Teatri profesionist i Gjilanit

Profesional theater of Gjilani sity in Kosovo
(Përcjellë nga Teatri profesional Gjilan)


Teatri ka 150 vende. Teatri ka realizuar mbI 150 shfaqje premiera DHE MBi 950 repriza. Teatri eshte i ndertuar ne qender Gjilanit, daton Nga 1944. Teatri i Gjilanit, mbahet mend për organizimin e shfaqjeve artistike skenike, ku nga të dhënave në dokumentet e shkruara dhe të deklaruara është prezent me shpalosje të vlerave skenike, shfaqje, prezentime paraqitje në jetën publike prej 26 marsit të vitit 1944. Nga ajo kohë kur “ishte një ditë e diel, kur mësuesit dhe nxënësit shqiptar të shkollës fillore Bogdani të qytetit shfaqën komedinë e Kristo FloqitVllazni interes. , Gjilan[1].

Teatri profesional Gjilan

Historia e themelimit te Teatrit Profesionist te Dramës ne Gjilan

Redakto

Shtëpia e Kulturës e ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, ka shërbyer për manifestimet e ndryshme kulturore – shfaqje teatrale, kinema, koncerte dhe manifestime tjera kulturore. Në vitet ‘80 është shndërruar në teatër profesionist. Në kuadër të ndërtesës është edhe biblioteka, e cila më planin rirregullues parashihet të dislokohet në një ndërtesë të re, e cila duhet të ndërtohet në lokacionin, ku dikur ka qenë shtëpia e APJ. Shtëpia e Kulturës ka një arkitekturë tipike të pasluftës, e ndërtuar me tulla dhe kulm të mbuluar me tjegulla. Megjithëse pa ndonjë vlerë të theksuar arkitektonike, ajo mban vlera simbolike të zhvilimit të kultrës së qytetit të Gjilani. Përpara ndërtesës është sheshi ―Agim Ramadani, ndërtesës në qendër të qytetit. Ndërtesa e kinemasë është ndërtuar në vitet ‘80, pasi që Shtëpia e Kulturës është shndërruar në teatër. Ajo është jofunksionale dhe e privatizuar tashmë. Funksionimi i saj në të ardhmen është i paqartë. Arkitektura e ndërtesës i ngjanë ndërtesave industriale, ka një konstruksion të parafabrikuar dhe nuk paraqet ndonjë vlerë. si një veprimtari e parë skenike në qytetin e Gjilanit, është llogaritur nga rrjedhat e më vonshme kulturore dhe artistike si një pikënisje për Teatrin e ardhshëm profesional të Gjilanit. Historia e themelimit te Teatrit Profesionist te Dramës ne Gjilan shënon 1954-55, me rastin e te nentorit ne ketë qytet. Ky eveniment kulturor erdhi si rezultat i lëvizjes se gjere artistike ne vite, duke filluar me veprimtaritë e Klubeve dhe shkollave, tek lëvizjet artistike te viteve ‘50-’60. Në lëvizjen teatrore qyteti i Gjilanit ka një traditë të pasur, të lakmueshme e rrezatuese. Kështu, në hapësirën kohore, deri në themelimin e teatrit profesionist, lindën dhe shfaqën portretin e tyre artistik amator shumë shoqëri, ku sipas publikimeve të deritanishme, kjo datë është shkruar në një raport të botuar në të atëhershme Lidhja e Prizrenitorganin Liria nr. 8, që u botua në vitin 1944, në faqen e 3-të,nga duajeni i gazetarisë shqiptareLimon Staneci, ku pos kësaj shkruan se drejtori i shkollës Xhemal Xhahysa u falenderua për këtë shfaqje.... Në Gjilan, mësues në atë kohë ishin edhe disa mësuesë të ardhur nga pjesa tjetër etnike e trungut shqiptare, si Hasan Dyngjeri, por edhe Selami Hallaçi nga Presheva, por edhe nga Shkupi, [[Kurtesh Agushi. Sipas publikimeve të më vonshme për buletinin e shkollave arsimore, identifikohet edhe Xhemal Xhahysa, po ashtu mësues edhe drejtor shkolle, sikur edhe Hilmi Rexhepi, Halit Isaja, Njazi Fehmiu, Tahsin Sylejmani, Sadije Brestoci, Gjyste Sekuj, të cilët kanë qenë veprimtare të mundshëm, edhe të kësaj komedie. Shfaqja e parë llogaritet të ketë qenë, komedia “Vllazni interes” e Kristoi Floqi, e cila u shfaq me 26 mars të vitit 1944, , etj...; duke e bere ketë teatër një nga me te pasurit artistikisht ne shkalle kombëtare. Ne aktivitetet kombëtare teatrale te zhvilluara, trupa teatrale e Gjilanit ka marre pjese gjithnjë me nivel te larte artistik, duke marre shpesh here çmime për interpretimin e aktoreve dhe për regjine e skenografinë me te mire. Trupa teatrale ka dhënë shfaqje te ndryshme ne Kosove (ish- jugosllavi,) por edhe në territorin e ish Jugosllavisë. Ato vite renditet edhe vendet e para në festivale të Kullës e të Trebinjes.

 
Teatri qytetit sot

Shoqëritë teatrore dhe trupa (gjysmëprofesionale) të qytetit të Gjilanit

Redakto

Trupa teatrore-Artistë teatri, ku janë përfshirë : aktorët, regjisorët, dramaturgët, skenografët, kostumografët, koreografët, piktorët, disajnerёt, valltarët, këngëtarët, muzikantët, disenjatorët e ndriçimit, kreatorët e efekteve dhe zërave, grimerët, parukerët, krijuesit dhe animatorët e kukullave, kompozitorët dhe të gjithë ata që kreativisht kontribuojnë në krijimin e veprës teatrore.

Shfaqjet

Redakto

Rreth viteve të 70-ta të shekullit të kaluar, me angazhimin e Nuhi Matoshit- aktor të shkolluar në Prishtinë jeta teatrale në Gjilan dhe e Sabedin Shahiqit të cilët në fillim ndërmorën hapat e parë për aplikimin e njohurive profesionale në skenën e atyre viteve por edhe në veprimtaritë tjera në kulturë. Organizuan gara të recitatorëve në nivel të qytetit e rajonit dhe zgjodhën amatorë për nevojat e teatrit të këtushëm, filluan punë të programuar, përmes këshillave artistik për hartim të repertuarit dhe morën pjesë në garat e ndryshme të fushës dramaturgjike të atyre viteve, ku nisi jeta e mirëfilltë teatrore, që mori përmasa të gjëra dhe bëri që Teatrit të Gjilani të kthehet prej Shkupi, më 1976, aktorin tashmë formuar Muharrem Shahiqi si regjisor i teatrit, si edhe meritat e patjetërsueshme të vëllezërve Fetah dhe Ruzhdi Mehmeti, të cilët për herë të parë ia vunë bazat e një teatër gjysmë-profesionist siç kategorizohet aso kohe. Kjo trup artistike profesionistësh dhe numri i madh i entuziastëve, bëri që qyteti me përkrahjen insitutucionale pas avancimit në një shkallë të autonomisë së Kosovës, bëri që Gjilani të krijon emër jo vetëm brenda saj, Edhe pse me këtë shfaqje, gjatë e gjithë asaj kohe, arti skenik teatror në Gjilan nuk pati veprimtari tjetër. Deri me aktivizimin e shoqatave kulturore artistike nga entuziazistë të ndryshëm në kuadër të veprimtarive të tyre, kanë pasur edhe pika skenike me 1954-55, duke vazhduar kështu edhe gjatë gjithë periudhës së pasluftës si me dramatizimin e një romani e Sinan Hasanit nga ana e Hasan BunjakutNjë natë e turbullt”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur “ nga Ruzhdi Mehmeti etj. Mbase kjo veprimtari shumë vjeçare edhe shënoi ngritje e rënie të kohëpaskohshme, dhe hapin më të madh e arrin pas viteve ’70’80-ta, kur arritën kuadrat e para profesioniste nga jashtë Kosovës, kur edhe mori fizionominë e një organizmi më të plotë, si dhe u hodhën bazat e një teatri të nivelit gjysmë-profesional, duke u avancuan në teatër gjysmë-profesional, dhe bënë përpjekje të daljes jashtë lëvozhgës së metodave të realizmit. Identifikohen përmes qytetarëve të vjetër, duke e potencuar faktin se në hulumtimet e deri tashme nuk është hasë në ndonjë dokument të shkruar e as nuk është mësuar nga ndonjë shfaqje tjetër të shfaqura në Gjilan deri në vitin 1954, që kur ruhet kjo fotografi me aktorë gjilanas.

Në krijimtarinë artistike skenike zë vend të mirëfilltë edhe lëvrimi i dramës shqipe origjinale, dhe sidomos i komedisë, “Hotel Kashta”, në regji të Muharrem Shahiqit, “ Rropollari”, Beqir Musliut, komedisë i bazuar në hum orin e hollë tradicional të popullit. Në këtë periudhë të hershme të komedisë, ku vijnë edhe autorët e huaj, si “Buleta e lotarisë”. Atëherë u bën përpjekje nga Jahi Jahiu që të vihen në skenë autorë të rinj dhe emra të nde-ruar të dramaturgjisë shqipe dhe autorëve të huaj, duke sjellë edhe drama botrore dhe alternative të reja apo rryma moderne teatrore. Sidomos vlen të përmen-det se në skenën e këtij teatri u ngjitën me shfaqje nga emra të mëdhenj autorësh të skenës teatrore, ku pati guximi i trupës aktoresh e gjilanasve ishte tejet i madh, nga se përgatiti edhe shfaqje të autorëve që ishin të anatemuar si Minush Jero. Skena gjilanasve angazhoi edhe emra njerëzish të anatemuar edhe nga regjimi ve-ndor, duke krijuar pastaj edhe skandale, siç ishte rasti i Ramadan Agushit, i burgosur politikë. Dhe më vonë si bie fjala Gjenerali i ushtrisë së vdekur në regji të Fetah Mehmetit, që është shfaqur në vitin 1976 në Kullë të Vojvodinës, si realizim është përmendur edhe në vitin 1983..

