Kosovafilmi
Kosovafilmi është organizatë për prodhimin, distribuimin dhe shfaqjen e filmave. Është themeluar me 20 shkurt 1969 me vendimin e Kuvendit të Kosovës. Drejtori i parë ishte Abdurrahman Shala. Në vazhdim Kosovafilmin e ka udhëhequr Azem Shkreli, në periudhën e të cilit janë realizuar filmat më të suksesshëm dhe me të mirë, pastaj Xhevat Qorraj, Ekrem Kryeziu. Drejtor i tashëm i Kosovafilmit është Gani Mehmetaj. Kosovafilmi ka zhvilluar aktivitetin e vet në sektorin e prodhimit, me filma të shkurtër, dokumentarë dhe më vonë filma të metrazhit të gjatë. Në vitin 1969, Kosovafilmi bën kooproduksionin e parë me Filmske Novosti, Beograd, Avala Film, etj. Në vitin 1971, është themeluar sektori i distribuimit të filmit: shitblerja e filmave dhe shfaqja e tyre me të drejta ekskluzive në tërë hapësirën e ish-Jugosllavisë. Ka blerë dhe distribuar 200 filma artistik të prodhimit të huaj, kryesisht perëndimor.
Kino filma
RedaktoKjo është lista e kino filmave të prodhuar nga Kosovafilmi.
- Dashuria e parë (bashkëprodhim)
- Rekviem për të Nesërmen (bashkëprodhim)
- Koka ime e krisur (bashkëprodhim)
- Si të vdiset
- Hedhësit e bombave (bashkëprodhim)
- Sulmi i kuq
- Dervishi dhe vdekja (bashkëprodhim)
- Majat e Zelengorës (bashkëprodhim)
- Kur pranvera vonohet
- Era dhe lisi
- Gjurmë të bardha
- Lepuri me pesë këmbë
- Përroi vërshues
- Njeriu prej dheut
- Proka
- Pikniku
- Rojet e mjegullës
- Kukumi
Filma dokumentarë
Redakto- Artikulli kryesor: Filma dokumentarë të prodhuar nga Kosovafilmi
Kosovafilmi ka prodhuar një numër të madh filmash dokumentarë nga të cilët ndër të dalluarit janë: "Brigadat kosovare", "117", "Bukë e kryp e Zemër", "Tepricat", "Pik e Gur", "Ngjyrat e dheut", "Dita e Mërgimtarëve", "Kur pranvera xhirohet" etj.
Shpërblimet
RedaktoKosovafilmi me prodhimet e veta ka arritur këto çmime:
- “Era dhe lisi” prodhim i vitit 1979
- Regjisor Besim Sahatçiu Çmimet: - “Arena e Artë” për skenar “Pula 1979” - “Arena e Art” për rolin kresor “Pula 1979” - “Shperblimi tradicional i kritikeve te filmit” Sarajeve 1979”
- “Rojet e mjegullës” prodhim i vitit 1988
- Regjisor Isa Qosja
- “Proka” prodhim i vitit 1987
- Regjisor Isë Qosja Çmimet: “Shperblimi Shpresat e Reja” Kanë 988
- “Gjurmë të bardha” prodhim i vitit 1980
- Regjisor Ekrem Kryeziu Çmimet: “Arena e Bronzit” për regji “Pula 1980”
Filmat dokumentarë
RedaktoRegjisor Besim Sahatçiu
Çmimet: Pllaketa e Artë në Festivali e Filmit Dokumentar dhe të Metrazhit të shkurtër – Beograd 1978
- “Tepricat” prodhim i vitit 1981
Regjisor Ekrem Kryeziu Çmimet: Diplomë për regji në Festivalin e Filmit Dokumentar dhe të Metrazhit të shkurtër Beograd 1981
2003 “ Zakonet e shqiptarëve në Mal të Zi”, dokumentar Emin Halili. 2003 “Kosovafilmi dikur”, Isa Qosja, dokumentar
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Në amëzën kosova.com; Qasje e gabuar që shkel një varg të ligjeve - nga Hasan Zekaj.
- Në amëzën kosova.com; Kundërshtim ndaj dyfishimit të vendimit për statutin e Kosovafilmit - nga Gani Mehmetaj