Marta Muço u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës në vitin 1980. Ajo filloi të japë mësim në të njëjtin Universitet që nga viti 1981. Në vitin 1988 ajo mbaroi studimet pasuniversitare dhe mbrojti disertacionin në fushën e Ekonomisë së Krahasuar me një studim për reformën ekonomike hungareze.

Në vitin 1993 ajo fitoi titullin Doktore e Shkencave në Ekonomi.

Pas ndryshimeve demokratike të vitit 1990 në Shqipëri Dr Muço udhëhoqi seksionin e Makroekonomisë në Fakultetin e Ekonomisë dhe ishte një nga pjesëmarrëset më aktive të ndryshimit dhe adoptimit të programeve të reja në Fakultetin e Ekonomisë, vecanërisht në Departamentin e Ekonomiksit. Gjatë kësaj kohe ajo ishte nga të parat petagoge që dha leksionet e Hyrjes në Ekonomi, të Makroekonomisë si dhe atë të Makroekonimisë së Avancuar, Ekonomisë së Tranzicionit, Ekonomisë së Zhvillimit dhe kurse të tjera, si në Universitetin e Tiranës ashtu edhe jashtë shtetit si profesore e ftuar.

Nga viti 1990 e deri në vitin 2000 Dr Muço pati disa pozicione këshilltareje për periudha të shkurtra në Ministrinë e Financave dhe atë të Arësimit si dhe punoi ngushtë si anëtare Bordesh me një numër të madh organizatash jo qeveritare në fusha të ndryshme të kërkimit ekonomik, ekonomisë monetare dhe ekonomisë së tranzicionit si dhe pati aktivitet në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave në Shqipëri. Ajo ishtë për disa vjet anëtare dhe nënkryetare e bordit të Institutit të Statistikave. Ndërkohë ajo shërbeu si Vlerësuese Teknike për menaxhimin e granteve për kërkimin shkencor në fushën e ekonimisë së zhvillimit në Komisionin Europian në vitet 1995-1996 si dhe shërbeu si anëtare e Bordit të Fondacionit të Shoqërisë Civile nga viti 1997 deri në vitin 2000.

Dr Muço pati një aktivitet të ngjeshur akademik e kërkimor jashtë e brenda vendit. Ajo ishte profesore vizitore dhe dha cikle leksionesh në Univeristetin La Lumiere 2 në Lion të Francës, Departamentin e Ekonomiksit në Univeristetin e Europës Qendrore në Budapest dhe në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë si dhe ka fituar programe shkëmbimesh në Univeristetin e Romës La Sapienza, në Departamentin e Ekonomiksit të Universitetit të Dellëuer-it në ShBA, nga programi Europian TEMPUS ne Bruksel, dhe nga NATO Democratic Institutions Fellowship. Marta Muço është martuar me Prof. Dr Betim Muço, shkrimtar e shkencëtar i shquar, i cili u nda nga jeta në 15 Janar 2015 dhe ka tre femijë, Sagita, Fedora dhe Zinart.

Ekspertja e ekonomisë Marta Muço Muço ka punuar në Bankën Botërore si eksperte, me Fondin Monetar Ndërkombëtar, USAID-in, me qeverinë dhe sektorin privat. Ajo ka punuar në disa vende të Ballkanit, Afrikën e Veriut, Kaukaz dhe shumë vende të tjera me menaxhime projektesh. Muço ka një eksperiencë 25-vjeçare edhe në mësimdhënie si profesoreshë e politikës monetare.

Më shumë se 25 vjet përvojë si një ekonomiste, e specializuar në makroekonomisë, Ekonomi Politike, Ekonomi e Tranzicionit dhe Zhvillim Ekonomik. Menaxhimi i fortë dhe përvojë operacionale në projekte ndërkombëtare, sektori publik dhe privat, monitorimit dhe vlerësimit, IT dhe komunikacioneve. Marta Muço është bashkëshortja e poetit dhe fizikantit Betim Muço.

