Metafizika është degë e filozofisë që merret me shpjegimin e natyrësbotës. Ajo ka si pikësyinim te shpjegojë natyrën e qënies dhe realitetit. Ajo shtron pyetje të tilla si: Cila është natyra e realitetit? A ka Perëndi dhe çfarë vetish zotëron ai? Cili është roli (vendi) i njeriut në gjithësi? Përse është gjithësia dhe si u krijua? Cili është dallimi midis shpirtit dhe lëndës? A zotëron njeriu një shpirt të pavdekshëm, a ka ai një dëshirë të lirë?

Cilat janë shkaqet dhe parimet e fundit të botës? -Gdhendje në dru nga Nikolas Flamarioni, L'Atmosphere (1888)

Fjala metafizikë rrjedh nga fjala greke μετά (metá) ("përtej" ose "më pas") dhe φυσικά (fisiká - "natyrë, fizikë"), ku fjala "fizikë" i referohet punës së Aristotelit në lashtësi mbi materien. Parashtesa meta- ("pertej") iu bashkangjit kapitujve në shkrimet e Aristotelit që natyrisht ndiqej nga kapituj mbi "fizikën" në pjesë me shënime sqaruese. Aristoteli vetë nuk i quante këto punë metafizike. Ai i quante disa nga çështjet e trajtuara aty si "filozofia e parë" apo "filozofia në hapat e para". Njeriu që studion metafizikën quhet metafizikan.

Kozmologjia dhe ontologjia janë degët tradicionale të metafizikës.

Kozmologjia merret me prejardhjen dhe zhvillimin e gjithësisë në tërësi dhe vendin e njeriut në të në veçanti dhe është degë e fizikës dhe filozofisë.

Ontologjia është dega që kërkon për kategoritë e gjërave që ekzistojnë në botë dhe lidhjet që këto kanë me njëra-tjetrën. Metafizikani, gjithashtu, orvatet të sqarojë nocionet me të cilat njerëzit e perceptojnë botën, duke përfshirë ekzistencën, "objektin", pronësinë, hapësirën, kohën, rastësinë, dhe mundshmërinë.

Para zhvillimit të shkencës moderne u ngritën pyetje shkencore si pjesë e metafizikës, e njohur si "filozofia natyrale"; vetë termi "shkencë" do te thotë "dituri, njohuri". Metoda shkencore, megjithatë, e bënte filozofinë natyrale një aktivitet empirik dhe eksperimental të ndryshëm nga pjesa tjetër e filozofisë, dhe nga fundi i shekullit XVIII nisi të quhej "shkencë" në mënyrë që të dallohej nga filozofia. Më pas, metafizika u bë kërkimi filozofik i një karakteri jo-empirik në natyrën e ekzistencës.

Historia e metafizikës

Redakto

Metafizika është emërtuar sipas filozofit helen Adronikut nga Rodosi,i cili i ka sistematizuar shkrimet e Aristotelit përnga përmbajtja,duke i ndarë ato në tërësi të caktuara dhe duke i renditur sipas temave që u përkisnin.Ndër këto shënime pati dhe të tilla që nuk patën emërtim,e që shqyrtonin problemet më abstrakte.Ai e bëri lidhmërinë e të gjithave dhe i emërtoi me termin meta ta fizika,për ta treguar rendin sipas të cilit duhej të lexoheshin shënimet.Prandaj fjala metafizikë do të thotë «ajo që vije pas fizikës».

Çështjet kryesore të metafizikës

Redakto

Përcaktimin e parë të metafizikës e ka bërë vetë Aristoteli,edhe pse ai asnjëherë nuk i ka dhënë këtë emërtim por e ka quajtur prote philosophia,gjegjësisht filozofia e parë,apo ndryshe on to on – që do të thotë shkenca mbi qënien si qënie gjegjësisht mbi qeniesimin si qeniesim...edhe pse nganjëherë e quan edhe teologji.Kjo shkencë merret me atë që është më e larta,gjegjësisht me vetë esencën e gjërave,atë nuk e interesojnë gjërat e veçanta,vetitë dhe tiparet e botës shqisore...kjo shkencë i hulumton parimet e para dhe më të larta të natyrës dhe të njohjes. Pse të natyrës dhe njohjes?Sipas mendimit të filozofëve të lashtë grek,mendimi dhe qenia nuk mund të ndahen,sepse deri te parimet më të larta të realitetit mund të vijmë vetëm nëpërmjet mendimit.Natyra është krijesë mendore.Natyra ka ligje në bazë të së cilave çdo gjë vepron.Kjo është drejtësia dhe rendi sipas të cilave çdo gjë vepron.Kozmosi është krijesë e harmonishme rendin e të cilit mund ta kuptojmë vetëm mendërisht.Ky identitet i qenies dhe mendimit e përbënë bazën e optimizmit të kulturës perendimore e cila ndaj botës dhe jetës gjithnjë ka pasur çasje afirmative,aktive dhe vepruese.Kjo dituri e cila i hulumton parimet e para dhe më të larta të natyrës dhe njohjes nuk mbetet vetëm tek e vërteta e asaj që është e disponueshme në mënyrë shqisore,por e kërkon rrugën me të cilën shkojmë matanë për të depërtuar në atë gjë që e ka thelb të sajën dhe e cila e lejon që të shfaqet si një gjë e dhënë,drejt qeniesimit si qeniesim,që qenieson në një mënyrë më të plotë. Bazuar në përcaktimin fillestar të fjalës do të themi që: ta fisika – do të thotë ajo që ndodh si natyrë, meta – ajo jasht,matanë; meta ta fisika – hulumtimi përtej asaj që ndodh. Filozofi bashkëkohor Martin Hajdeger,vëmendje të posaçme i ka kushtuar mënyrës se si Grekët e kanë problematizuar fizikën dhe çfarë kuptimi ka pasur për ta fjala fizis,për të përfunduar: fizis – është diçka që rritet nga vetja,një zhvillim që hapet,në zhvillim të kaluarit në dukuri dhe mbetja në të,mbetja,të rriturit;të ngriturit në-vete-nga-vetja.Fizis është vetë Qenia ku ajo që ndodh tashmë bëhet dhe mbetet e dukshme.Në bazë të shpjegimit të fjalës fizis,ajo e shpreh të qënmën e asaj që ndodh.Fizika në një kuptim më të rreptë është jasht (ta fisika),asaj që ndodh si natyrë,tek vetë qenia.Prandaj parasokratikët janë filozofët e parë të metafizikës që janë marrë me hulumtimin e natyrës.Madje të atij thelbi të fshehtë të të gjitha gjërave që gjendet matanë realitetit të dukurisë.Shkrimet e tyre shpesh mbanin emërtimin Mbi natyrën.


Te gjitha tiparet qe bazohen ne kompleksivitetin dhe arritshmerin te cilat bazohen ne menyre melakolike kan ven ni gershetim ne muzikologjin tone shqiptare

Kritika

Redakto

kritika ka te bej ne pjesen e metafizikes qeshtja si qeshtje e kritikes merret me kritikat te cilat kritikilimanzojn shkrimet

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto