Mehdi Bushati

futbollist
This is the stable version, checked on 1 prill 2022. 1 pending change awaits review.

Mehdi Bushati (Shkodër, 20 shkurt 1939) ka qenë futbollist dhe funksionar i Sigurimit të Shtetit.

Biografia

Redakto

I biri i Ymer Bushatit.[1] Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes, Shkodër. Nga viti 1958 – 1962, ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik.

Nga viti 1963 – 1968, ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Juridik. Në vitin 1958 – 1967, ka luajtur futboll me ekipin e Dinamos, duke fituar me këtë skuadër disa tituj dhe kupa të ndryshme. Gjatë kësaj periudhe ka luajtur edhe për skuadrën kombëtare të Shqipërisë në aktivitet ku ajo merrte pjesë.

Në vitet 1979 –1989, ka qenë Kryetar i Komitetit Shtetëror të Sportit. Në vitet 1979 -1989, ka qenë Kryetar i Komitetit Olimpik të Shqipërisë. Nga viti 1989 – 1992, ka qenë shef i Klubit Sportiv Dinamo.

Nga viti 1998 – 2003, ka qenë Drejt i Përgjitshëm i Ndërmarjes së Impianteve Sportive Kombëtare.

Dhëndër i Hysni Kapos, ka qënë shefi i Sigurimit të Shtetit në rrethin e Lushnjës dhe në vitet 1973 - 1979 kryetar i Degës 8 (Grupet antiparti, kundërrevolucionare, internim-dëbimet) në Drejtorinë e Parë të Sigurimit.

Fëmijët: Andi Bushati (1969), Mirlinda Bushati (1973).

Referime

Redakto
  1. ^ Bushati, Hamdi (2003). Bushatllinjtë. Shkodër: Idromeno. fq. 410. ISBN 99927-841-2-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)