Muharrem Shahiqi
Muharrem Shahiqi u lind më 1927 në fshatin Gjyrishec të komunës së Dardanës (ish Kamenicës) në Kosovë; vdiq në Gjilan në vitin 1997.
Shkollën fillore e kreu në Gjilan, të mesmen me korrespondencë e kreu në Prizren dhe Beograd. Ka punuar si mësues në fshatra të Dardanës, ndërsa më së shumti është marrë me aktrim. Plot 28 vjet ka qenë aktor në Teatrin e Kombësive në Shkup, ndërsa në vitin 1976 u kthye në Gjilan. Në Gjilan ka punuar si regjisor, atëherë në Teatrin e qytetit. Ka interpetuar dhe ka bërë regjinë e shumë dramave, komedive dhe ka luajtur edhe në seri televizive e filma artistik. Pos aktrimit ai është marrë edhe me shkrime letrare. Është prezent në shumë antologji e leksikone te shkrimtareve dhe të aktorëve. Në dorëshkrim i kanë mbetur shumë materiale, të cilat presin një përkujdesje për t’u botuar. [1]
Muharrem Shahiqi, ishte aktor i Teatrit të Gjilanit, ku në vitin 1976 është kthyer nga Shkupi me kërkesë te udhëheqësisë së atëhershme të Gjilanit për të formuar Teatrin e Qytetit të Gjilanit, thotë, djali i tij, Kujtim Shahiqi.
Puna veprimtari teatrore
RedaktoNë vitin 1979/80, si mësimdhënës i Gjimnazit “Zenel Hajdini" në Gjilan, ligjëroja lëndën “Sistemi i organizimit”, ku e kisha njësinë mësimore për Teatrin, aktorët dhe rolet e tyre në skenë. E mora klasën e drejtimit Kulturologjik dhe u gjenda në Teatrin e Gjilanit. E takoj Bacën Muharrem, aktorin më të mirë gjilanas. I tregoj qëllimin e vizitës me shkollarë. Ai, pa një pa dy, nuk hezitoi e doli përpara shkollarëve të flasë për rëndësinë e Teatrit dhe rolin e aktorëve. Ishte tema e tillë mësimore. Foli e foli dhe, më në fund tha se, “ja këtu, në këto dërrasa e kam kaluar një jetë të tërë. Aktori duhet të vdes disa herë në rolin e tij”. Ia nisi një pjesë të dramës, të cilën e përjetoi aq shumë rolin e tij, i cili u ulë dhe i ra dërrasave të binës e mbeti pa frymë. Ne u shtangëm nga kjo “skenë” interesante, sa menduam se ngjau diçka e padëshiruar tek ai. Shkollarë u habitën, kur ai luajti origjinal rolin e një pjese aq përjetues, nga i madhi Muharrem Shahiqi, aktor i merituar, i cili atë ditë na la mbresa të pashlyera nga mendja për paraqitjen e tij si artist. Muharrem Shahiqi ka interpretuar dhe ka bërë regjinë e shumë dramave, komedive dhe ka luajtur edhe në seri televizive e filma artistik. Pos aktrimit, ai është marrë edhe me shkrime letrare. Është prezent në shumë antologji e leksikone te shkrimtarëve dhe të aktorëve.
Veprat
Redakto- Në dorëshkrim i ka për t’u botuar:
- “Vërragë e kunorë”,Shkup (1963),
- “Fjollat”- Shkup (1968),
- “Në mes të dy kohëve” –Shkup (1972),
- ”Vdekja në tren” – Shkup (1972),
- “Barkë ndër dallgë”- Shkup (1976) .
Filmografia
Redakto- Qesh e ngjesh (1982) (TVP)
- Era e Lisi (1979)Kosovafilm (mini seri) (TVP)
- Kopshti i pleqërisë (1979)
- Hotel kashta, Shfaqje:Teatri Gjilanit,1977
Tituj të veprave
RedaktoVeprat e Muharrem Shahiqit:
- Vrragë e kunorë-Shkup 1963
- Fjollat-Shkup, 1968
- Në mes të dy kohëve-Shkup,1972
- Vdekja në tren-Shkup,1972
- Barkë ndër dallgë-Shkup, 1976 e të tjera.
