Mehmet Sherif Visoka lindi ne Sfeçël komuna e Podujevës.

Punoj për shumë vite si minator neper miniera të ndryshme të Kosovës dhe njëkohësisht edhe u muar me aktivitet të ndryshme. I burgosur dhe dënuar për pjesëmarrje në demonstratat e 1989, pas vrasjes së Ali Ajetit së bashku me mixhën e Ali Ajetit dhe një kushëri të tij formojnë grupin ilegal të armatosur të quajtur "Treshja e LLapit", i cila grup kryente aksione të armatosura nëpër territorin e Llapit duke qenë i lidhur në vazhdimësi me grupet e tjera të armatosura siç ishin grupi i Zahir Pajazitit dhe Ilir Konushfcit. Aksionet që i ndërmor ky grup ishin të shumta si ato në Orllan, LLuzhan te stacioni i policisë, Sibofc ku lanë të vrarë një oficer të ushtrisë serbosllave, te punkti famëkeq te Besiana. Pas kësaj ai iu bashkangjitet shokëve të tij në UÇK në Konushefc. Po ashtu ai mbrojti trojet e tija duke u përballur pa reshtur me armikun dhe duke i sulmuar vazhdimisht deri në prill të vitit 1999 kur në një luftë të ashpër me armikun goditet nga një plumb famëkeq dhe bie dëshmor.

Shiko dhe këtë

Redakto