Jahi Jahiu
Jahi Jahiu
Informacione
Ditëlindja: 1959
Vendlindja: Sllubicë, Gjilan
Aktiviteti: Dramaturg,, Kritik,

Teatrolog, Analist

Nënshtetësia: Kosovar


Jahi Jahiu lindi në fshatin Sllubicë të komunës së Gjilanit, më 1959, shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Gjilan, ndërsa Fakultetin e Arteve - Dramaturgjia, Universiteti i Beogradit.Jahiu është njëri nga pesë dramaturgët e parë shqiptar.[1]

Biografia

Redakto

Jahi Jahiu, dramaturg dhe teatrolog, i cili ka realizuar dhjetra projekte madhore dhe të adaptuara për skenë me të cilat gati se identifikohet si teatrolog, dramaturg. Ai, ka punuar gjatë viteve të ’80-ta, në Radoi Televizioni i Prishtinës RTP në programin kulturor/artistik dhe të dramës, ish drejtor te Teatri profesionist i Gjilanit në një mandat të kaluar pesëvjeçar. Jeton e punon në Gjilan.

Veprimtaria skenike

Redakto

Jahi Jahiu te Teatri profesionist i Gjilanit në vite '80-90-ta, i sjellë në skenë të shkruara dhe inskenuar prej tij, vepra të mëdha dhe me vlera e të nivelit kombëtar dhe botëror, si dhe vepra tjera artistike të nivelit skenik të atyre viteve. Ishte karrierë e arrirë të atij profili që po e bënte ai, në jetën skenike, kur ishte momenti që po bënte një ngjitje më të rëndësishme në historinë e teatrit, kur edhe i vihen bazat e një teatri modern, atëherë kur më së miri iu gjet teatrit Gjilanit në një gjendje gjysmëprofesionist. Dhe me ardhjen e tij si një nga pesë dramaturgët që kishte Kosova e atyre viteve. [2]

Krijimtaria artistike skenike sapo kishte zënë vend të mirëfilltë në lëvrimin e dramës shqipe origjinale, si: “ Rropollari”, " Familja e shenjtë ", ku si dramaturg dhe regjisor i shfaqjeve të autorit Beqir Musliut, te zhanrit dramë e komedi, dhe i bazuar në satirë dhe humorin e hollë tradicional të popullit, ndiqte të seriali i TVP "Autobusi". Me ardhjen në Teatri profesionist i Gjilanit dhe te Telivisioni i Prishtinës në vitet e '80-90-ta, vijnë edhe autorët e huaj. Jahi Jahiu inskenoi tekstet dramatike të Mirosllav KërlezhesNë agoni” dhe të atij të Ivo BreshanitHamleti në Livriçkën e poshtme”, duke e sjell në skenë dramën e njërit nga autorët më të njohur Beqir Musliut’ Familja e shenjtë” . Pastaj, "Ligatina", dramë e Nebi Islami(Musa Ramadani) regjisor Jahi Jahiu&(I.Ymeri), Panairi i Gjilanit, 1995. Si dramaturg, drejtor teatri dhe regjisor i shfaqjes Ligatina dramë e Nebi Islamit, e realizoi, si dhe u mundësoi që të vihen në skenë një varg autorë të rinj të cilët ngjitën në skenë Talia me emra të nderuar artsitë, aktor dhe autorë të dramaturgjisë shqipe dhe autorëve të huaj, duke sjellë edhe drama botrore dhe alternative të reja apo rryma moderne teatrore. Sidomos në skenën e këtij teatri u ngjitën me shfaqje nga emra të mëdhenj autorësh të skenës teatrore, ku pati guximi i trupës aktoresh e gjilanasve ishte tejet i madh, nga se përgatiti edhe shfaqje të autorëve të mëdhenjë kombëtar dhe botëror. Jahi Jahiu ishte anëtar i Këshilli Drejtues te Qendra Kinematografike e Kosovës. [3]

Çmimet

Redakto

Në Festivalin e Komedisë shqiptare të mbajtur në Preshevë në konkurrencë me shfaqjet me të cilat kanë marr pjesë teatrot nga Shqipëria, e Kosova, rRegjisori dhe autori i shfaqjes “O s`kam një shok”, Jahi Jahiu, ka fituar dy çmime në Festivalin e Komedisë shqiptare në këtë festival është përfaqësuar me dy shfaqje nga Teatri i Gjilanit dhe shtëpia teatrore “Laboratorium”, ku është nderuar për shfaqjen më të mirë dhe regjinë më të mirë.[4] Se fundi mori Çmimin për skenar në Festivalin e Dramës shqipe te 'Tali e Flakës janarit 2015,Gjilan.

Skena dhe dramaturgjia

Redakto
 
Jahi Jahiu

Regjisor dhe dramaturg i shfaqjeve skenike:

References

Redakto
  1. ^ Nje qasje ne teater ,bot.”Rrjedha" 2004
  2. ^ Nijazi Ramadani: Nje qasje ne teater ,bot.”Rrjedha" 2004
  3. ^ Nijazi Ramadani: ‘’’Nje qasje ne teater ‘’’,bot. Rrjedha" 2004|
  4. ^ Josif Papagjoni, bot. Standard, Tiranë 2015Trangullat Jahi Jahiut[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme

Redakto