 
Shfaqja nga Teatri

Mozaiku artistik i një ansambli

Redakto

Fotografia paraqet një ansambël artistik skenik e muzikor, ku aktorët që kanë inskenuar dramën “Gjaku vlon” të cilët e kanë shfaqur para artdashësve të qytetit në vigjilje të festive të nëntorit të vitit 1954. Të identifikuar në këtë foto janë: Taip Myezini, Ramiz Ajvazi, Jashar Jashari, Qamil Begu-Gjinolli e të tjerë. Faik Hetemit, ish-referent në sektorin e kulturës në Gjilan, ka konfirmuar se në maj apo qershor të vitit 1956, regjinë e kësaj shfaqje e kishte bërë Isa Gashi. Në këtë kohë në Gjilan vepronte edhe Shoqëria kulturo-artistike “Zenel Hajdini” që llogaritet të ketë vënë edhe bazat e artit skenikë në Gjilan, në kuadër të së cilës seksionin e aktrimit e udhëhiqte Tahir Ibrani-qi cili ishte edhe si prokuror në Gjilan. Sipas të dhënave të deritanishme, konfirmohet se: Isa Gashi shpesh here edhe i ndihmuar edhe nga Kristë Berisha, dhe trupa më prirje skenike të vihen shfaqjet skenike Monserati, Nita, shfaqje këto që i paraprijnë të përgatiteshin shfaqjet në Gjilan, edhe për tu reprizuar më pastaj edhe në qytete e vendbanime tjera të Kosovës, si edhe në Preshevë, Kumanovë e Shkup, tregon një veprimtar i kësaj gjenerate. amatorizmi skenik, pos në qendër, vazhdoi përfshirja e talentëve edhe nëpër shkollat e mesme të Gjilanit, ku profesorët dhe nxënësit përgatitnin shfaqje të ndryshme, prej nga dalloheshin talentët qoftë në garat e recitimit apo edhe të interpretimit, e të cilët kontribuonin edhe në teatrin e qytetit, i cili punonte në kuadër të shtëpisë së kulturës, e cila kishte një salle, që përdorej për shfaqjen e filmave, por edhe të shfaqjeve. Në shkollat e mesme të Gjilanit, në atë kohë vinin edhe nxënësit prej rrethinave të Leskovcit, Bujanoci, Medvegja, Presheva, Kumanova, Kaçaniku dhe vendbanimeve tjera të malësisë së Karadakut dhe Gollakut, ku edhe ata shquhen për lojëra skenike popullore, sikur edhe kjo veprimtari fillestare skenik qoi në forma dhe performancë, ndonëse në mënyrë amatore të zhvillohej ky aktivitet skenik. Më vonë Gjilani u bë edhe me shkollë skenik që po vazhdonte të përhapej edhe në anë tjera të Kosovës dhe të viseve të tjera me banorë shqiptarë, por edhe të artit muzikor, sepse në Shkollën normale “Skënderbeu”, Gjimnazi Zenel Hajdini e të tjera vatra edukative, arsimore, kulturore, artistike dhe edukative mësimore, duke u kthyer në një katedër të fuqishme të lojtarëve skenik. Gjatë viteve të 60 të shekullit të kaluar shfaqjet teatrale në shqipen e qytetarëve ishin të kohëpaskohshme, por asnjë vit nuk ka mbet pa u ngjitë në skenë një, dy apo më tepër premiera në gjuhën shqipe. E gjithë kjo punë është kryer në bazë të vullnetit të intelektualëve të këtij qyteti dhe entuziastëve regjisorë amatorë si Isa Gashi e ndonjë tjetër. Edhe pse ka dhënë edhe aktorë Teatrit të Prishtinës, të cilët qoftë në bazë vullnetare apo edhe zyrtare, kanë kthyer deri në Gjilan, për të përgatitur apo udhëzuar rreth përgatitjeve të shfaqjeve. Megjithatë, u krijuan vepra të mëdha skenike me vlera të nivelit kombëtar dhe artistik si dhe u interpretuan me mjeshtri të nivelit skenik të atyre viteve. Gjilani në këto vite ka pasur edhe veprimtari të ndryshme të ndërlidhura me artet skenike, karakteristikë është ajo se përbënte një moment më të rëndësishme në historinë e teatrit, duke iu vu bazat me ardhjen e dramaturgut Jahi Jahiut, një nga pesë dramaturgët që kishte Kosova e atyre viteve. Në krijimtarinë artistike skenike zë vend të mirëfilltë edhe lëvrimi i dramës shqipe origjinale, dhe sidomos i komedisë, “Hotel Kashta”, në regji të Muharrem Shahiqit, “ Rropollari”, Beqir Musliut, komedisë i bazuar në humorin e hollë tradicional të popullit. Në këtë periudhë të hershme të komedisë, ku vijnë edhe autorët e huaj, si “Buleta e lotarisë”. Atëherë u bën përpjekje nga Jahi Jahiu që të vihen në skenë autorë të rinj dhe emra të nderuar të dramaturgjisë shqipe dhe autorëve të huaj,duke sjellë edhe drama botrore dhe alternative të reja apo rryma moderne teatrore. Sidomos vlen të përmendet se në skenën e këtij teatri u ngjitën me shfaqje nga emra të mëdhenj autorësh të skenës teatrore, ku pati guximi i trupës aktoresh e gjilanasve ishte tejet i madh, nga se përgatiti edhe shfaqje të autorëve që ishin të anatemuar si Minush Jero. Skena gjilanasve angazhoi edhe emra njerëzish të anatemuar edhe nga regjimi vendor, duke krijuar pastaj edhe skandale, siç ishte rasti i Ramadan Agushit, i burgosur politikë. Dhe më vonë si bie fjala Gjenerali i ushtrisë së vdekur në regji të Fetah Mehmetit, që është shfaqur në vitin 1976 në Kullë të Vojvodinës, si realizim është përmendur edhe në vitin 1983.. Në vitet e 80-ta, I rikthyer në teatër pas provave të para dramaturgu, Jahi Jahiu, i ardhur si apsulvent i dramaturgjisë, si kuadër profesionist inskenoi tekstet dramatike të M.Kërlezhes ”Në agoni” dhe të atij të I. Breshanit” Hamleti në Livriçkën e poshtme”, sjell në skenë dramën e njërit nga autorët më të njohur kosovar të lëvrimit të dramaturgjisë, Beqir Musliut ” Familja e shenjtë”, për të cilën i patë përcjell një gazete e vetme në KosovëRilindja”. Aktualisht atyre viteve vihen në tendencë pozitive në drejtim të reformimit organizativ dhe artistik të teatrit që shpesh herë mbetën nën hije që nuk i shkonin përshtati politikës teatrore. Pavarësisht kësaj teatri tradicional po ia lëshonte vendin atij modern nëpërmes avancimit profesional dhe realizimit të shfaqjeve me sukses nga trupat lëvizëse teatrore në ato të instucionalizuar në ndërtesën e tyre me trupa gjysmë profesionale. Deri tash ka realizuar ky teatër mbi 130 shfaqje teatrore dhe mbi 1.000 repriza me autorë të vendit dhe të huaj. Së fundi ishte në festivalin e aktrimit në Fier. Në festivalin ballkanik të komedisë në Korçë, në festivalin ndërkombëtar të fëmijëve në Pogradec, në festivalin e dramaturgjisë shqiptare në Vlorë, në festivalin ballkanik të Elbasanit etj. Të gjitha këto veprimtari do të organizohen gjatë muajve qershor e korrik, ndërsa këtu në Gjilan do të shfaqen edhe disa premiera dhe projekte të reja teatrore. Ky është njëri nga letërnjoftimet e shkurtra të veprimtarive skenike që ka përgatitur teatri profesionist i Gjilanit. Në Gjilan dhe më gjerë tashmë ka marrë fizionominë e vërtetë dhe po kuptohet se në këtë qytet funksionon teatri profesionist, dhe ai po vepron si i tillë . Teatri i Gjilanit i ka të gjitha kushtet për të qenë teatër i nivelit kombëtar, andaj ky është një realitet që duhet të pranohet edhe nga të tjerët u reflektua si ngjarje e dorës së parë në sferën kulturës, arteve skenike, pamore apo edhe të letërsisë. Edhe filmi dhe teatri që janë të lidhura shumë me njëra tjetrën ka ngelur ende larg auditoriumit të gjerë, që e pasurojnë një gjendje të tillë shpirtërore dhe edukative për të krijuar një kulturë te lexuesit(auditori). Shumë studiues e kanë thënë , por edhe kjo po shihet,se së fundi po ballafaqohemi me krizën e publikut. Pasqyrë e njejtë është reflektuar edhe në disa paraqitje skenografika, muzikore, kostumografike, ndriçime teatrore.

