Nexhati Ahmedi
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Myderiz hafëz Nexhati ef. Ahmedi lindi në Prizren më 8 tetor 1910. Babai i tij, hfz. Aliu kishte marrë ixhazetin në Stamboll të Turqisë, por, edhe para tij, gjenerata të kësaj familjeje intelektuale ishin të përgatitur jashtëzakonisht mirë në profesionin teologjik islam. Që në moshë të vogël, afro 10 vjeç, Nexhati Ahmedi kishte kryer me sukses Hivzin e Kuranit Famëlartë. Pas nxënies përmendsh të Librit të Allahut, Kuranit Famëlartë, kishte vazhduar mësimet tek i ati, duke mësuar sarfin, nahvin (morfologjinë, sintaksën) e gjuhës arabe, akaidin, tefsirin, hadithin, rregullat e jurisprudencës islame, astronominë, irtifanë etj..
Pra myderriz hfz. Nexhati Ahmedi, mësimet e para fetare arsimore i mori nga i ati, myderriz hfz. Ali ef. Rexhaliu. Rrjedh nga një familje preshevare, me një histori të gjatë hoxhallarësh. Për më se njëzet vjet ishte kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Preshevës dhe anëtar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, gati katër mandate.
Arsimimi i tijë
RedaktoPasi kreu shkollimin fillor, në Preshevë, të mesmin në Shkup dhe një vit të studimeve të larta në Karo të Egjiptit, u kthye në Shkup, ku në vitin 1934 mori diplomën për myderriz. Për dorëzimin e diplomave të shtatë talebeve të diplomuar në medresenë “Meddah”, në mesin e të cilëve ishte edhe hfz. Nexhati ef. Ahmedi, shte zgjedhur Xhamia e Jahja pashës e Shkupit. Në shenjë respekti, myderriz Ataullah Kurtishi, drejtor i medresesë “Medah”, hfz. Aliut nga Presheva, i dha të drejtën për ta bërë duanë e diplomimit të këtyre talebeve. Myderriz hfz. Nexhati ef. Ahmedi, këtë profesion e vazhdoi (zyrtarisht dhe jozyrtarisht) deri në vitin 1984, kur u nda nga kjo jetë. Veprimtaria e tij e palodhshme që u kushtoi njohurive të fesë islame dhe krijimi i kuadrove të reja në çdo drejtim të mësimeve islame, - myderriz hfz. Nexhati ef. Ahmedin e bënë një njeri shumë të respektuar, jo vetëm në Preshevë, por edhe në rrethinën e Kumanovës, Bujanocit, Gjilanit, Kamenicës etj.
Veprimtaria e tij arsimore-islame
RedaktoNë vitin 1912, kur forcat turke u larguan nga trojet shqiptare kësodore gati sa ishte shpartalluar Perandoria Osmane, myderriz hfz. Ali ef. Rexhaliu, me familjen, u kthye në Preshevë për të vazhduar veprimtarinë e tij fetare. Pasi u kthyen në Preshevë, u vendosën në një shtëpi mu afër Atik Xhamisë, ndryshe e quajtur Xhamia e Ibrahim Pashës e cila edhe sot gjendet mu në qendër të qytetit të Preshevës. Kjo xhami, sipas shënimeve historike, do të jetë ndërtuar në vitin 1678, dhe është e para në atë komunë, kontribut i Ibrahim pashë Bushatliut, ndihmuar financiarisht nga disa mëhallë të qytetit të Preshevës. Aty hfz. Nexhatiu do të fillonte mësimet e para fetare tek i ati, për të vazhduar më vonë në Shkup (për shtatë vjet), në Kairo (një vit) dhe sërish në Shkup, deri në vitin 1934.
Në Medresenë e Preshevës, nxori tri gjenerata hoxhallarësh
RedaktoGjatë Luftës së Dytë Botërore, kur nuk funksiononte gati asgjë dhe kur ishin mbyllur anekënd vendit, të gjitha medresetë, e vetmja medrese që funksiononte, ishte ajo në Preshevë. Aty, myderriz hfz. Nexhatiu përgatiti kuadrot e reja në të gjitha degët e mësimeve islame. Si shumë intelektualë të asaj kohe as hfz. Nexhatiu, nuk kishte mundur t’i shmangej ndjekjes dhe përcjelljes së qarqeve shtetërore të okupatorit bullgar. Ndërsa pas përfundimit të luftës, nuk e linin krejt të qetë, pa e trazuar kohë pas kohe as komunistët që ishin në krye të pushtetit të atëhershëm. Pavarësisht nga këto presione, arriti të realizonte ixhazetin (diplomimin) e tri gjeneratave të nxënësve të Medresesë së Preshevës. Krahas punës që bënte në medrese, për çdo të premte, para namazit të xhumasë, mbante ligjërata në xhaminë “Ibrahim pasha” të Preshevës, si dhe në Xhamiul- Xhedid, e cila gjendet afër Medresesë së Preshevës. Gjatë karrierës së tij, myderriz hfz. Nexhatiu punoi tre vjet imam në xhaminë Xhamiul-Xhedid të Preshevës, por, për shkak të angazhimit të madh që kishte me nxënësit e medresesë, u detyrua ta linte atë profesion dhe t’i kushtohej arsimimit të gjeneratave të reja[1].
Referime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2009. Marrë më 14 prill 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)