Narvali
Narvali (lat. Monodon monoceros) është një balenë me dhëmbë me madhësi të mesme, e cila posedon një çatall të gjatë të përdredhur i cili i rritet nga nofulla e sipërme. Jeton gjatë gjithë vitit në ujërat e Arktikut rreth Groenlandës, Kanadasë dhe Rusisë. Është një nga dy llojet e gjalla të balenave në familje Monodontidae, së bashku me belugën. Narvalët meshkujt dallohen nga një çatall i drejtë, i gjatë e i përdredhur, i cili shkon deri në 2,6 metra.
Narvali | |
---|---|
Klasifikimi shkencor | |
Unrecognized taxon (fix): | Monodon |
Lloji: | Template:Taxonomy/MonodonM. monoceros
|
Emri binomial | |
Monodon monoceros Linnaeus, 1758
| |
Përhapja e narvalëve |
Ashtu si belugat, narvalët janë balena me madhësi të mesme. Për të dyja gjinitë, me përjashtim të çatallit të mashkullit, madhësia e përgjithshme e trupit mund të shkojnë nga 3.95 deri në 5.5 metra; meshkujt janë pak më të mëdhenj se femrat. Pesha mesatare e një narvali të rritur është nga 800 deri në 1,600 kg. Gjatës moshës 11 deri në 13 vjeçare, meshkujt piqen seksualisht; ndërsa femrat piqen në moshën 5 deri në 8 vjeçare. Narvalët nuk kanë pendë shpinore, dhe rruaza tyre të qafës janë të bashkuara si tek gjitarët tjerë, e jo të përziera si tek delfinët dhe shumica e balenave.
I gjetur kryesisht në Arktikun kanadez dhe ujërat e Gorenlandës dhe Rusisë, narvali është një grabitqar i Arktikut i specializuar në mënyrë unike. Gjatë dimrit, ushqehet me pre bentike, kryesisht me shojzë, nën sipërfaqet me akull të dendur. Gjatë verës, ushqehet kryesisht me merculin e Arktikut dhe shojzën e Groenladnës, dhe me peshqe të tjerë të tillë si merluci polar që përbën pjesën e mbetur të dietës së tij. Çdo vit, si vjen vera ata mërgojnë nga gjiret në oqean. Në dimër, narvalët meshkuj herë pas here zhyten deri në 1,500 m thellësi, zhytje e cila mund të zgjas deri në 25 minuta. Narvalët, si shumica e balenave me dhëmbë, komunikojën me "kërcitje", "fishkëllime", dhe "trokitje".
Narvalët mund të jetojnë deri në 50 vjet. Ata vriten shpesh nga asfiksimi, kur ngrin akulli i detit. Një tjetër shkak i vdekjeve, posaçërisht në mesin balenave të reja, është uria. Popullsia aktuale e narvalëve është rreth 75,000, kështu që narvalët kategorizohen si kafshë me kërcënim të afërt (NT) sipas kritereve të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Narvalët gjuhen për më shumë se një mijë vjet nga njerëz inuitë (eskimezë) në veri të Kanadasë dhe Groenlandës, për mish dhe fildish, dhe një gjueti e rregulluar me ligj vazhdon sot e kësaj dite.
