Mulliri i Tabakhanes

monument kulture në Kosovë
(Përcjellë nga Mulliri në Tabakhane)

Mulliri në Tabakhane është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.

Mulliri në Tabakhane
LlojiArkitekturore
VendndodhjaPrizren, Kosovë
NdërtuarShek. XX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës431

Përmbledhje

Redakto

Mulliri gjendet në kompleksin e “Tabakhanes”, i cili shtrihet në bregun verior të Lumbardhit, në mes të Xhamisë së Ahmed-Beut, Xhamisë së Suziut dhe ndërtesës së Beledijes. Lagjja e “Tabakhanes” ka marrë këtë emër pasi që aty bëhej përpunimi i lëkurës me të gjitha proceset përkatëse: larja, tharja, ngjyrosja etj. Pas vërshimeve të nëntorit 1979, Tabakhania pothuajse tërësisht u shkatërrua dhe humbi pamjen e vet karakteristike, kështu që tani kanë mbetur vetëm mulliri dhe depoja e lëkurës. Mulliri i Tabakhanes është ndërtuar në shek. XVIII. Ka planimetri drejtkëndëshe, të mbuluar me kulm treujor. Hapësira e saj është e ndarë në dy pjesë, ku gjendet dhoma e mullinjxhinjve, dhe hapësira tjetër ku gjenden hyrja, dy gurë për bluarje të drithit, vendi për drithëra të pa bluara, vendi për drithëra të bluara dhe kanali i ujit. Prej kohës kur është ndërtuar e deri më sot mulliri ka pësuar rinovime të shumta. Gjatë vërshimeve të vitit 1979 është rrënuar një pjesë a madhe e strukturës së mureve. Tani nga gjendja origjinale kanë mbetur një pjesë e strukturës së mureve nga guri dhe qerpiçi në pjesën perëndimore dhe jugore. Mulliri i Tabakhanes është i vetmi mulli aktiv në Prizren, dhe paraqet një dëshmi materiale të mënyrës së përpunimit të miellit në të kaluarën.[2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Prizreni i Lashtë - Morfologjia e ecurive për ruajtjen e kulturës materiale, Muhamed Shukriu, 2001

Lidhje të jashtme

Redakto