Teatri i Gjilanit - skena tradicionale dhe moderne

Redakto

Në vitin 1990, regjimi serb i Milosheviqit, e ka vënë këtë teatër nën administrim të dhunshëm, duke i dëbuar nga teatri shumë nga artistët shqiptarë dhe duke vënë kontroll totalitar mbi krijimtarinë artistike të këtij teatri. Gjatë kësaj periudhe, në një sistem paralel të krijuar në kushtet e rezistencës aktive paqësore kundër regjimit totalitar serb, nëpër shtëpitë – shkolla u krijuan shumë nga kuadrot artistike, të cilat tashmë janë pjesë e ansamblit profesionist të këtij teatri. Në vitin 1999, pas mbarimit të luftës në Kosovë, ky teatër pagëzohet me emrin Teatri profesionist i Gjilanit. Gjatë 10 viteve të pasluftës, në këtë teatër janë vënë në skenë tekste të shumta të dramaturgjisë kombëtare dhe botërore: Viti 1993, shënon një fazë tjetër, kur të larguar nga puna e edhe nga salla e teatrit, aktorët gjilanas arritën që ta mbajnë kontinuitetin e vet, duke përgatitur shfaqje edhe nëpër shtëpi private e duke i vënë në skenë nëpër shkolla e shtëpi të kulturave nëpër fshatrat e Gjilanit. Nga shfaqjet e realizuar më së miri është parqitur me dramën origjinale të autorit e aktorit, Naser Zymberit, të shfaqur në sallën e kulturës së fshatit Përlepnicë në vitin 1998. Gjilani ka traditë në sferën e zhvillimit të veprimtarive kulturore dhe artistike. Gjatë viteve të pasluftës u konsolidua edhe trupa artistike, si institucion i tretë kombëtar në Kosovë. Me gjithë baticat dhe zbaticat që përjetoi ky teatër, i cili zënë fillin me krijimin e institucioneve profesioniste në Kosovë dhe rajon, ku gjatë kësaj karriere ka arritur që të arsyetojë të qenit e një teatri profesionist falë punës dhe të arriturave të këtij teatri, i cili ka krijuar mundësi për të ecur ne këmbë të veta. Marrë nga Qasje tjetër për skenën, N.Ramadani, Arkivi rajonal i Gjilanit,Qendra rajonale për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Gjilan, Mediat, shtypi, prononcimet , editimet, publiku) Teatri profesionist do të duhej që të jetë një strumbullar i atyre që kanë për zanat këtë zeje të moçme, që të jetë vërtetë tempull Talie me perspektiv në të ardhmen. Për njohësit e teatrit, krijimi i institucioneve kulturore dhe veprimtaria stabile e tyre në Kosovë po i brenë ndërgjegjja se si duhet ta bëjmë teatrin, që të jetë vërtetë një Tempull Talie, të cilët konsiderojnë se teatër profesionist është ai institucion i cili ka repertorin dhe trupën profesioniste, që merret me vlera dhe shfaqje profesionale. Ky institucion kulturor, i cili është shpallur institucioni më i mirë në dy tre vitet e fundit në komunë dhe në disa manifestime teatrore me karakter garues, si në Festivalin e teatrove të dramës shqiptare në Gjilan etj. Komuniteti teatror i Gjilanit i ndihmuar edhe nga intelektualët, artdashësit gjilanas, si entuziastët dhe veprimtarët tjerë të Gjilanit, arritën që nga viti 1991 e këndej, të mbajnë ritmin teatral gjilanas me nga 2-3 premiera në vit, por edhe mbajtjen e shtyllës teatrore të “Flakës së janarit…” duke e zgjeruar në Festival të dramës shqiptare vendor të teatrove. Teatri i Gjilanit, sikur edhe shumë teatro të tjera në një fazë tranzicioni siç është shoqëria jonë është ballafaquar me probleme financiare të natyrave të ndryshme, sidomos të sigurimit të pagave dhe financimit të projekteve të parapara me repertorit. Ne shkurt te 1999 ne 90 vjetorin e spektaklit te pare teatral ne qytetin tone, Teatri mori emrin e shkrimtarit te madh gjilanas, Beqir Musliut. Ne repertorin artistik te teatrit “, bëjne pjese jo vetëm vepra te autoreve shqiptare dhe te huaj. Teatrit i mungon një fond i konsoliduar, ashtu siç është premtuar në janar kur është bërë zyrtarizimi i statutit të këtij teatri i avancuar në radhët e tre Teatrove profesionale në Kosovë. Teatri profesionali Gjilanit është nën juridiksionin e Komunës së Gjilanit Teatri profesionist i Gjilanit i garanton të gjitha kushtet për të qenë teatër kombëtar, pasi që sivjet pritët që të realizohet një projekt për meremetimin e sallës së Teatrit në vlerë të mjeteve të siguruar nga Qeveria dhe komuna prej 160 mijë euro, të cilat do të konkretizohen në mënyrë sukseseve. Pozita gjeografike e qytetit të Gjilanit i siguron këtij teatri produktet e artit skenik që ofrojnë edhe komunat e Vitisë, Dardanës, Artanës, si dhe të Bujanocit, Preshevës e Kumanovës, që janë në juglindje të Kosovës, përkatësisht duke përfshirë edhe të Maqedoninë veriperëndimore, të cilat janë të banuara kryesisht me popullatë shqiptare . Teatri i Gjilanit tashmë ka edhe disa breza të aktorëve, që e bartin mbi supe përvojën dhe trashëgiminë e pasur teatrore, nga brezi i parë: Muharrem Shahiqi, aktor dhe realizator i shumë shfaqjeve, Ruzhdi Mehmeti, aktor, Jahi Jahiu, dramaturg, Nuhi Matoshi, regjisor, Naser Zymberi, aktor dhe autor i disa skenarëve për skenë etj, si dhe repertorin që prej 35 vitesh me një brez të ri, të shkolluar nëpër akademi të ndryshme të arteve të diplomuar viteve te fundit, dhe me dhjetëra të tjerë që gjendën nëpër Akademi të arteve dramaturgjike në Prishtinë, Tiranë e Tetovë. Teatri i Gjilanit edhe në këto katër vitet e pas luftës, realizoi 21 premiera dhe qindra repriza te tyre, si në Gjilan, po ashtu edhe ne qendrat tjera të Kosovës, Maqedonisë e me gjerë. Nga viti 1971, ky teatër punon e vepron sipas parimeve vetanake, me 10-21 punëtorë. Administrata e Përkohshme e Kosovës si dhe Kuvendi i Komunës së Gjilaniti kishte njohur fillimisht statusin profesionist, i cili aktualisht ndanë paga mujore për 21 punëtorë të stafit drejtues, menaxhues, mirëmbajtës, atij teknik dhe artistik. Me realizim e projekteve të ndryshme,Teatrin i Gjilanit, krijon fonde të pavarura, i cili ka bërë të mundshme mbajtjen e vetvetes në këtë kohë kur ende nuk ndahen mjete te domosdoshme nga institucionet, kjo rrjedh ndoshta nga që në përgjithësi në Kosovë nuk ka mjete te mjaftueshme, kryesisht për asnjë lami. Me sa dimë askund në botë nuk mbahen teatrot nga fonde të veçanta, dhe vetëm duke siguruar mjete të nevojshme teatrot janë të qëndrueshme dhe të arrira. Pra, teatri ka mbijetuar përmes disa donacioneve, ka vepruar sa për aktivitet dhe ka lënë hije në historikun këtij rajoni, pavarësisht se në disa raste ka ecur edhe keq. Gjilani ka kërkuar vazhdimisht nga Ministria përkatëse që t`ia njohë statusin profesionist Teatrit të Gjilanit, i cili në mënyrë aktive vepron që nga viti 1944 dhe posedon një galeri të tërë të aktorëve, regjisorëve, dramaturgëve, që kanë filluar dhe ndërtuar karrierën artistike në këtë teatër, sikur që ka edhe një fond të madh të shfaqjeve të realizuara. Qytetarët pyesin më të drejtë, se kur do të kemi një teater me reportor të rregullltë dhe kinema në qytet, në teatër një shfaqje të mirëfilltë skenike apo një festival të dramës si Flaka e janarit, apo pantomimave, komedisë si ajo në Preshevë, Diber, jo kopje e festivaleve të tjera, por tablo të natyrshme artistike origjinale. Apo, ndoshta, aq u bën atyre që merren me këto gjëra, që janë aq të ndjeshme, me peshë dhe përgjegjësi profesionale në sferën artistike, sociale dhe kulturore.

Objekti

Redakto

- infrastruktura festivali Talia e Flakës janarit dhe trupa teatror

Redakto

Si përfshirje: Gjithë veprimtaria kulturore është bërë për hir të formës institucionale, dhe për vlerë dhe qëllime artistike. Këto, pra janë kryesisht ato ngjarje që e karakterizojnë sferën e kulturës teatrore në Gjilan. Në shfrytëzim Teatri ka hapësirën e objektit që ka pasuar më herët, por edhe pas luftës së fundit në Kosovë, ndërtesë e cila është rinovuar sivjet me një pamje simbolike. Ajo ka sallën e shfaqjeve të përgjegjshme, një skenë përmasash të një gjerësie dhe një thellësie standarde, ka edhe skenën e vogël, katër grimore, punëtoritë e garderobierit, parukierit, skenografit, si dhe hapësirë tjetër për nevoja të tjera, që i duhen një institucioni të mirëfilltë teatror. Jahi Jahiu, dramaturg,[2] i cili ka realizuar tri projekte madhore dhe të adaptuara për skenë me të cilat gati se identifikohet ky teatër, ka punuar gjatë viteve të ’80-ta në Televizionin e PrishtinësRTP në programin e dramës, ndërsa ishte për një madat drejtor i Teatrit Kombëtar të Gjilanit, që konsiderohet si themelues i teatrit profesionist të qytetit. Jahi Jahiu, dramaturg dhe njohës i teatrit, e konsideron se “krijimi i institucioneve kulturore dhe veprimtaria stabile e tyre në Kosovë ngec pa fajin e atyre të cilët merren me këtë punë profesionalisht, dhe këta sikur i bren ndërgjegjja që nuk po mund ta bëjnë teatrin që të jetë vërtetë një tempull i Talias”. Ai thotë se “teatër profesionist, është ai institucion, i cili paguhet dhe është i përgjegjshëm për këtë veprimtari artistike, ka repertorin dhe trupën profesioniste, i cili merret me vlera dhe shfaqje profesionale”.

Teatri i Gjilanit si teatër profesionist

Redakto

Teatri i Gjilanit shpallët teatër profesionist, nën juridiksioniin e Komunës, drejtor, drejtor artistik. ky qytet ka një traditë të gjatë të zhvillimit të teatrit, ngase me vite është rritur dhe ngritur gjithnjë e më shumë duke i ofruar publikut shfaqje të suksesshme që gjithmonë janë pëlqyer dhe kanë marrë pjesë në shumë festivale teatrore. Prandaj, pikërisht për këtë qëllim bëhet avancimi i tij në teatër profesionist pas luftës ka realizuar projekte profesioniste, me të cilat shfaqje ka mbuluar tërë rajonin.

Menaxhmenti dhe udhëherqja artisike

Redakto

Trajtimi i këtij teatri do të jetë, si statusi i teatrit të komunave të Kosovës, jo si Teatër Kombëtar. Ministria e Kulturës ka përkrah financiarisht vetëm një staf menaxhuar, tre deri në pesë punëtorë dhe komuna për 21 të tjerë. Një avancim i tillë nderon edhe plejadën e shkrimtarëve dhe artistëve me në elitën krijuese dhe artistike të Gjilanit, që aq shumë kontribuuan për këtë teatër. Gjithashtu, i është premtuar se Gjilani gjithmonë ka për të mbështetur këtë institucion kulturor tepër të rëndësishëm, se këtë vërtetë e meritojnë qytetarët, artdashësit, artistët e Gjilanit dhe e tërë Kosova juglindore, pra me këtë rast po u shpërblehet puna aktorëve , që nga plejada e parë e deri tek ata më të rinj, që kanë dal nga akademitë e arteve. Ne kemi potencial dhe kuadro më shumë se kushdo tjetër, dhjetëra studentë janë nëpër Akademi për teatër dhe film, ndërsa potencialin më të madh publikun artdashës, që gjithherë mbushë sallën, do shkëlqejmë edhe më shumë përmes lojës sonë aktoriale” shprehet Jashar Shahiqi, artistë i skenës gjilanasve, duke shtuar, se: Ëndrra e kamotshme e aktorëve të këtij teatri, në fund të fundit i është bërë realitet, ndërsa Jahiu, kthimin e tij në teatër, në të cilin vepronte që nga vitet e 70-ta, së bashku me artistët: S. Shahiqin, N.Matoshin, F. R. Mehmetin, M. Shahiqin, N. Zymberin, etj Jahiu thotë se, ishte një obligim më shumë moral se sa material, por një situatë mjaftë konfuze ndodhi pastaj, ku për hir të do farë interesave të ngushta, si pasojë e hyrjes së politikës si kriter profesional në vend të kriterit artistik profesional, e të cilat u reflektua negativisht në vazhdimin e punës së artistëve. Mbase në fund, a do të mund të bëjë dhe mbajë veten si teatër profesionist pa kuadro të tilla, kur në teatër kenë mbetur vetëm disa aktorë më shkollë të lartë të aktrimit, të tjerëve që kanë edhe përvojë në këtë skenë, si dhe tre katër kuadro tjera të akademive të artit. Jeta teatrore pas manifestimit shumë-kulturor Flaka e janarit/ skenike ishte rrudhur ne minimum për vetëm tre-katër shfaqje që do ringjallët. U realizua një projekt për meremetimin e sallës së Teatrit/ Teatri profesional në Gjilan. Teatri i Gjilanit se shumë shpejt do të fillojnë për verën e sivjtme (2013)edhe me organizimin e punëtorive, ringjalljes së skenës alternative, organizmin e debateve e forumeve, krejt kjo me qëllim që të sillet një spektator i mirëfilltë, që të ketë një repertor të qëndrueshëm e i cili i përgjigjet nevojave e dëshirave të publikut. Teatri profesional në Gjilan, mbahet mend për organizimin e shfaqjeve artistike skenike, ku nga të dhënave në dokumentet e shkruara dhe të deklaruara është prezent me shpalosje të vlerave skenike, shfaqje, prezentime paraqitje në jetën publike prej 26 marsit të vitit 1944.