Lidhje me jashtë
Redakto- BibliografiaMuharrem Shahiqi tek IMDb
- Nijazi Ramadani, [Epoka e Re]], Prishtinë, 2005
- ^
Nga Kujtim Shahiqi
Teatri i Gjilanit dhe i Shkupit - Historiku i themelimit të Teatrit shqiptar të Shkupit është një nga ata aktorë të rajonit të Gjilanit. Dhe, pak kush në Kosovë, por edhe më gjërë e dinë se Teatri i Kombësive, si është quajtur aso kohe në Shkup, është themeluar nga dy aktorë gjilanas. Ish struktuart e pushtetit të atëhershëm të Shkupi dhe RSFJ së Maqedonisë, në përbërjen e shumë shqiptarëve, atë kohë kërkuan që në Shkup të formohet një institucion kulturor, gjegjësisht një Teatër profesional, ku të gjitha kombësitë, siç kishin emëruar pakicat kombëtare të Republikës së Maqedonisë, të formohet Teatri i pakica kombëtare.Në atë kohë ekzistonte Teatri i amatorëve në Shkup i formuar nga Muharem Shahiqi, Mark Marku dhe Zija Berisha, aktorë shqiptarë. Dy nga këta artdashës gjilanas: Muharem Shahiqi dhe Zija Berisha, ishin nga Gjilani.Këta dy artistë kosovarë kanë qenë të përndjekur nga UDB-a e serbe e Kosovës. Mu për këtë, ata kishin zgjedhur rrugën e ikjes nga ky qytet dhe ishin vendosur në Shkup për punuar për kafshatën e bukës. Kjo ishte shkaku i dëbimit të tyre në një vend krejtësisht tjetër, vetëm e vetëm t’i ikin më të keqes së asaj kohe. Disa vite pas luftës, këta artistë punuan si arsimtarë në arsimin fillor si mësimdhënës duke bredhur prej një fshati në fshat tjetër, me të vetmin qëllim që ta jetojnë jetën e tyre në këtë kohë të rëndë. Andaj, ata te dy, duke mos parë perspektivën e jetës, Muharrem Shahiqi, si djalë i komandantit të ballistëve, Lamë Shahiqi, i cili luftoi dhe u vra në malet e Gjyrishecit kundër trupave partizane, e lëshoi Gjilanit dhe u vendos në Shkup. Të njëjtin fat e pat edhe Zija Berisha, djalë i një familje siç e quanin asokohe “familje antirevolucionare”, i cili u shpërngul nga Kosova dheu gjend në Maqedoni, sepse, edhe ai qe i përndjekur nga regjimi i asaj kohe të rëndë. Si duket, këta dy “kundërrevolucionarë” patën fatin të jenë në kohë dhe moment të duhur kur është dashur të formohet ky institucion i rëndësishëm kulturor i kombësive. Si udhëheqës të Teatrit Amator të Shkupit, të parët e qytetit ju dhanë për detyra që këta dy burra artistë të formojnë Teatrin e pakicave në Shkup, i cili, më vonë do të quhet “Teatar na Malcinsva” ose Teatri Kombësive në Shkup. Në atë kohe ju nda lokacioni në pallatin “Ilinden”, i cili gjendet afër qendrës tregtare “Tërgovski” mu në qendër të qytetit. Teatri kishte dy kate përdhes, ku me një mund të madh këta dy bura artistësh arritën të krijojnë kushte minimale për funksionimin e Teatrit duke ndërtuar skenën, grimoret, dhomat e gardërobës dhe kështu me radhë. Pas formimit të Teatrit të Shkupit, ku ishte qendër e Kulturës dhe elitës intelektuale të shqiptarëve në ish-Jugosllavinë e atëhershme. Në këtë Teatër punuan edhe shumë kosovarë dhe gjilanas të tjerë, si janë: Muharrem Shahiqi, Zija Berisha, Agron Berisha, Fetah Mehmeti (Gjilan), Luan Ahmeti (Gjilan), Ismajl Rama (Ferizaj), Sylejman Loka (Gjakovë), Silvana Bajqinovci, (Gjilan), Bajrush Mjaku (Kaqanik), Muharem Qena (Prishtinë) e shumë të tjerë. Në këtë Teatër punonte si regjisor i rregullt edhe Mirko Stefanovski me prejardhje shqiptare, ku këtë punë e pranoi pas shumë viteve në këtë teatër qytetit.(Tefik Selimi) . Krijimi i Teatrit ne Gjilan
Rall kush në kosovë por edhe ne opinjon e gjërë Kosovar e dinë se “Teatri I Kombësive”si e quanin asokohe në Shkup, është themeluar nga dy Gjilanas.Komiteti qëndror I Partis Komuniste të Maqedonis me kërkesën e Komitetit të partis socialiste të Shkupit në përbërjen e shum shqiptarëve kërkuan që në Shkup të formohet një institucion kulturor gjegjësisht një teatër ku të gjitha “Kombësit” siq kishin emruar pakicat kombëtare të Republikës së Maqedonis të formohet teatri I këtyre të ashtuaquajtura pakica kombëtare.
