Bronkiti akut
Bronkit akut (kallja e letë e mushkërive) llogaritet ndezja e përkohshme e e rrugëve të mëdha të frymëmarrjes (bronkeve) e cila shoqërohet me kollë, sekrecion të hundës dhe temperaturë si dhe simptome të tjera të përgjithshme.
Diagnoza Redakto
Diagnoza e bronkitit akut është një nga diagnozat më të shpeshta te mjeku i përgjithshëm edhe pse definimi dhe patofiziologjia e bronkitit akut janë shumë të paqarta. Diagnoza më e mirë do të ishte ndezje akute e traktit të frymëmarrjes, sepse rregullisht përveç bronkeve janë të prekura edhe pjesë të tjera të traktit të frymëmarrjes.
Simptomat Redakto
- kollë e fortë
- bllokim hundësh
- sekrecione nga hunda
- dhembje në kraharor
- debulesë
- mungesë oreksi
- dhembje koke
- dhembje muskujsh dhe kockash
- temperaturë jo e lartë
Predispozicioni Redakto
Faktorët e riskut:
- faktorët ambientalë (tymi i duhanit, ndotja e ajrit, infeksionet virale në moshë të vogël);
- faktorët individualë: raca, seksi, mënyra se si reagojnë ndaj tymit të duhanit apo infeksioneve virale kur janë fëmijë,
- deficiti i alfa1-antitripsina (një proteinë që prodhohet nga mëlçia, e pajisur me një efekt të fortë “mbrojtës: mbi strukturat pulmonare).
Terapia Redakto
Këshilla Redakto
Personat e prekur nga bronkiti duhet të ndjekin disa rregulla të thjeshta, por që mund t’i ndihmojnë në eliminimin e komplikacioneve. Përveç kontrolleve të vazhdueshme te mjeku i familjes, rekomandohet të mos pini duhan, sepse është ndër faktorët kryesor predispozues për shfaqjen e këtyre problemeve. Në të njëjtën kohë këshillohet mosekspozimi në ambientet e ftohta, apo në publik dhe të shmangen agjentët irritues të sistemit të frymëmarrjes si tymi pasiv, pluhurat dhe ndotja e ambientit.
Shih edhe këtë Redakto
Lidhje të jashtme Redakto
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |