Mane Aliu
Mane Aliu
RedaktoMane Aliu (Shkozë, Vlorë 1874 - 1944), ka qenë atdhetar dhe prijës popullor, luftoi në Luftën e Vlorës si komandant i çetës së Shkozës përkrah Rrapo Çelos dhe Kanan Mazes, për të mbrojtur qytetin e Vlorës nga copëtimi total që do i bënin pushtuesit italianë.
Mane Aliu lindi në vitin 1864 në Shkozë të Vlorës, biri i Ali Ymer Kudhësit, ai trashëgoi dhe shumëfishoi pasuritë e lëna nga i ati. U bë aga i krahinës së Kudhësit, pronar i tokave të shumta në Shkozë dhe zonave përreth.
Me pasurinë dhe influencën që kishte ndihmoi në financimin e Luftës së Vlorës; mblodhi firma nga krahinat e jugut dhe u përball me kryeministrin e kohës Ahmet Zogun për padrejtësitë që i bëheshin asokohe burrave të krahinave jugore nga policia e shtetit; ishte pjesëmarrës në shpalljen e pavarësisë së shtetit Shqiptar si mik dhe bashkëpunëtor i Osman Haxhisë; krijoi lidhje të ngushta familjare me figura të rëndësishme të kohës si Qazim Koculi i cili i kërkoi dorën e vajzës, Bektash Haxhiun (Çorrushi) mbesën e të cilit e mori nuse për të birin.
"Burri nuk rrihet; burri ose vritet ose lihet i qetë" - Mane Aliu drejtuar Ahmet Zogut
Për veprimtarinë e tij si atdhetar dhe luftëtar i shquar për lirinë e Shqipërisë. I dalluar për guximin dhe përkushtmin në Luftën e Vlorës(1920), si drejtues i njësive luftarake në mbrojtjen e Pavarësisë dhe trojeve shqiptare, në vitin 2020 me rastin e 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, Mane Aliut iu dha titulli Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut 76 vite pas vdekjes së tij. Gjithashtu për nder të tij, bashkia Vlorë emëroi një nga rrugët e qytetit pas tij. (Mane Aliu, Vlore 9404)
Shikoni dhe
RedaktoLufta e Vlorës, në kujtesën njerëzore
Referimet
Redakto