Balena gungaçe
Balena gungaçe (Megaptera novaeangliae) është një lloj i balenave me mustaqe. Është një nga balenat me hulli, më të mëdha, ku meshkujt variojnë nga 12 deri 16 m në gjatësi dhe peshojnë rreth 36,000 kg. Balena gungaçe ka formë të veçantë të trupit, me pendë të gjata të gjoksit. Është i njhohur për sjelljet e tija të dallueshme në sipërfaqen e detit, duke e bërë atë popullore mes vrojtuesve të balenave. Meshkujt prodhojnë një këngë komplekse të që zgjat nga 10 deri në 20 minuta, që e përsërisin për orë të tëra. Qëllimi i këngës nuk është ende i qartë, edhe pse mund të ketë një rol në çiftëzim.
Balena gungaçe | |
---|---|
Madhësia e krahasuar me një njeri mesatar | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | Animalia |
Filumi: | Chordata |
Klasa: | Mammalia |
Rendi: | Artiodactyla |
Infrarendi: | Cetacea |
Familja: | Balaenopteridae |
Gjinia: | Megaptera Gray, 1846 |
Lloji: | M. novaeangliae
|
Emri binomial | |
Megaptera novaeangliae Borowski, 1781
| |
Përhajpa e balenave gungaçe | |
Sinonimet | |
|
I gjetur në oqeane dhe detra anembanë botës, balenat gungaçe zakonisht shtegtojnë deri në 25,000 km çdo vit. Balenat gungaçe ushqehen vetëm gjatë verës në ujrat polare, ndërsa gjatë dimrit shtegtojnë në ujrat tropikale dhe nëntropikale për çiftim dhe lindje, kur janë në agjërim dhe heqin jashtë rezervat e tyre yndyrore. Kryesisht ushqehen me krille dhe peshq të vogël. Balenat gungaçe ketë një repertor të ndryshëm të metodave të të ushqyerit, duke përfshirë teknikën e rrjetit me flluska.
Ashtu si balenat tjera të mëdha, balena gungaçe ishte objekt i industrisë së gjuetisë së balenave. Pasi u gjuajt deri në prag të zhdukjes, popullsia e saj ra me rreth 90% para moratoriumit të vitit 1966. Ndërsa nurmi është rikuperuar pjesërisht, ngatërresat me rrjetat e peshkimit, goditjet me anije dhe ndotja akustike vazhdojnë të ndikojnë në popullatën e 80,000 balenave gungaçe.