hanku; ISBN 9994394975 Botuar v.2006
7 Marsi i vrarë : vepër historiko-letrare për Baba Faje Martaneshin / Autor: Lutfi Hanku; ISBN 9789995633974 Botuar 2009
8 Loti rebel : (roman historik) / Autor: Lutfi Hanku; ISBN 9789995604813 Botuar v.2012