Prof. Dr. Metin Izeti lindi në 1 shtator 1970, është teolog, filozof dhe mendimtar. Veçanërisht merret me filozofinë perreniale dhe tesavvufin/mistikën Islame. Pedagog në Universitetin Shtetrëror të Tetovës dhe në disa universitete në rajon. Themelues dhe udhëheqës shpirtëror i Fondacionit "Throni" në Tetovë.

Prof. Dr. Metin Izeti

Jeta dhe Karriera

Redakto

Shkollën fillore e kreu në Tetovë. Në vitin 1989 e kreu shkollën e mesme në Medresenë “Isa Beu”Shkup, ndërsa u diplomua në vitin 1996 në Fakultetin Teologjik pranë Universitetit “Dokuz Ejlyl” në Izmir, Turqi. Në vitin 1998 mbrojti magjistraturën në Institutin e Shkencave Shoqërore pranë të njëjtit universitet në Izmir me temë, “Bektashizmi në Maqedoni”. Në vitin 2003 i kreu edhe studimet e doktoratës në Institutin e Shkencave Shoqërore pranë Universitetit Marmara në Stamboll, Turqi dhe mori titullin doktor i shkencave shoqërore me temën “Rrymat Sufike në Ballkan në shek. XVII dhe XVIII”. Në 22.02.2006 ka fituar titullin docent në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, ndërsa në 13.09. 2007 titullin professor inordiner në Universitetin Internacional të Novi Pazarit.

Prof. Dr. Metin Izeti prej vitit 2001 u punësua si ligjërues i “Apologjetikës” dhe “Filozofisë islame” në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Nga viti 2003 është ligjërues i këtyre dy lëndëve edhe në Akademinë e Shkencave Islame në Novi Pazar, Sanxhak. Gjithashtu ka ligjeruar edhe në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Ka punuar si Drejtor i Qendrës Nacionale Konservatore në Republiken e Maqedonise. Ka qenë këshilltar shkencor në Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Momentalisht është pedagog i rregullt në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Fakultetin e Arteve i lendeve të Filozoofise së Artit, Estetikes, Sociologjisë së Artit dhe kultures. Në dhjetor të vitit 2007 ka marrë titullin docent në lemitë e Filozofisë dhe Sociologjisë së Artit në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ndërsa në nëntor të vitit 2009 ka marrë titullin profesor inordinar në Universitetin e Novi Pazarit dhe në vitin 2011 titullin profesor ordinar i Filozofisë dhe Socilogjisë së Artit në Universitetin e Novi Pazarit. Në qershor të vitit 2013 ka marrë titullin profesor inordinar në lëmitë e Filozofisë dhe Sociologjisë së Artit në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Prof. Dr. Izeti zotëron gjuhën shqipe, turqishte, maqedonishte, boshnjakishte (gjuhët sllave ballkanike), anglishte dhe arabishte.

Simpoziumet dhe Konferencat ndërkombëtare

Redakto
  • Tryeza e rrumbullakët “Gjendja dhe perspektivat e sitemit arsimor fetar në suazat e Bashkësisë Fetare Islame”, Shkup (2004);
  • Seminari “Dialogu Ndërfetar”, Shkup (2004);
  • Simpoziumi ndërkombëtar “Kalendarët-Përcaktimi i riteve dhe festave fetare islame në trojet shqiptaro-ballkanike”, Strugë (2005);
  • Simpoziumi ndërkombëtar shkencor “Bektashizmi dhe Alevizmi”, Isparta (2005), Turqi;
  • Tryeza e rrumbullakët “Terminologjia islame në gjuhën shqipe” Prishtinë (2005), Kosovë;
  • Simpoziumi ndërkombëtar, “Mevlana, Mevlevihanet dhe Mesnevija”, Manisa (2005), Turqi.;
  • Simpoziumi ndërkombëtar, “ Dusunce ve Sanatta Mevlana”, Canakkale (2006), Turqi;
  • Simpoziumi nderkombetar, “Mevlanada Kalbi ve Fikri Zikir”, Uluslararasi Mevlana Sempozyumu Istanbul, Stamboll( 2008);
  • Simpoziumi nderkombetar, “Harabati Baba Tekkenin Estetik Unsurlari”, Elmalinin Canlari Irfan ve Sevgi Sempozyumu, Elmali-Antalya (2010);
  • Konference nderkombetare per Muziken, Mistiken dhe Filozofine, “ Reflections of Sufi Values And Hermeneutics Of Perfect Man In Naim Frasheri’s Poetry”, Annaba-Algjeri (2010);
  • Simpoziumi nderkombetar, “ Veprimtaria poetike dhe estetike e Mehmet Akif Ersoj Pejanit ne periudhen para luftes se pare boterore” Kairo-Egjipt (2010);
  • Konference nderkombetare per Islamin ne Balkan, “Bektashinjte shqiptare&Paradigma historike dhe sfidat e Ardhmerise”, MANU-Shkup, (2011);
  • Simpoziumi nderkombetar, “Mehmed Akif Ersoy ve balkan Dusuncesi”, Stamboll (2012);
  • Simpoziumi nderkombetar Arti dhe Esnafet ne Periudhen Osmane, “ Sufizmi dhe shoqatat esnafore te shqiptaret ne periudhen osmane”, Sarajeve (2012);
  • Simpoziumi nderkombetar Historia e rrymave mistike ne Ballkan, “ Vlerat estetike ne veprimtarine  e tarikateve ne trojet shqiptare” , Tirane,(2012);

