Neutropenia (sinonim: granulocitopeni) është një term që përshkruan mungesën e granulociteve neutrofile në gjakun periferik. Kjo është forma më e shpeshtë e Leukopenisë, zvogëlimin e qelizave të bardha të gjakut.

Tek njerëzit flitet për neutropenie kur numri i granulociteve neutrofile bien nën 1500/μl.

Neutropenia shpreh zvogëlimin e numrit të granulociteve neutrofile në gjakun periferik. Është thënë se bakteriet shkaktojnë rritje të numrit të granulociteve. Mirëpo, në disa raste, bakteriet mund të shkaktojnë zvogëlim të numrit tyre. Kjo ngjan në rastin e tuberkulozit, sëmundjeve infektive të zorrëve, brucelozës, malaries, gjendjeve septike si dhe pneumonive të rënda, kur shkaktari i sëmundjes mund të ketë ndikim inkibitor në proliferimin e granulociteve neutrofile.[1]

Shkaktarë të disa sëmundjeve si për shembull tuberkulozit.

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike - Universiteti i Prishtinës, 2002 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine Fakulteti i Mjekësisë