Konstantinos Kavafis
Konstandin ose Konstantinos P. Kavafis (greqisht: Κωνσταντίνος Π. Καβάφης; 29 prill (17 prill, S.V.), 1863 – 29 prill 1933) ka qenë një poet grek dhe konsiderohet një nga poetët më të rëndësishëm të kohëve moderne.
Me origjinë nga një familje greke e Stambollit, ai ka jetuar dhe punuar kryesisht në Aleksandri të Egjiptit.[1]
Jetëshkrimi
RedaktoOrigjina familjare
RedaktoKostandin Kavafis lindi më 29 prill 1863 në Aleksandri, atje ku prinderit etij u vendosën pasi u larguan nga Stambolli më 1850[2]. Ai ka qenë fëmija i nëntë i Petros - Joanis Kavafis (1814-1870), një tregtar i madh i pambukut, dhe i Harikla Fotiadhit, që i përkiste një familjeje të vjetër fanariote tregtarësh të mëdhenj dhe komisionerësh komunalë te Stambollit.[3] Të dy këto fakte, aftësite tregtare të te atit dhe fisnikëria e nënës luajtën një rol të rëndësishëm në përvijimin e karakterit të poetit.
Në Egjipt
RedaktoPasi familja Kavafis u vendos në Aleksandri, kryefamiljari Petros Kavafis merret me tregti duke importuar basma nga Mançesteri dhe duke eksportuar drithëra, pambuk, dhe lekurë të papërpunuar. Më 1869 Petros I. Kavafis dekorohet me Mexhidjenë e Klasit te Tretë per kontributin e tij në zhvillimin e tregtisë dhe industrisë.[4] Më 10 gusht 1870 i ati i poetit vdes në moshen 56 vjeç.[5] Kostandin Kavafis ka punuar për 30 vjet në ndërmarrjen e ujësjellësit të Egjiptit. Në Aleksandri Kavafis mësoi anglisht, frëngjisht dhe greqisht me mësues privat në shtëpi dhe plotësoi edukimin e vet per 1-2 vjet në Shkollën Greke të Aleksandrisë.
Vajtja në Angli
RedaktoPas vdekjes së të atit dhe rrënimit gradual të ndërmarrjes familjare, familja u vendos në (Liverpul dhe në Londër) të Anglisë ku qëndroi deri më 1876. Para largimit nga Egjipti bartin gjithë pasurinë e tundshme në një apartament ne rrugën Ramli ku paguanin një qira më të ulët.[6] Më 1877 bëhet likuidimi i plotë i ndërmarrjes.[5]
Kthimi dhe vajtja në Stamboll
RedaktoMë 1879 kthehet nga Anglia dhe vendoset në apartamentin e rrugës Ramli.[6] Studion në Shkollën Tregtare Praktike greke "Hermes".
Në Paris dhe në Athinë
RedaktoMë 1897 udhëtoi në Paris dhe më 1903 në Athinë, dhe që atëherë nuk lëvizi nga Aleksandria për 30 vjet me radhë. Kavafis filloi të punonte, por jo në mënyrë sistematike, duke ndërruar disa profesione, si gazetar në gazetën "Telegrafos" (1886), ndërmjetës në Bursën e Pambukut (1888) sekretar pa rrogë në Zyrën e Ndërmarrjes së Ujërave (1889-1892), ku vijimisht do të punësohet si nëpunës i posaçëm me rrogë më 1892 dhe do të punojë definitivisht aty për 30 vjet, deri më 1922.[7]
Sëmundja e Kavafit dhe udhëtimi në Athinë
RedaktoMë 1932, Kavafis, i sëmurë nga kanceri i laringut, shkoi për t'u kuruar në Athinë, ku qëndroi mjaft kohë, duke ndier simpatinë e ngrohtë të shumë adhuruesve të vet. Por, kur u kthye në Aleksandri, gjendja e tij shëndetësore u rëndua. U shtrua në Spitalin e Komunitetit Grek, ku vdiq më 29 prill të vitit 1933, ditën që mbushte 70 vjet jete.
Vepra
RedaktoSot poezia e Kavafit është e njohur jo vetëm në Greqi, por ka zënë një vend të veçantë në në gjithë botën. Poezitë e tij janë përkthyer e ripërkthyer në shumë gjuhë.
Në spanjishte numërohen 35 botime në përkthime të ndryshme; në italishte ka 36 botime, në anglishte ka 35 botime e ribotime, në frëngjishte 19, në gjermanishte 17[8].
Korpusi i poezive të Kavafit përmban: 154 poezi që ai vetë i ka njohur (të quajtura Poezitë e njohura), 37 Të mohuarat poezi, shumica djaloshare, shkruar me një gjuhë të kulluar romantike greke, katharevusa, që më vonë i mohoi, Te fshehurat, domethënë 75 poezi që u gjetën të mbaruara në letrat e tij, si dhe 30 Të pambaruara, që u gjetën në letrat e tij pa formën përfundimtare. Më 1904 ai shtypi vetë një përmbledhje të vogël me titullin Poezi, të cilën e qarkulloi privatisht në 100-200 kopje.
Më 1910 e shtypi permbledhjen për së dyti duke shtuar dhe disa poezi të tjera.
Më 1935 qarkulloi në Athinë botimi i parë i plotë i përmbledhjes me (154) Poezi të tij, që u ezaurua menjëherë. Më 1948 u bënë dy rishtypje të tjera.
