Momçillo Trajkoviq
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Momçillo Trajkoviq (serbisht: Момчило Трајковић Momčilo Trajković, lindur më 5 nëntor 1950 në Çagllavicë), jurist, politikanë, millosheviqist serb në Kosovë.
Kryetar i Lëvizjes Serbe të Rezistencës – lëvizjes demokratike që nga themelimi në vitin 1997 dhe drejtor i përgjithshëm i kompanisë bujqësore RATAR (Lavërtari) në Laplasellë. Po ashtu, është nënkryetar i Lidhjes së Shahistëve të Serbisë nga viti 2005.
Momçillo Trajkoviq i njohur edhe si "Moma", është i njohur për lexuesin shqiptar që në vitet '80 të trazirave në Kosovë dhe të kohës së ashtuqujturit "jogurt-revulucionit". Gjatë periudhës kohore nga viti 1978-1986 ishte bashkëpuntor profesional dhe këshilltar i sekretariatit krahinor për punë të KSA Kosovës. Nga ky bashkëpunim i skajshëm, me ndihmen e komunistëve të rinjë pas gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga RSF e Jugosllavisë në Kosovë, mori postin e Sekretarit ekzekutiv të komitetit komunal të Lidhjes së Komunistëve të Prishtinës. Këtë post e mbajti deri më 1990. Lojaliteti i tij ndaj Beogradit, konkretisht Sllobodan Millosheviqit bëri që nga 1988 të pranohet si Antarë i Komitetin Qendror të Lidhjes së Komunistëve të RS Serbisë (deri më 1990). Për angazhimin e tij të diferencimin të intelegjencës shqiptare nga institucionet shtetrore si dhe për angazhimin në projetin për përjashtimin e puntorëve në moton "teprica teknologjike", Millosheviqi e shpërblen me postin e ëndërruar nga "Moma" , postin e Nënkryetarit të Qeverisë së Serbisë. Kjo nuk zgjati shumë, por vetem një vitë. I till ishte Millosheviqi. Sido që jetë kenë, thuhet që në këtë periudhë në holin e kuvendit të Kosovës është gjuajtur me armë zjarri nga ana e Rrahman Morinës dhe është plagosur, ndërsa truprojet e tij dhe policia kanë shtënë në Morinën dhe e kanë vrarë. Në paraqitet e tija thotë të ketë pasur pikëpamje të ndryshme me Milosheviqin që nga viti 1992. Pas dobësimit të Millosheviqit thotë të ketë pasur konflikt me të. Është një ndër themeluesit e Partisë Socialiste të Serbisë.
Shiko dhe këtë
RedaktoWiki Libri: Veprimtaria publike M.T