Dellëuer Delaware
| Shtet i SHBA-së
|
---|
|
Ndërtesa e Parlamentit të Dellëuer
|
---|
|
---|
Të dhëna kryesore
|
---|
Quhet ndryshe
|
The First State
|
---|
Moto e shtetit
|
Liberty and Independence
|
---|
Kryeqyteti
|
Dover
|
---|
Qyteti më i madh
|
Wilmington
|
---|
Qeverisja
|
---|
Guvernator
|
John C. Carney
|
---|
Senatorë
|
Thomas R. Carper Chris Coons
|
---|
Sipërfaqja
|
---|
Sipërfaqja
|
6.452 km2 |
---|
Renditja në SHBA:
|
i 49-ti
|
---|
Popullsia
|
---|
Popullsia
|
907.135 banorë
|
---|
Renditja në SHBA:
|
i 7-ti
|
---|
Dendësia
|
179 banorë/km2 |
---|
Gjeografia
|
---|
Zona kohore
|
Lindore: UTC-5/-4
|
---|
Pika më e lartë
|
Ebright Azimuth 136 m
|
---|
Pika më e ulët
|
Oqeani Atlantik 0 m
|
---|
Anëtarësia në SHBA
|
---|
Anëtarësimi në SHBA
|
7 dhjetor 1787
|
---|
Renditja në SHBA:
|
i pari
|
---|
Të dhëna të tjera
|
---|
Faqja Zyrtare
|
www.delaware.gov
|
---|
|
Delaware (shqiptimi: Dellëueë) është një nga 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara, që ndodhet bregun e Oqeanit Atlantik. Delaware llogaritet si "Shteti i parë", sepse këtu u ratifikua për herë të parë kushtetuta amerikane. Dita e ratifikimit ishte 7 dhjetor 1787. Kryeqyteti i Dellëuer është Dover. Ai kufizohet në jug dhe perëndim nga Maryland, në verilindje nga Nju Xhersi, dhe në veri nga Pensilvania. Shteti e ka marrë emrin nga Thomas West, Baron i tretë De La Warr, një fisnik anglez dhe guvernatori i parë kolonial i Virxhinias.
Delaware zë pjesën verilindore të Gadishullin Delmarva. Ai është shteti i para fundit për nga sipërfaqja, i gjashti nga fundi për nga popullsia, por i gjashti për nga dendësia ndër 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara. Delaware ndahet në tri qarqe, duke pasur numrin më të vogël të qarqeve ndër shtetet e SHBA-së. Nga veriu në jug, të tre qarqet janë New Castle, Kent, dhe Sussex. Dy qarqet jugorë kanë qenë historikisht kryesisht bujqësore, ndërsa Qarku New Castle ka qenë më i industrializuar.