Punimet shkencore-profesionale

Redakto

Librat

Redakto
  • “Tarikati Bektashijan”, Tetovë 2001;[1]
  • “Kllapia e Tesavvufit”, FSHI, Shkup 2004;[2]
  • “Ballkanlarda Tasavvuf”, “Gelenek”, Stamboll – Turqi 2004.[3]
  • “Ethet e Metafizikës”, Tetovë 2008.
  • “Tekovite na Tesavufot”, Shkup 2008.[4]
  • “Bisedë e Urtë me Mevlanën”, Tetove 2009.[5]
  • “Qasje religjioze religjionit”, Shkup 2012.[6]
  • “Në fillim ishte vetem dashuria...”, Shkup 2012.[7]

Artikujt

Redakto
  • “Historia e Medhhebeve (Frakcioneve) Islame” (“Hëna e Re”, Shkup 1997);
  • “Islam Iki Dunyada Mutlulugu Hedefleyen Bir Dindir”, (“Hilal”, Üsküp 1997);
  • “Disa fjalë mbi Medhhebet”, (“Hëna e Re”, Shkup 1998);
  • “O’nda Yok Olmak”, (“Hilal”, Üsküp 1998);
  • “Pëllumbi i Përlotur”, (“Vepra”, Shkup 2000);
  • Metafizika e agjërimit të muajit të Ramazanit”, (“Vepra”, Shkup 2000);
  • “O Zot na udhëzo në rrugë të drejtë”, (“Vepra”, Shkup 2000);
  • “Roli i edukatës shpirtërore në arritjen e arsimit cilësor”, (“Vepra”, Shkup 2000);
  • “Fanatizmi brengë serioze e epokës moderne”, (“Vepra”, Shkup 2000);
  • “Esenca e përleshjeve dhe idolizimi i interesit”, (“Vepra”, Shkup 2000);
  • “Njeriu dhe Rruga e shekullit 21”, (“Ftesa”, Gostivar 2000);
  • “Relacioni arsye-zemër në rrugën e lumturisë”, (“Vepra”, Shkup 2001);
  • “Pasqyra simbol i përsosurisë njerëzore”, (“Vepra”, Shkup 2001);
  • “Dy dokumente me rëndësi në lidhje me kalanë e Tetovës”, (“Fakti”, Shkup 2001);
  • “Tarikati Bektashi dhe reflektimi i tij në viset tona”, (“Studime Orientale”, Prishtinë 2001);
  • “Pasqyrimi i Vlerave Sufite Bektashiane në Poezinë e Naimit”, (Përmbledhje Punimesh i FSHI, Shkup 2002);
  • “Përfaqësimi i vërtetë i fesë në shembullin e Pejgamberit a.s.”, (“Hëna e Re”, Shkup 2003);
  • “Rumeli Insaninda Peygamber Sevgisi”, (“Hilal”, Üsküp 2003);
  • “Njohja e vetes”, (“Hëna e Re”, Shkup 2003);
  • “Filozofija teleologjike e Mevlana Xhelaleddin Rumiut”, (“Edukata Islame”, Prishtinë 2003);
  • “Телеолошката филозофија на Мевлана Џелаледдин Руми„ (“Филоcофија”, Скопје 2003);
  • “Medreseja si paradigmë e studimeve teologjike”, (“Edukata Islame”, Prishtinë 2004);
  • “Перенијалната Филозофија и традиционализмот во модерната ерa” (Филоcофија, Скопје 2004);
  • “Parametrat fetarë në formimin dhe përjetimin e identitetit të vërtetë”, (“Lobi”, Shkup 2004).
  • “Zivot I djelo Ebu Hamid el-gazalija”, (Islamska Misao, Novi Pazar, 2009)
  • Njeriu ne perspektiven e metafizikes kuranore&Antroplogjia e pershpirtmerise islame” (Edukata Islame, Prishtine,2010)
  • “Qasje religjioze religjionit” (Etika, Tirane 2010)
  • Objava I Drustvene granice”, (Islamska Misao, Novi Pazar 2011)
  • “ Pasqyra e ngjyrosur e hapesires Ezoterike”, (Katalog, tetove 2012)
  • “Fuqia-pamundesia e arsyes- mesim mbi te pashmangshmen”, (Parathenie e vepres se Nexhat Ibrahimit, Shkup 2011)

