Michael Kojo Essien (ndodnjëherë e shkruajtur në frëngjisht: Michaël Essien)[3] (lindur më 3 dhjetor 1982) është një futbollist profesionist ganez. Ai ka luajtur më shumë se 50 ndeshje për kombëtaren ganeze

Michael Essien

Michael Essien duke luajtur për Real Madridin në 2013
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMichael Kojo Essien[1]
Datëlindja3 dhjetor 1982 (42 vjeç)
VendlindjaAccra, Ganë
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)[2]
PozicioniMesfushor
Karriera me të rinjtë
1998–1999Liberty Professionals
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2000–2003Bastia66(11)
2003–2005Lyon71(7)
2005–2014Chelsea168(17)
2012–2013Real Madrid (huazim)21(2)
2014–2015Milan20(0)
2015–2016Panathinaikos13(1)
2017–2018Persib Bandung29(5)
Karriera ndërkombëtare
2002–2014Gana58(9)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 8 nëntor 2017

Essien filloi karrierën e tij futbollistike në Ganë me Liberty Professionals. Në vitin 2000, ai kaloi në Francë për të luajtur me Bastian; ai shpenzoi tre sezone dhe luajti mbi 60 ndeshje në Ligue 1 para se të firmoste me kampionët e Lyon. Tek Lyon, Essien fitoi dy tituj rresht në sezonet 2003–04 dhe 2004–05 si dhe luajti në UEFA Ligën e Kampioneve për herë të parë. Gjatë qëndrimit të tij pesë-vjeçar në Francë, Essien u bë edhe shtetas francez. Në vitin 2005, ai firmosi me klubin e Premier Ligës Çelsin për shifrën e 24 milion £, duke u bërë, në ato kohë, lojtari afrikan më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.[4] Me klubin londinez, Essien fitoi dy tituj të Premier Ligës në vitet 2006 dhe 2010, si dhe tre Kupa FA dhe një Kupë Lige. Ai fitoi Ligën e Kampioneve në vitin 2012, kurse katër vite më parë ishte pjesë e ekipit humbës. Ai ka fituar çmimin "Goli i Vitit i Çelsit" dy herë, respektivisht në sezonet 2006–07 dhe 2008–09.

Essien ka qënë një ish lojtar i ekipit ganez. Me të rinjtë, ai ka luajtur në Kupën e Botës nën-17 në vitin 1999 si dhe në Kupën e Botës nën-21 dy vite më vonë, ku ekipi i tij vajti deri në finale. Essien debutoi me ekipin e parë në janar 2002 dhe e ka përfaqsuar atë në tre Kupa Kombesh të Afrikës. Ai gjithashtu ka luajtur në Kupën e Botës të edicioneve 2006 dhe 2014.

Referime

Redakto
  1. ^ Hugman, Barry J., red. (2010). The PFA Footballers' Who's Who 2010–11 (në anglisht). Mainstream Publishing. fq. 142. ISBN 978-1-84596-601-0.
  2. ^ "SQUAD" [Skuadra] (në anglisht). Marrë më 16 maj 2020.
  3. ^ "Michael Essien". www.fifaindex.com (në anglisht). Marrë më 16 maj 2020.
  4. ^ Vickers, Steve (2007). "Michael Essien". BBC World Service. British Broadcasting Corporation. Marrë më 24 maj 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)