Michiel van den Bos
Michiel "M.C.A." van den Bos (i lindur më 19 dhjetor 1975) është muzikant holandez i cili njihet si kompozitor për video lojërat e Epic Games, apo për lojërat e bazuara në teknologjinë Epic. Ai filloi të kompozonte në Commodore 64 dhe Amiga para se t'ia fillonte të kompozonte muzikë për video lojëra si Unreal, Age of Wonders, Unreal Tournament, Deus Ex, dhe serinë Overlord.
Michiel van den Bos | |
---|---|
Informata themelore | |
Emri i lindjes | Michiel van den Bos |
Njohur edhe si | M.C.A. |
Lindi | 19 dhjetor 1975 (49 vjeç) |
Prejardhja | Roterdam, Holandë |
Zhanret | Electronica atmospheric drum and bass muzikë klasike |
Profesioni | Kompozitor, DJ |
Instrumenti | Sintisajzer, PC |
Sipas faqes MySpace, influencat e Van den Bos janë Catherine Wheel, Adorable, Sunny Day Real Estate, Jerry Goldsmith, The Stone Roses, Silversun Pickups, Fields, Ash, John Williams, Martin Galway, Underworld, Pinback/Rob Crow, The Posies, Children of Bodom, Carcass, Ride, Arcade Fire, The New Pornographers, Built to Spill, dhe Autolux.
Van Den Bos gjithashtu është aktiv si indie/alternative DJ.
Krijimtaria
RedaktoMichiel van den Bos ka kompozuar muzikë për këto video lojëra:
- 1998 - Unreal (edhe për Return to Na Pali)
- 1999 - Age of Wonders
- 1999 - Unreal Tournament
- 2000 - Deus Ex
- 2007 - Overlord
- 2007 - Overlord: Raising Hell
- 2009 - Overlord: Dark Legend
- 2009 - Overlord II