Mushkëria

(Përcjellë nga Mushkëritë)
This is the stable version, checked on 17 tetor 2022. 4 pending changes await review.

Mushkëritë (lat. pulmo, -onis m.) janë organe të frymëmarrjes. Në trupin e njeriut janë dy mushkëri e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy pulmonarë dhe në anën e djathtë në tre pulmonarë. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Ajri lëvizet prej muskujve ndërmjet brinjëve dhe muskulit të diafragmës. Mushkëritë janë të mbështjellura me mbështjellës shumë të hollë e cila quhet pleura.

Mushkëritë

Ndërtimi i mushkërive të njeriut

Redakto
 
Struktura e alveolave

Në trupin e njeriut janë dy mushkëri, e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy lobe dhe në anën e djathtë në tre lobe. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Pulmonaret ndahen në 9/10 segmente. Në mushkërine e djathtë gjenden 10 segmente. Në krahun e majtë mungon segmenti i 7-të kështu që me këtë zemra i jep një vend. maja e sipërme e mushkërisë diku rreth 3–4 cm është larg nga klavikula, kurse poshtë mushkërive shtrihet diafragma. Mushkëritë kufizohen nga ana e stomakut me brinjën e 6, anash me brinjën e 8 dhe nga shpina me brinjën e 10. Mushkëria e majtë në përgjithësi është më e vogël, ngase në afërsi të saj gjendej e vendosur zemra. Volumi i mushkërive tek njeriu përmban diku rreth 5 deri 6 litra. Bronket që e bëjnë përcjelljen e ajrit përfundojnë në qese të vockla, që quhen [[alveola] ose qeset e mushkërive. Këtu ndodhet pra shkëmbimi i gazeve. Sistemi i tërësishëm i frymëmarrjes ndryshe quhet edhe sistemi bronkial.

Sëmundjet

Redakto

Ushqimet që ndihmojnë në pastrimin e mushkërive

Redakto

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm janë: Çaji jeshil, lëngu i limonit, lëngu i boronicës së kuqe ose ananasit, lëngu i karrotës, xhenxhefil dhe rigoni.