Monumenti i Newborn (NEWBORN) është një skulpturë tipografike dhe tërheqje turistike në Prishtina, Kosova. Është e lokalizuar përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve (Pallati i Rinise dhe Sporteve), dhe është promovuar më 17 Shkurt 2008, në të njëjtën ditë kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Monumenti përmban fjalën angleze “Newborn” në shkronja te mëdha, te cilat janë ngjyrosur me ngjyrë te verdhë të qelët kur monumenti ishte zbuluar për here të pare. Monumenti, më vonë ishte ngjyrosur përsëri me flamuret e shteteve të cilat e njohin Kosovën. Newbroni do të ngjyroset ndryshe qdo 17 Shkurt. Monumenti i tërheqi mediat internacionale për të raportuar pavarësinë e Kosovës, dhe ishte përfshirë dukshëm edhe në faqen e pare të The New York Times.[1]

New Born
Monumenti New Born në 10-vjetorin e pavarësisë
Koordinatat42°39′37.82″N 21°9′30.09″E / 42.6605056°N 21.1583583°E / 42.6605056; 21.1583583
VendndodhjaPrishtinë, Kosovë
DizajneriFisnik Ismaili
Gjatësia24 m
Gjerësia0.9 m
Lartësia3.0 m
Masa9 tonë
Data e hapjes17 shkurt 2008
Dedikuar përPavarësinë e Kosovës

Sfondi

Redakto
 
Monumenti Newborn në vitin 2008

Newborn është krijuar nga Fisnik Ismaili dhe nga agjencia kreative Ogilvy Kosova si dhe me pjesëmarrësit e tyre (E.H, L.B, E.S, B.B, M.S). Kur u bë promovimi organizuesit I dhanë presidentit z.Fatmir Sejdiu[2] dhe kryeministrit z.Hashim Thaçi[3] marker të zi permanent për ta nënshkruar, e përcjellur nga 150.000 njerëz të cilët merrnin pjesë në manifestimet e mbajtura më 17 Shkurt 2008.

Me dimensionet 3.0m(lartësi); me 24m(gjatësi); dhe me 0.9m(trashësi), arrinë peshën 9 ton. Newborn është monumenti i parë i madh që përkujton pavarësinë e Kosovës. U punua për 10 ditë pa ndalë; ditë e natë. “Newborn” u zgjodh si një fjalë angleze që ka fuqinë pë ta përshkruar datlindjen e një shteti të ri. Konotacioni i saj positiv, lehtësia për t’u kuptuar nga të gjithë, dhe potenciali i saj për të paraqitur Kosovën si një shtet të ri bashkëkohor dhe trendi. Ngjyra e verdhë është zgjedhur për t’u kombinuar me banderolat ngjyrë të kaltër si dhe me sloganet përkrahëse që përfaqësojnë edhe flamurin e ri të Kosovës, po ashtu edhe ngjyrat e flamurit të BE-së. Sipas New Kosova Report , sloganet përkrahëse të cilat u përdorën gjatë promovimit ishin: “NEW life is BORN”, “NEW hope is BORN”, “NEW future is BORN” dhe “NEW country is BORN”, të gjitha të shkruara me ngjyrë të kaltër dhe të verdhë.

Dimenzionet e skulturës

Redakto

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Times, New York. "The New York Times". en.wikipedia.org. New York Times. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Sejdiu, Fatmir. "Fatmir Sejdiu". en.wikipedia.org. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Thaçi, Hashim. "Hashim Thaçi". en.wikipedia.org. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto