Nadezhda Krupska
Ky artikull ka nevojë për më shumë lidhje në artikuj të tjerë për të ndihmuar integrimin e tyre në enciklopedi.qershor 2016) ( |
Nadezhda Konstantinovna Krupska (26 shkurt 1869 – 27 shkurt 1939)[1] pedagoge e shquar sovjetike, ndërtuese e pedagogjisë marksiste-leniniste në BRSS, organizatore e dalluar e sistemit edukativ e arsimor sovjetik dhe e kulturës bolshevike.
BiografiaRedakto
Krupska u lind më 26 shkurt të vitit 1869 në Peterburg (Petrograd). Babai i saj ishte oficer ushtarak me orientim anticarist. Nadezhda kreu shkollën fillore dhe gjimnazin në vendlindje. Si gjimnaziste e tërheqin pikëpamjet e Leon Tolstojit mbi edukimin. Pas përfundimit të gjimnazit fillon të punojë në një konvikt për vajza në Peterburg, më 1890 u anëtarsua në një qerthull studentësh simpatizantë të marksizmit, në periudhën 1891 - 1896 u angazhua si mësuese në shkollën e punëtorëve në Smolensko të Peterburgut, bëhet anëtare e Lidhjes së luftës për çlirimin e klasës punëtore, të cilën e kishte themeluar Lenini, internohet në fshatin Shuvensko të Sibirit ku edhe më 1895 u njoftua me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Leninin. Në vitin 1901 emigroi jashtë vendit, ku edhe vazhdoi veprimtarinë e saj politike. Në Mynhen ishte sekretare e redaksisë së gazetës "Iskra" (Shkëndija) si dhe e redaksisë së gazetës "Napred" (Përpara), gjatë qendrimit jashtë atdheut morri pjesë aktive në kongresin e II dhe të III të Partisë Socialdemokrate Punëtore Ruse, ishte edhe anëtare e delegacionit rus në Konferencën Ndërkombëtare të Gruas në Bern (1915), etj. Pas Revolucionit të tetorit, Krupska kishte funksione të larta partiake e shtetërore në BRSS, por kontributin më të madh e dha në fushën e arsimit dhe të kulturës socialiste sovjetike. Ishte funksionare e lartë e arsimit, organizatore dhe drejtuese e shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme arsimore dhe kulturore, dha kontribut në shtrirjen e rrjetit të institucioneve dhe formave të arsimit dhe të kulturës socialiste sovjetike, etj. Ishte propaganduese e zjarrtë e idealeve të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik.[2]
VepraRedakto
Nadezhda Konstantinovna Krupska shkroi edhe artikuj, punime e vepra me temë nga fusha e arsimit, edukatës dhe kulturës, siç janë:
Referime dhe shënimeRedakto
- ^ a b Leon Zhlebnik:Histori e përgjithshme e shkollave dhe ideve pedagogjike, Rilindja, Prishtinë, 1964, fq. 268 - 274.
- ^ Hajrullah Koliqi:Historia e pedagogjisë botërore II, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1998, fq. 251 - 256.
- ^ Shefik Osmani: Fjalor i pedagogjisë, "8 nëntori, Tiranë, 1983, fq. 348 - 349.
- ^ Nadezhda K. Krupska: Lessons of October 1925. Vizituar më 21.05.2016.
- ^ N. K. Krupska:Reminiscences of Lenin 1933, 1970. Vizituar më 21.05.2016.
- ^ A Strong Soviet Family 1936 Vizituar më 21.05.2016.