Përkthimet

Redakto
  • M.S. Ramadan el-Buti, “Femrës e cila beson në Allahun xh. sh.”, Tetovë 1992;
  • Ebu’l Ala el-Mevdudi, “Të kuptuarit e drejtë të Kuranit”, Shkup 1993;
  • Ali Sheriati, “Zero të panumërta para Njëshit”, Tetovë 1994;
  • Ihsan Surejja Sirma, “Periudha e katër halifëve shembull i thirrjes Islame”, Tetovë 1999;
  • Sadik Tekin, “ Muslimani i Palodhshëm”, Tetovë 1999;
  • Farabi, “Kahëzim në rrugën e lumturisë”, Tetovë 1999;
  • Ali Fuad Bashgil, “Kokë më kokë me të rrinjtë”, Shkup 2000;
  • Selçuk Eraydin, “Tesavvufi dhe Tarikatet”, Tetovë 2001;
  • H. Kamil Yilmaz, “Hyrje në Tesavvuf”, Tetovë 2002.
  • Haxhi Veli Bektash, “ Makalat” , Tirane 2006.
  • Mahmud Eroll Kilic, “ Sufiu dhe Poezia”, Shkup 2012.
  • Sejjid Jahja Shirvani, `Shifaul Esrar, Sekretete e rruges se sufiut`, Shkup 2013.
  • Hajati Ajdin, ` Metodat kuranore te bindjes psikologjike`, Shkup 2013.

Ueb faqet zyrtare

Redakto
  • Metin Izeti Ueb faqja zyrtare [1]
  • Metin Izeti Facebook faqja zyrtare [2]
  • Fondacioni Throni Ueb faqja zyrtare [3] Arkivuar 30 janar 2015 tek Wayback Machine
  • Fondacioni Throni Facebook faqja zyrtare [4]

Referime

Redakto
  1. ^ "Tarikati Bektashian". Tetovë, Maqedoni: Throni.org. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2015. Marrë më 18 janar 2015.
  2. ^ "Kllapia e Tesavvufit". Tetovë, Maqedoni: Throni.org. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2015. Marrë më 18 janar 2015.
  3. ^ "Ballkanlarda Tasavvuf" (në turqisht). Stamboll, Turqi: Throni.org. Arkivuar nga origjinali më 13 qershor 2015. Marrë më 18 janar 2015.
  4. ^ "Tekovite na Tesavufot" (PDF) (në anglisht). cosbelgrade.com. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 mars 2016. Marrë më 18 janar 2015.
  5. ^ "Bisedë e Urtë me Mevlanën". Tetovë, Maqedoni: Skofia.org.[lidhje e vdekur]
  6. ^ "Qasje religjioze religjionit". Tetovë, Maqedoni: el-hikmeh.net.[lidhje e vdekur]
  7. ^ "Në fillim ishte vetem dashuria..." Tetovë, Maqedoni: Throni.org. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2015. Marrë më 18 janar 2015.