Cetacetë (Cetacea, nga latinishtja cetur "balenë" dhe greqishtja ketos "peshk i madh"[1]) janë një degë gjërësisht e përhapur e e gjitarëve të detit, mishngrënës dhe me pendë. Pjesë e rendit të cetaceve, Cetacea, janë nënrendet: Odontoceti (balenat me dhëmbë, ku përfshihen edhe delfinët dhe marsuinët), Mysticeti (balenat me mustaqe) dhe Archaeoceti (paraardhësit e balenave të sotme, sot të zhdukur). Ka rreth 89 lloje të cetaceve, ku 70 i takojnë nënrendit Odontoceti. Edhe pse hisorikisht është menduar se cetacetë kanë prejardhje nga Mesonychid-ët, provat molekulare tregojnë se janë kushërinjë të dythundrakëve (Artiodactyla). Kohët e fundit, cetacetë grupohen në rendin Cetartiodactyla (kombinim i Cetacea + Artiodactyla), dhe më të afërmit e tyre të gjallë janë kuajt e Nilit dhe thundrakët e tjerë (devetë, derrat dhe dhentë), me të cilët u ndanë rreth 50 milionë vjet më parë.

Cetacetë
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Infraklasa:
Mbirendi:
Rendi:
Cetacea
Ndarja

Mysticeti
Odontoceti
Archaeoceti

Shumëllojshmëria
Rreth 88 lloje

Taksonomia Redakto

  Për më shumë informacione shikoni artikullin Lista e llojeve të cetaceve

Balenat me mustaqe (Mysticeti) e kanë marrë emrin nga disa pllaka të gjata me fletëza të brirta, që quhen mustaqe balene, që kanë fomë theku dhe përdoren për të dëbuar ujin gjatë ushqyerjes me planktone dhe krille. Balenat me dhëmbë (Odontoceti), ku përfshihen edhe delfinët dhe marsuinët, kanë dhëmbë në formë koni e lopate dhe mund ta perceptojnë mjedisin me anë të bisonarit.

Infrarendi përbëhet nga familjet: Balaenidae (balenat e duhura), Balaenoptera (balenat me hulli), Eschrichtiidae (balenat e hirta), Delphinidae (delfinët oqeanikë), Monodontidae (balenat e bardha), Phocoenidae (marsuinët), Physeteridae (kashalotët), Kogiidae (kashalotët e vegjël), Platanistidae (delfinët e lumit e Botës së Vjetër), Iniidae (delfinët e lumit e Botës së Re), Pontoporiidae (delfinët e La Platës) and Ziphidae (balenat me sqep).

 Cetacetë 
 Balenat me dhëmbë 
 Delphinoidea 

 Balenat e bardha (Monodontidae)  

 marsuinët (Phocoenidae)

 Delfinët oqeanikë (Delphinidae)  

 Iniidae

 Pontoporiidae  

 Balenat me sqep (Ziphiidae)  

 Delfinët e lumit (Platanistidae)  

 Kashalotët e vegjël (Kogiidae)

 Kashalotët (Physeteridae)  

 Balenat me mustaqe 

 Balenat me hulli (Balaenopteridae)  

 Balenat e hirta (Eschrichtiidae)  

 Neobalaeninae

 Balenat e duhura (Balaenidae)  

 Janjucetus

 Basilosaurus 

 Dorudon

 Rodhocetus

 Remingtonocetidae

 Ambulocetidae 

 Pakicetidae

 Raoellidae

Shiko dhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ M. Ranneft, D.; Eaker, H.; W. Davis, R. (2001). "A guide to the pronunciation and meaning of cetacean taxonomic names" (PDF). Aquatic Mammals. 27 (2): 185. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 mars 2016. Marrë më 11 korrik 2016. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)