Taksonomia dhe etimologjia
RedaktoNarvali ishte një nga llojet e shumta të përshkruara fillimisht nga Linaeusi në librin e tij Systema Naturae.[1] Emri i tij rrjedh nga norvegjishtja e vjetër nár, që do të thotë "kufomë", që lidhet pigmentin laran gri të kafshës, që i ngjanë një detari të mbytur[2] si dhe zakoni i tij veror që të qëndroj perzull në ose pranë sipërfaqes së detit.[3] Emri shkencor, Monodon monoceros, rrjedh nga greqishtja: "një-dhëmb një-bri".[2]
Narvali është i lidhur më ngushtë me belugën. Së bashku, këto dy lloje përbëjnë të vetmit anëtarë të gjallë të familjes Monodontidae, e njohur si familja e "balenatve të bardha". Monodontidaetë dallohen për nga madhësia mesatare (rreth 4 m gjatësi), shalqini ballor (organet e rrumbullakta shqisore) dhe mungesa e një pende të vërtetë kurrizore.[4] Edhe pse narvalët dhe belugat klasifikohen në gjini të veçanta, me nga një lloj secila gjini, ka disa prova që ata munden, por shumë rrallë, të çiftohen. Skeleti i plotë i një balene anormale u zbulua në Groenlandën perëndimore rreth vitit 1990. Ajo u përshkrua nga zoologët detarë si e ndryshme nga çdo llojë i njohur, por me veçori të një narvali dhe një beluge, në përputhje me hipotezën që kjo balenë anormale ishte një hibrid narvali dhe beluge.[5]
Balenat e bardha së bashku me delfinët (Delphinidae) dhe derrat e detit (Phocoenidae) përbëjnë superfamiljen Delphinoidea, të cilat janë me origjinë të mundshme monofilike. Provat gjenetike tregojnë se derrat e detit janë të lidhur më ngushtë me balenat e bardha, dhe se këto dy familje përbëjnë një degë të veçantë, e cila devijoi nga pjesa tjetër e Delphinoidea brenda 11 milion viteve të fundit.[6] Fosilet tregojnë se balenat e bardha të lashta kanë jetuar në ujrat tropikale. Ato mund të kenë migruar në ujrat e Arktikut dhe Nën-arktikut si përgjigje ndaj ndryshimeve në zinxhirin ushqimor detar gjatë Pliocenit.[7]
Përshkrimi
RedaktoNarvalët janë balena me madhësi të mesme, dhe kanë madhësi përafërsisht të njëjtë me belugat. Gjatësia e përgjithshme e të dy gjinive, duke përjashtuar çatallin e meshkujve, mund të shkojnë nga 3.95 deri në 5.5 m.[8] Meshkujt, me një gjatësi mesatare prej 4.1 m, janë pak më të mëdhenj se femra, që kanë një gjatësi mesatare prej 3.5 m. Pesha e zakonshme e trupit të narvalëve të rritur varion nga 800 deri në 1,600 kg.[8] Narvalët meshkuj arrijnë pjekurinë seksuale në moshën 11 deri në 13 vjeçare, kur ata janë rreth 3.9 m të gjatë. Femrat piqen seksualisht në një moshë më të re, në mes moshën 5 dhe det 8 vjeçare, kur ato janë rreth 3.4 m të gjata.[8]
Pigmentimi tek narvalët ështe i larmë, me pulla nghyrë kafe në të zezë mbi një prapavijë të bardhë. Ata janë më të errët kur lind dhe bëhen më të bardhë me moshë, vetëm meshkujt e vjetër mund të jenë pothuajse plotësisht të bardhë.[9][8][10] Narvalët nuk kanë pendë shpinore, ndoshta një adaptim evolucionar për të notuar më lehtë nën akull. Rruaza e tyre në qafë janë të lidhura, si ato të gjitarëve toksëor, në vend që të jenë të ndërfutura së bashku si tek shumica e balenave. Të dyja këto veçori i ndajnë me belugën.[11] Gjysmëbishtat e bishtit të narvalëve femër i kanë skajet e përparme të kthyera mbrapa, ndërsa gjysmëbishtat e meshkujve i kanë skajet e përparme më konkave dhe jo të kthyera mbrapa. Kjo mendohet se është një përshtatje për të ulur rezistencën e shkaktuar nga çatalli.[12]
Çatalli
RedaktoKarakteristika më e spikatur e narvalëve meshkuj është një çatall i vetëm e i gjatë,[13][14] një dhëmbë që del nga ana e majtë e nofullës së sipërme, kalon buzët dhe formon një spirale mëngjarash. Çatajt e tyre rriten gjatë gjithë jetës, duke arritur gjatësinë prej 1.5 deri 3.1 m. Është e zbradhët nga brenda dhe peshon rreth 10 kg. Një në 500 meshkuj ka dy çataj, e cila ndodh kur dhëmbi rritet nga ana e djathtë. Femrat nganjëherë rrisin çataj; edhe pse vetëm rreth 15% e femrave kanë nga një çatall,[15] që është më i vogël se çatalli i meshkujve, e me një spirale më pak të dukshme.[16][17][18] Femrat mund të prodhojë edhe një çatall të dytë, por ka vetëm një rast të vetëm të regjistruar për një ndodhi të tillë.[19] Çatajt janë të rrethuar nga prapa, përpara dhe anash nga disa dhëmbë të vegjël, që ndryshojnë në morfologji dhe histologji. Këto janë dhëmbë rudimentarë, dhe nganjëherë mund të shtrydhen nga kockat. Morfologjia dhe anatomia e tyre e ndryshme tregon një rrugë të papërdorimit evolucionar.[13] Goja e narvalëve zakonisht shfaqet pa dhëmbë.[13]
