MUSA (Ahmet) Gërguri, lindi në Bardh të Madh me 07.12.1942 ishte bibliograf i shquar shqipëtar.

Jetëshkrimi

Redakto

Shkollen fillore e kreu ne vendëlindje kurse atë të mesme (Medresenë Alaudin) në Prishtinë. Qysh në fillet e para të studimeve u veçua për intelekt, zgjuarësi dhe karakter të çëndrueshëm fetar e kombëtar.

Medresen e Lartë e përfundoi në Sarajevë me 23. 06. 1965, kurse studimet e larta i vazhdoi në universitare në Beograd për Gjuhë dhe letërsi Arabe ku diplomoi me 24.09. 1969. Ka specializua në lëminë e Orjentalistikës.

Ishte perosni i II-të i diplomuar nga Bardhi I Madh.

Pas kthimit në vendlindje për një kohë të gjatë punoi si Shef i "Përpunimit të librit" në Biblotekën Popullore dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë. Është kontribues i madh i zhvillimit të biblografisë Kosovare dhe ka përfaqësuar Biblotekën Popullore dhe Universitare të Kosovës në shumë forume në Shqipëri, ish Jugosllavi dhe Evropë.

Është autor i disa përmbledhjeve biblografike të botuara nga Biblioteka Popullore dhe Universitare e Kosoves.

Botimet më me vlerë janë:

Ishte ndër të parët njohës të shkëlqyer të gjuhës arabe dhe nga orjentalistët e respektuar.

Pas pensionimit të merituar u përcaktua si ImamXhaminë e Madhe të Bardhit të Madh në vitin 2005 ku dha një kontribut shembullorë në nisjen dhe përfundimin e shumë projekteve dhe punëve në të mirë të shoqërisë.

Në 26.11. 2012 ju nda mirënjohje në shenjë të "Kontributit të tij fetar dhe kombëtar në edukimin e brezave të rinjë dhe ruajtjes së fesë dhe atdheut" nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë.

Pas 15 viteve shërbimi me nderë si Imam me 21.06. 2019 mbajti "Hytben Lamtumirëse" dhe për shkaqe shëndetësore dha dorëheqje nga detyra në moshën 77 vjeqare.

Ndërroi jetë në moshën 78 vjeqare me 25.10. 2020.