Në atë kohë egzistonte teatri I amatorve në Shkup I formuar nga Muharem Shahiqi,Mark Marku dhe Zija Berisha.Dy nga këta artëdashës Muharem Shahiqi dhe Zija Berisha ishin nga Gjilani.këta dy kosovar të përdjekur nga UDB-a e Kosovës kishin shkuar në Shkup mbas kafshatës së bukes .Disa vite pas luftës punuan si arsimtrë në shkollat fillore si mësimdhënës duke brellur prej një fshati në fshat tjtër.Duke mos parë perspektiv Muharrem Shahiqi si djali I komandanti të ballistave /Lam Shahiqi/ I cili luftoi dhe u vra ne mallet e Gjyrishecit kunder trupave partizane .Të njejtin fat e pat edhe Zija Berisha djal I një familje siq e quanin asokohe “Familje antirevolucionare” u shpërngulën nga Kosova në Maqedoni.
Si duket këta dy “kundërrevolucionarët” paten fat të jen në kohë dhe moment të duhur, në momentin kur ësht dashur të formohet ky institucion.Si udhëheqës të teatrit amator të Shkupit udhëheqësija e qytetit ju dha për detyr që keta bura të formojn teatrin e pakicave në Shkup I cili më von do të quhet “Teatar na Malcinsva” ose “Teatri Kombësive në Shkup” .Në aso kohe ju nda lokacioni në pallatin “Ilinden” afer qendres tregtare “Tërgovski” në qendër të qytetit.Teatri kishte dy kate përdhes, ku me nje mund te madh keta bura aritën të krijojn kushte minimale për funksionimin e tetrit duke ndërtuar skenën,grimoret,dhomat e garderobës dhe kështu me radh.
Pas formimit të teatrit të shkupit ky tetatër me plot të drejt mund të thuhet se ishte qendër e Kultures dhe elites intelektuale të shqiptarve në ish Jugosllavin e atëhershme .Në këtë teatër punuan edhe shum kosovar dhe gjilanas të tjer: Muharrem Shahiqi,Zija Berisha,Agron Berisha,Fetah Mehmeti /Gjilan/,Luan Ahmeti/Gjilan/,Ismajl Rama/Ferizaj/Sylejman Loka/Gjakov/Silvana Bajqinovci/Gjilan/ Bajrush Mjaku /Kaqanik/Muharem Qena /Prishtin/Teki Dervishi,etj.Befasija më e këndshme ishte se në këtë teatë është angazhuar si regjisor I regullt Mirko Stefanovski me prejardhje shqiptare , këte e pranoi pas shum viteve pun në këtë tempull teatror.Babai im vdiq me kapuq të bardh të cilin e kishte mbajtur tan jeten thot Mirko Stefanovski babai I gitaristit më te madh Maqedonas Vlatko Stefanovski.Vllatko nga univerziteti publik I Maqedonis ”Kirill I Metodie” I’u dha titull nderi “Doktor I arteve” të Maqedonis.Shum nga këta aktor mbi 30 vite ishin bartës të reperuarit skenik të këtij teatri.Stampa:Muharrem Shahiqi - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 6 janar 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)