Shpërndarja
RedaktoNarvali gjendet kryesisht në zonat atlantike dhe ruse të Oqeanit të ngrirë të Veriut, apo Qqeanit Arktik. Individë janë të regjistruar zakonisht në pjesën veriore të Gjirine Hudsonit, Ngushticën e Hudsonit, Gjirin e Bafinit; pranë bregut lindor të Groenlandës; dhe në një rrip që fillon nga pjesa lindore e cepit verior të Groenlandës dhe vazhdon deri në Rusinë lindore (meridiani 170° në Lindje). Tokat që përfshihen në këtë rrip janë Ishujt Svalbard, Toka e Franc Jozefit dhe Toka Veriore.[20] Vrojtimi më verior i narvalëve ka ndodhur në veri të Tokës së Franc Jozefit, rreth praleles 85° në Veri.[20] Shumica e narvalëve në botë janë të përqendruar në fjoredet dhe gjiret e Kandasë së Veriut dhe Groenlandës perëndimore. Ata mund t'i mbijetojnë thellësirave deri në 1,500 m.[21]
Shtegtimi
RedaktoNarvalët shfaqin shtegtime sezonale, me një besnikëri të lartë kthimi në vendet e preferuara verore pa akull, zakonisht në ujra të cekëta. Në muajt e verës, ata lëvizin pranë brigjeve, zakonisht në tufa me nga 10 deri në 100 individë. Gjatë dimrit, lëvizin në ujra më të thella të deteve të hapura, nën shtresa të trasha të akullit, duke dalë në sipërfaqe nëpër çartjet e ngushta në akullin e detit.[22] Siç vjen pranvera, këto të çara hapen në kanale dhe narvalët kthehen në gjiret bregdetare.[23] Narvalët nga Kanadaja dhe Groenlanda, rregullisht dimërojnë poshtë akullit të detit në Ngushticën e Dejvisit dhe Gjirin e Bafinit përgjatë pjerrtësirës kontinentale me më pak se 5% ujë të hapur, por me një densitetit të lartë të shojzës së Groenlandës.[24] Të ushqyerit gajtë dimrit përbëjnë pjesë më të madhe të marrjes së energjisë nga narvalët, sesa gajtë verës.[24][22]
Galeria
Redakto-
Narvalë pranë Groenlandës
-
Shiko dhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Linnaeus, C (1758). Systema naturae per regna tria naturae, secundum classes, ordines, genera, species, cum characteribus, differentiis, synonymis, locis. Tomus I. Editio decima, reformata. Holmiae. (Laurentii Salvii). fq. 824.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Heide-Jørgensen, M. P. & Laidre, K. L. (2006). Greenland's Winter Whales: The beluga, the narwhal and the bowhead whale. Ilinniusiorfik Undervisningsmiddelforlag, Nuuk, Greenland. ISBN 978-87-7975-299-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Narwhal: Unicorn of the Seas" (PDF). Fisheries and Oceans Canada. 2007. Marrë më 10 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Brodie, Paul (1984). Macdonald, D. (red.). The Encyclopedia of Mammals. New York: Facts on File. fq. 200–203. ISBN 0-87196-871-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Heide-Jørgensen, M. P.; Reeves, R. R. (korrik 1993). "Description of an Anomalous Monodontid Skull from West Greenland: A Possible Hybrid?". Marine Mammal Science. 9 (3): 258–268. doi:10.1111/j.1748-7692.1993.tb00454.x. Marrë më 26 qershor 2015.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Waddell, V.G.; Milinkovitch, M.C.; Bérubé, M. & Stanhope, M.J. (2000). "Molecular Phylogenetic Examination of the Delphinoidea Trichotomy: Congruent Evidence from Three Nuclear Loci Indicates That Porpoises (Phocoenidae) Share a More Recent Common Ancestry with White Whales (Monodontidae) Than They Do with True Dolphins (Delphinidae)". Molecular Phylogenetics and Evolution. 15 (2): 314–318. doi:10.1006/mpev.1999.0751. PMID 10837160.