Nermin Falaski Vlora (italisht: Nermin Vlora – Falaschi; Tiranë, 18 prill 1921 - San Salvador, 28 nëntor 2004) ka qenë shkrimtare, intelektuale dhe studiuese shqiptare, stërmbesë e Ismail Qemal bej Vlorës.

Nermin lindi më 18 prill të vitit 1921 në Tiranë. Që në shkollën e mesme merret me shkrime e përkthime nga gjuha frënge e italiane për radion e Tiranës. Më pas u largua në Itali, ku studio shkencat juridike. Fakti që fliste disa gjuhë e ndihmoi sidomos në gjurmimet e saja njëzet vjeçare mbi çështjen etruske ku bëri deshifrime-përkthime të kësaj gjuhe nëpërmjet të idiomave të gjuhës shqipe dhe pohonte se kjo gjuhë mund të shpjegohet vetëm nëpërmjet saj. Ndër veprat më të njohura përmenden: Zotëruesi i kohës, Nga gjysëmhëna tek hëna, Momente kolumbiane, Enesërmja e Kohës; Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët; Etruskishtja gjuhë e gjallë etj. Nermin Vlora Fallaschi ndërroi jetë në v. 2004 duke lënë pas vehtes një pasuri, një monument të gjallë shkrimesh me një vlerë të jashtëzakonshme.

Ajo kreu studimet e larta për shkencat juridike në universitetin e Sienes në Itali, ndërsa u dekorua për gjuhësinë e krahasuar. Njohëse e disa gjuhëve të huaja dhe studjuese erudite, numëron mbi 35 vëllime poetike, romane, studime, etj. Me rëndësi për kulturën shqiptare është studimi “Lashtësia e gjuhës shqipe –sipas dokumenteve epigrafike nga Egjeu deri në Atlantik”.

Biografia

Redakto

U lind në Tiranë më 18 prill 1921, e bija e Halit bej Zarshatit dhe Belkize hanëmit, i ati ishte ushtarak kurse e ëma ishte e bija e Myvedet h. Vlorës, fëmija i madh i Ismail Qemalit.[1] Mësimet e para i mori në Institutin KiriasKamzë dhe më pas vazhdoi në Institutin "Nana Mbretneshë" në Tiranë.[2]

Në moshë mjaft të re (17 vjeçe), njohu oficerin italian Enzo Falaschi me të cilin u martua dhe, para ardhjes se komunistëve në pushtet, u larguan së bashku për në Itali. Nermin Vlora filloi të merret me shkrime dhe përkthime që në bankat e shkollës së mesme, kur përkthente poezi nga gjuha frënge dhe italiane për radion e Tiranës. Në Itali ajo studioi shkencat juridike dhe kështu u pajis me dituri të gjëra. Fliste disa gjuhë të huaja dhe kjo aftësi e ndihmoi sidomos në gjurmimet e saj njëzet vjeçare mbi çeshtjen etruske. Gjatë punës së saj kërkimore bëri deshifrime-përkthime të kësaj gjuhe nëpërmjet idiomave të gjuhës shqipe, duke pohuar se kjo gjuhë mund të shpjegohej vetëm nëpërmjet shqipes. Kjo çështje u bë temë e rrahur nga mjaft studiues të këtij lëmi, një pjesë e të cilëve pajtohej me Nerminin. Puna dhe interesimi i saj zgjerohet në lëmin e letërsisë, arkeologjisë, historisë, gjuhësisë dhe antropologjisë (Rëndësia e figurës së gruas në Iliri dhe Profili i grave shqiptare në histori). Shkruan në shqip dhe italisht dhe përkthen përpos nga italishtja ("Ismail Bej Vlora"), edhe nga anglishtja ("Kujtime (Ismail Qemali"). Ndër veprat më të njohura të saj përmenden (sipas vitit të botimit) :

  • 1967 Zotëruesi i kohës ;
  • 1973 Nga gjysëmhëna tek hëna ;
  • 1979 Momente kolombiane ;
  • 1971 Enesërmja e Kohës ;
  • 1972 Kina ;
  • 1979 Konsiderime mbi civilizimin Çibça ;
  • 1984 Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët ;
  • 1989 Etruskishtja gjuhë e gjallë etj.

Nermin Vlora Fallaschi vdiq më 2004 duke lënë pas vetes një pasuri botimesh dhe një numër të madh shkrimesh me vlerë të jashtëzakonshme.

Veprat letrare

Redakto

Ndër veprat e tjera të saj, përmendim :

  • “Zotërimi i kohës”
  • “E nesërmja e kohës”
  • “Kujtimet e Ismail Qemal bej Vlorës”
  • “Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët”

Referime

Redakto
  1. ^ "Mbesa e Ismail Qemalit letër Mbretit Zog". Shqiptarja.com. 15 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dibra, Zenepe (2009). Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 163–165. ISBN 9789995602673. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)