Nermin Falaski Vlora, lindi më 18 prill të vitit 1921 është shkrimtare dhe studiuese shqiptare.

Ajo kreu studimet e larta për shkencat juridike në universitetin e Sienes në Itali, ndërsa u dekorua për gjuhësinë e krahasuar. Njohëse e disa gjuhëve të huaja dhe studjuese erudite, numëron mbi 35 vëllime poetike, romane, studime, etj. Me rëndësi për kulturën shqiptare është studimi “Lashtësia e gjuhës shqipe –sipas dokumenteve epigrafike nga Egjeu deri në Atlantik”.

Veprat letrareRedakto

Ndër veprat e tjera të saj, përmendim :

  • “Zotërimi i kohës”
  • “E nesërmja e kohës”
  • “Kujtimet e Ismail Qemal bej Vlorës”
  • “Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët”

  Ky artikull që ka të bëjë me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.