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jorge Vélez-Juarbe & Nicholas D. Pyenson (2012). "Bohaskaia monodontoides, a new monodontid (Cetacea, Odontoceti, Delphinoidea) from the Pliocene of the western North Atlantic Ocean". Journal of Vertebrate Paleontology. 32 (2): 476–484. doi:10.1080/02724634.2012.641705.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Macdonald, D.W.; Barrett, P. (1993). Mammals of Europe. New Jersey: Princeton University Press. ISBN 0-691-09160-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Heide-Jørgensen, M. P. & Laidre, K. L. (2006). Greenland's Winter Whales: The beluga, the narwhal and the bowhead whale. Ilinniusiorfik Undervisningsmiddelforlag, Nuuk, Greenland. ISBN 978-87-7975-299-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Monodon monoceros". Fisheries and Aquaculture Department: Species Fact Sheets. Food and Agriculture Organization of the United Nations. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2012. Marrë më 20 nëntor 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Narwhal: Unicorn of the Seas" (PDF). Fisheries and Oceans Canada. 2007. Marrë më 10 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Fontanella, Janet E.; Fish, Frank E.; Rybczynski, Natalia; Nweeia, Martin T.; Ketten, Darlene R. (2010). "Three-dimensional geometry of the narwhal (Monodon monoceros) flukes in relation to hydrodynamics". Marine Mammal Science. 27 (4): 889–898. doi:10.1111/j.1748-7692.2010.00439.x.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Nweeia, Martin T.; Eichmiller, Frederick C.; Hauschka, Peter V.; Tyler, Ethan; Mead, James G.; Potter, Charles W.; Angnatsiak, David P.; Richard, Pierre R.; etj. (2012). "Vestigial tooth anatomy and tusk nomenclature for Monodon monoceros". The Anatomical Record. 295 (6): 1006–16. doi:10.1002/ar.22449. PMID 22467529.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nweeia, Martin (2014-06-20). "Narwhal Tusk Research". Narwhal Tusk Research. Narwhal.org. Marrë më 2014-06-20.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Lambert, K. "How Narwhals work". Marrë më 10 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Narwhal Biology". NarwhalTusks.com. Marrë më 10 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Narwhal". American Cetacean Society. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2013. Marrë më 10 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Narwhal Whale Tusk". Narwhal Whales. Marrë më 10 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Carwardine, Mark (1995). DK Handbooks: Whales Dolphins and Porpoises. Dorling Kindersley. ISBN 1-56458-620-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Heide-Jørgensen, M. P. & Laidre, K. L. (2006). Greenland's Winter Whales: The beluga, the narwhal and the bowhead whale. Ilinniusiorfik Undervisningsmiddelforlag, Nuuk, Greenland. ISBN 978-87-7975-299-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Laidre, K (2004). "Deep-ocean predation by a high Arctic cetacean". ICES Journal of Marine Science. 61 (1): 430–440. doi:10.1016/j.icesjms.2004.02.002.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Laidre, K.L. & Heide-Jørgensen, M. P. (2005). "Winter feeding intensity of narwhals". Marine Mammal Science. 21 (1): 45–57. doi:10.1111/j.1748-7692.2005.tb01207.x.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Laidre, K. L.; Stirling, I.; Lowry, L.; Wiig, Ø.; Heide-Jørgensen, M. P. & Ferguson, S. (2008). "Quantifying the sensitivity of arctic marine mammals to climate-induced habitat change". Ecological Applications. 18 (2): S97–S125. doi:10.1890/06-0546.1. PMID 18494365.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Laidre, K (2004). "Deep-ocean predation by a high Arctic cetacean". ICES Journal of Marine Science. 61 (1): 430–440. doi:10.1016/j.icesjms.2004.02.002.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Biologjia dhe ekologjia e narvalëve, NOAA Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
- Galeria e narvalëve në National Geographic Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.