Muhamet Hamiti
Muhamet Hamiti (Dumnicë, 12 shkurt 1964) është, profesor letërsie, shkrimtar dhe diplomat shqiptar nga Kosova.
Muhamet Hamiti | |
---|---|
U lind më | 12 shkurt 1964 (60 vjeç) Dumnicë, Podujevë |
Gjinitë letrare | Studime, kritikë |
Punët e shquara | Proza moderne |
Jetëshkrimi
RedaktoMuhamet Hamiti u lind në Dumnicë të Poshtme, të Podujevës, në Kosovë, më 12 shkurt 1964. Ka kryer studimet për gjuhë dhe letërsi angleze në Universitetin e Prishtinës (UP). Studimet pasuniversitare për letërsi të përgjithshme, me fokus në letërsinë angleze, i ka mbaruar në Universitetin e Zagrebit, në Kroaci. Ka doktoruar në Universitetin e Prishtinës me tezë për prozën e Xhozef Konradit (Joseph Conrad) dhe të Xhejms Xhojsit (James Joyce), me përqendrim në analizën narratologjike dhe hermeneutike të veprës së këtyre shkrimtarëve modernë. Muhamet Hamiti është profesor i rregullt i letërsisë angleze dhe amerikane, si dhe i teorive letrare, në Fakultetin e Filologjisë të UP-së. Ka ligjëruar në Programin e Doktoratës për Letërsi në këtë universitet.
Nga viti 1991 deri në vitin 1999 ka punuar në Qendrën për Informim të Kosovës (QIK), si kryeredaktor i shërbimit në gjuhën angleze. Ai ka redaktuar dhe përkthyer në anglishte një sërë botimesh që QIK-u i ka bërë gjatë viteve të luftës së shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Është anëtar i redaksisë së revistës Filologji të Fakultetit të Filologjisë. Më herët anëtar i redaksisë së revistës Seminari të këtij Fakulteti. Nga fillimi i vitit 2024, anëtar i redaksisë së fushës së letërsisë për projektin afatgjatë Enciklopedia Shqiptare, ndërmarrje e përbashkët e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Muhamet Hamiti ka qenë zëdhënës dhe këshilltar politik i Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës, dhe ambasador i parë Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar[1]Republikën e Irlandës[2] dhe në Zelandë të Re[3].