References

Redakto
  1. ^ - Në këto vite ka pasur edhe veprimtari të ndryshme të ndërlidhura me artet skenike, karakteristikë është ajo se përbënte një moment më të rëndësishme në historinë e teatrit, duke iu vu bazat me ardhjen e dramaturgut Jahi Jahiut, një nga pesë drama-turgët që kishte Kosova e atyre viteve. Në vitet e 80-ta, i rikthyer në teatër pas provave të para dramaturgu, Jahi Jahiu, i ardhur si apsulvent i dramaturgjisë, si kuadër profesionist inskenoi tekstet dramatike të M.Kërlezhes ”Në agoni” dhe të atij të I. Breshanit” Hamleti në Livriçkën e poshtme”, sjell në skenë dramën e njërit nga autorët më të njohur kosovar të lëvrimit të dramaturgjisë, Beqir Musliut ” Familja e shenjtë”, për të cilën i patë përcjell një gazete e vetme në Kosovë “Rilindja”. Pastaj, "Ligatina", dramë e Nebi Islami (Musa Ramadani) regjisor Jahi Jahiu&(I.Ymeri), Panairi i Gjilanit, 1995. Si dramaturg, drejtor teatri dhe regjisor i shfaqjes Ligatina dramë e Nebi Islamit, e realizoi, si dhe u mundësoi që të vihen në skenë një varg autorë të rinj të cilët ngjitën në skenë Talia me emra të nderuar artsitë, aktor dhe autorë të dramaturgjisë shqipe dhe autorëve të huaj, duke sjellë edhe drama botrore dhe alternative të reja apo rryma moderne teatrore. Sidomos në skenën e këtij teatri u ngjitën me shfaqje nga emra të mëdhenj autorësh të skenës teatrore, ku pati guximi i trupës aktoresh e gjilanasve ishte tejet i madh, nga se përgatiti edhe shfaqje të autorëve të mëdhenjë kombëtar dhe botëror. Jahi Jahiu ishte anëtar i Këshilli Drejtues te Qendra Kinematografike e Kosovës
  2. ^ Në Festivalin e Komedisë shqiptare të mbajtur në Preshevë në konkurrencë me shfaqjet me të cilat kanë marr pjesë teatrot nga Shqipëria, e Kosova, regjisori dhe autori i shfaqjes “O s`kam një shok”, Jahi Jahiu, ka fituar dy çmime në Festivalin e Komedisë shqiptare në këtë festival është përfaqësuar me dy shfaqje nga Teatri profesionist i Gjilanit dhe shtëpia teatrore “Laboratorium”,ku është nderuar për shfaqjen më të mirë dhe regjinë më të mirë. Regjisor dhe dramaturg i shfaqjeve skenike:Familja e shenjtë, Beqir Musliut, dramaturg dhe regjisor, Jahi Jahiu, Teatri profesional Gjilan, 1984. ” Në agoni”, Mirosllav Kërlezha, drama dhe regjia J.Jahiu,Teatri profesional Gjilan, [[Mate Kapuralica “Hamleti në Livriqkën e poshtme” Ivo Breshan, drama dhe regjia Jahi Jahiu, shfaqje Teatri profesional Gjilan. Seriali i TVP "Autobusi", 1988, dramaturg, koautor. Ligatina, dramë e Nebi Islamit sipas romanit të(Musa Ramadani),regjisor Jahi Jahiu&(I.Ymeri). Autor i dramave shfaqjeve dhe regjisor: Panairi i Gjilanit,Teatri profesional Gjilan, Gjilan, 1998. Shfaqja teatrore " O. skam një shokë", autor dhe regjisore, Jahi Jahiu, Teatri profesional Gjilan, Gjilan, 2010. Tra(n)gullat, Teatri Dodona,regjisor Agim Selimi, Prishtinë, 2014


Lidhjet e jashtme

Redakto

Burimi i të dhënave

Redakto

Literatura

Redakto
  • LITERATURA| Bot.[File:Qasje tjetër për skenën autor Nijazi Ramadani.pdf|thumb|Nijazi Ramadani(shqip: "Qasje tjeter në teater"), 2008, edicioni: (shqip: "Rrjedha")]
  • | Monografia e Gjilanit, botim i KK=së së Gjilanit
  • | 'Ramadani, Reshat, Gjilani – retrospektivë kulturore, Gjilan, 2002
  • |Selmani, Aliriza, Nazmi Mujaj, Arkivi Ndërkomunal në Gjilan, Udhërrëfyesi i fondeve dhe koleksioneve arkivore (vëllimi i parë), Gjilan, 2007.Reshat Ramadani|Veprimtaria e SHKA-ve të Gjilanit
  • |Hasan Bunjaku|Teatri i Qytetit - Jeta kulturore (1945-1999)Institucion me atribute të shëndosha kombëtare - Aksente nga prezentimi te Monografia e Gjilanit-Studim monografik nga grup autorësh, 2012, Gjilan.