Ciklet tematike të poezisë kavafiane
RedaktoKavafis vetë i ka ndarë poezitë e tij në tri kategori: historike, filozofike dhe erotike ose sensuale.[9]
- Poezitë historike janë të frymëzuara nga periudha helenistike, ku Aleksandria zë një vend të veçantë. Mjaft të tjera vijnë nga lashtësia greko-romake dhe Bizanti, por ka edhe poezi me referenca mitologjike (p.sh. Trojanët). Kavafis nuk merret me te kaluarën e afërt greke, p.sh. me Revolucionin Grek të '21-shit, por as me epokën e lashtë klasike. Ai zgjedh temat e veta nga periudhat e degradimit ose të ndryshimeve të mëdha, ndërsa heronjtë e tij në të shumtën e rasteve janë të "mundur".
- Poezitë sensuale ose erotike, që përshkohen nga lirizmi i madh, kumbizoteron homoseksualizmi dhe tema si kujtimet dhe përmallimi. Çka shkakton ndjesitë nuk është e tashmja, por e shkuara, dhe shumë shpesh vegimi.
- Poezite filozofike, që disa kritikë i kanë quajtur «didaktike».
Forma
RedaktoGjuha dhe forma e vjershërimit të poezive të Kavafit është shumë origjinale dhe e përparuar për kohën. Veçoritë e saj kryesore janë:
- Shprehja gjuhësore origjinale, një perzierje e gjuhës konservative katharevusa dhe e greqishtes popullore "demotike, me elemente dialektore te greqishtes së Stambollit.
- Ligjërata veçanërisht e përkorë, me shumë pak epitete.
- Gjuha neutrale, thuajse prozaike, larg përfytyrimit poetik të kohës se vet. Ndjenjat nuk shpalosen përmes shprehjes gjuhësore.
- Poezitë janë shumë të shkurtra.
- Ritmi jambik,por kaq shumë i përpunuar, saqë është e vështirë të dallohet.
- Rima nuk përdoret në të gjitha poezitë, por edhe kur përdoret është e çlirët dhe rastësore.
- Shenjat e pikësimit marrin një rëndësi të veçantë për kuptimin e poezive (p.sh. ironia) ose funksionojnë si udhëzues recitimi (p.sh. me ton të ulët të zërit kur fjalët janë vendosur në kllapa).
Kostandin Kavafis si prozator dhe kritik
RedaktoPërveç poezisë, Kavafis ka lëvruar edhe prozën, si dhe ka shkruar edhe disa tekste kritike letrare.
Kostandin Kavafis në shqip
RedaktoNga vitet '80 të shekullit XX u nisën të botoheshin disa poezi të Kavafit në shtypin letrar të kohës. Më 1986 u botuan 11 poezi (10 prej të cilave në përkthimin e Ismail Kadaresë dhe 1 në përkthimin e Llambro Rucit) në "Antologjinë e poezisë greke"", përgatitur nga Pirro Misha.
Ka tregues që perkthimi i poezive të K. Kavafit në shqip mund të jetë censuruar në epokën komuniste[10].
Përmbledhjet poetike të Kostandin Kavafit në shqip janë keto:
- Kavafis, Konstantinos. Poezi. Përkthyer nga Luan Zyka. Elbasan: Onufri, 1997.
- Kavafis, Konstantinos. Poezi. Përkthyer nga Llambro Ruci. Tiranë: Ombra GVG, 2001. ISBN: 99927-707-7-5
- Kavafis, Kostandin. Poezi. Përkthyer nga Perikli Jorgoni dhe Rudolf Marku. Tiranë: Albin, 1997.
- Kavafis, Kostandin. Vepra poetike. Përkthyer nga Aristotel Spiro. Tiranë: Pegi, 2010. ISBN: 978-99956-58-13-7
- Konstantinos P. Kavafis. Poezi, shkrime kritike & estetike. Përkthyer nga Mariela Stefanllari. Tiranë: Gent-Grafik, 2010.ISBN: 9789995651176.
- Konstantinos P. Kavafis. Poezi të zgjedhura. Përkthyer nga Romeo Çollaku. Tiranë: Zenit, 2016. ISBN: 9789928113573.
Referime
Redakto- ^ "Before Time Could Change Them". Theoharis Constantine. 2001. fq. 13–15.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Stratis Tsirkas, Kavafis dhe epoka e tij, Kedros, Athinë, 1983, f. 48
- ^ Stratis Tsirkas, Kavafis dhe epoka e tij, Kedros, Athinë, 1983,, f. 47-48
- ^ Stratis Tsirkas, Kavafis dhe epoka e tij, Kedros, Athinë, 1983, f. 63
- ^ a b Stratis Tsirkas, Kavafis dhe epoka e tij, Kedros, Athinë, 1983, f. 64
- ^ a b Stratis Tsirkas, Kavafis dhe epoka e tij, Kedros, Athinë, 1983, f. 127
- ^ Dëshmi e Ibrahim El Kayar-it, një koleg i tij në Ndërmarrjen e Ujërave, Manolis Chalvadzakis, «Kavafis si nëpunës», Nea Hestia, vëll. 76, nr. 891 (15 gusht 1964), f. 1161-1164
- ^ Aristotel Spiro, Krahasime të përkthimeve të Kostandin Kavafit në gjuhën shqipe
- ^ Politis, L., 2001, Historia e letërsisë moderne greke, M.I.E.T. Athinë bot. XI, 230.
- ^ Adam J. Goldwyn, Translations and Adaptations of C. P. Cavafy in Albanian, në "Journal of Modern Greek Studies, Volume 30, Number 2, October 2012, f250-251; Aristotel Spiro, Përkthimet e Kostandin Kavafit në gjuhën shqipe (ose Në kërkim të Itakës shqiptare), në "Rrugëtime shqiptaro-greke: studime dhe artikuj për gjuhën, kulturën dhe përkthimin, Tiranë: Onufri, 2016, f. 46"