Mihal Hanxhari
Mihal Hanxhari (Kentucky, 1930 - Paris, 3 qershor 1999) qe shkrimtar, përkthyes, bibliotekist dhe mësues i gjuhës shqipe.
Biografia
RedaktoLindi në Kentaki, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku babai i tij kishte emigruar më 1907. Familja u kthye në Tiranë më 1931[1]. Studimet e mesme i kreu në gjimnazin e Tiranës, ndërsa të lartat në Universitetin e Budapestit për histori e gjeografi më 1954.
Në vitet ‘60-‘75 kryen një punë të shquar për ngritjen në nivele evropiane të bibliotekës së Universitetit të Tiranës. Më 1975 u shkarkua nga puna për arsye politike, duke u denoncuar si "libera dhe përhapës i ideve borgjeze".
Në vitet 1993-‘95 mban leksione të gjuhës shqipe në Institutin e Gjuhëve dhe Qytetërimeve Orientale në Paris.
Vepra
RedaktoMihal Hanxhari u zbulua vetëm pas vdekjes si shkrimtar. Për shumë vjet me radhë pati shkruar një numër të madh poezish, prozë dhe përkthime, të cilat u gjetën pas vdekjes së tij në qershor të 1999, që u botuan nga familjarët dhe shokët. Vepra poetike e tij, e çmuar më pas, është krejt e pazakontë kundrejt letërsisë shqiptare. Elsie shkruan se tek ai gjehen ndikime të Kavafisit dhe copëza haikush japoneze. Duket gati fare i influencuar nga realizmi socialist[2].
Ato përbëhen nga dy vëllime me poezi, tri vëllime me proza poetike dhe gjashtë vëllime me përkthime të poetëve të mëdhenj botëror, si: Shakespeare, Tagore, Wilde, Baudelaire, Gide etj. Dorëshkrimet e tij u botuan në vëllimin "Mihal Hanxhari: njeriu dhe vepra" më 2004 dhe vëllimet poetike Se sytë e mi kështu e shohin botën, Tiranë 2000; Na ishte njëherë, Tiranë 2000; Ti vdekja ime mbushur me jetë, Tiranë 2001; dhe Gdhend një statujë, Tiranë 2005[2].
Referime
Redakto- ^ Mihal Hanxhari, Lermë të fle, Ars Poetica Nr. 13, Nëntor 2008, fq. 83, Lulu.com, ISBN 978-1-304-49805-2
- ^ a b Mihal Hanxhari, albanianhistory.net. Marrë më 15 shkurt 2018.