Arsimimi

Redakto

Ka studiuar politika ekonomike në Universitetin e Tiranës, shtator 1986 – shtator 1988;

Ka kryer doktoraturën në Universiteti i Tiranës, në shtator 1988 – tetor 1993 për degën Ekonomi;

Post Doktoraturë, një vit Departamenti i Ekonomisë, Universiteti i Delaëare, Shtetet e Bashkuara, Janar – Nëntor 1994;

Certifikatë në programimin e Politikave Financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara, janar 1999 – mars 1999;

Certifikatë në Lidershipi Ekzekutiv – Menaxhment, Universiteti Cornell, Shtetet e Bashkuara, tetor 2010 – shkurt 2011.

Veprimtaria Akademike

Redakto

Nga viti 1995 dhe deri në 1999 Dr Muço mori titujt a Profesorit të Asociuar dhe më pas atë të Profesorit. Në vitin 1999 Marta Muço ishte gruaja më e re në moshë me titullin Profesore në Univeristetin e Tiranës. Ndërkohë ajo kish botuar intensivisht artikuj dhe kapituj librash brenda dhe jashtë vendit dhe kish marrë pjesë aktive në qarqet e kërkimit ekonomik në Europë, kryesisht në fushën e studimeve ekonomike krahasimore të ekonomive në tranzicion në Ballkan dhe Europën Lindore. Dr Muço ka kryer një sërë konsulencash në fushën e zhvillimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, në fushën e politikës monetare dhe të reformës ekonomike në Shqipëri dhe rajon për një sere institucionesh si Bankën Botërore, UNECE, ILO, UNDP Tirana, USAID Tirana, NATO etc., si dhe OJQ, e sektorin privat in Shqipëri dhe jashtë saj.

Mbas një sërë studimesh e botimesh në fushën financiare dhe monetare nga viti 1998 ajo punoi si Shefe e Kabinetit të Guvernatorit në Bankën e Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe ajo plotësoi të tjera studime të aplikuara pasuniversitare dhe mori certificatë në Programimin dhe Politikat Financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Gjatë kësaj kohe ajo punoi ngushtë me misionet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar si dhe shërbeu si keshillëtare e Guvernatorit për politikat Monetare në Shqipëri, si dhe mori pjesë aktive në konferenca dhe aktivitete shkencore e botuese në Europe dhe SHBA.

Që nga viti 2001 Dr Muço u zhvendos në SHBA ku zhvilloi karrierën e saj në fushën e menaxhimit të projekteve ndërkombëtare.

Ajo shërben si Drejtore Programesh në sektorin privat duke menaxhuar programe shumë milionëshe në fushën e komunikimit dhe medias, në fushën e monitorimit dhe vlerësimit të projekteve të agjensive të ndryshme të qeverisë Amerikane. Ajo është eksperte në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe drejtuese në kërkime sociale.

Dr Muço ka fituar titullin Manaxhere e Certifikuar (PMP) e programeve dhe është anëtare e Institutit të Manxhimit të Programeve në SHBA. Ajo është gjithashtu anëtare a Vlerësuesve të Uashingtonit (Washington Evaluators), anëtare e Asosacionit të Vlerësuesve (American Evaluation Association), Shoqërisë për Zhvillim Ndërkombëtar (Society for International Development-Washington Chapter), etc. Dr. Muço e ka ruajtur dashurinë për mësimdhënjen e Makroekonimisë dhe që nga viti 2008 është profesore e jashtme e Ekonomiksit në Kolegjin Montgomeri (Montgomery College)Merilend.

Eksperienca pembledhje

Redakto

Ekonomiste e specializuar në fushën e makroekonomisë, Ekonomi Politike dhe Ekonominë e Zhvillimit. Përvojë të konsiderueshme në menaxhimin e projekteve dhe menaxhimin e kërkimeve. Ka marrë pjesë në projekte, në monitorimin dhe vlerësimin e hulumtimeve sociale.

Aktiviteti gjerë konsulent me Bankën Botërore, OKB, USAID, qeveria dhe sektori privat. Përvoja si një Menaxhere e Programit në shumë projekte milionë dollarësh. Përvoja në terren në vendet në tranzicion. Përvojë në Ballkan, Afrikën e Veriut, Kaukaz dhe në shumë vende të tjera. Si dhe 25 vjet përvojë në mësimdhënie.