Nicolas Sébastien Anelka (Frëngjisht: [nikɔla anɛlka]; lindur më 14 mars 1979) është një trajner francez futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili është aktualisht trajneri i ekipit të të rinjëve të klubit francez Lille. Si lojtar, ai ka qënë rregullisht pjesë e kombëtares franceze, duke shënuar gola në ndeshje vendimtare.

Nicolas Anelka
Të dhënat vetjake
Emri i plotëNicolas Sébastien Anelka[1]
Datëlindja14 mars 1979 (45 vjeç)[2]
VendlindjaLe Chesnay, Francë
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)[3]
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
West Bromwich Albion
Numri39
Karriera me të rinjtë
1983–1993Trappes Saint-Quentin
1993–1995Clairefontaine[4]
1995–1996Paris Saint-Germain
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1996–1997Paris Saint-Germain10(1)
1997–1999Arsenal65(23)
1999–2000Real Madrid19(2)
2000–2002Paris Saint-Germain39(10)
2001–2002Liverpool (huazim)20(4)
2002–2005Manchester City89(37)
2005–2006Fenerbahçe39(14)
2006–2008Bolton Wanderers53(21)
2008–2012Chelsea125(38)
2012–2013Shanghai Shenhua22(3)
2013Juventus (huazim)2(0)
2013–2014West Bromwich Albion11(2)
Karriera ndërkombëtare
1997Franca U203(0)
1998–2010Franca69(14)
Skuadra të menaxhuara
2012Shanghai Shenhua (lojtar-trajner)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 7 shkurt 2013

Anelka e nisi karrierën e tij si profesionist te Paris Saint-Germain por shpejt kaloi te Arsenali. Ai u bë një titullar në formacion dhe në sezonin e tij të dytë fitoi çmimin PFA Lojtari i Ri i Vitit. Në vitin 1999, ai u transferua te Real Madrid për 22.3 milion £, por nuk la mbresa, duke bërë që të rikthehej te Paris Saint-Germain në verën e vitit 2000 për 20 milion £. Pavarësisht se ishte titullar te klubi kryeqytetas, Anelka kishte synim të luante sërisht në Premier Ligë, duke firmosur në formë huazimi me Liverpoolin në janar 2001, por më pas u bashkua me Manchester Cityn në fillim të sezonit 2002–03 për 13 milion £.

Pas tre sezoneve në Manchester, ai kaloi te Fenerbahçe ku luajti për dy sezone, para se të rikthehej sërisht në Angli, këtë herë për të luajtur për Bolton Wanderers. Në janar 2008, ai u transferua te Çelsi për 15 milion £. Në vitin 2009, Anelka fitoi Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë i kampionatit. Gjatë transferimeve të tij ndër vite, vlera e tij e përgjithshme arriti pothuajse 90 milion £.[5] Më 12 dhjetor 2011, klubi kinez Shanghai Shenhua njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me Anelkan, me francezin që do të bashkohej në merkaton dimërore.[6] Pas një sezoni atje, ai kaloi te klubi italian Juventus në huazim për gjashtë muaj në vitin 2013, dhe pas mbarimit të huazimit, ai u la i lirë nga klubi i tij, duke bërë që të firmoste për West Bromwich Albion si lojtar i lirë. Pasi u largua nga West Brom, Anelka firmosi për Mumbai City ku në vitin 2015 ishte edhe lojtar-trajner.

Anelka luajti 69 ndeshje në nivel ndërkombëtar dhe fitoi trofeun e tij të parë me Francën në UEFA Euro 2000, e cila u pasua nga fitimi i FIFA Kupës së Konfederatave një vit më vonë. Ndërrimi i shpeshtë i klubeve ndikuan në karrierën e tij ndërkombëtare, duke kufiziuar paraqitjet e tij me ekipin, megjithatë, ai u rikthye në UEFA Euro 2008. Më 19 qershor 2010, ai u përjashtua nga Federata Franceze e Futbollit (FFF) nga Kupa e Botës 2010 në Afrikën e Jugut për "komente drejtuar trajnerit të ekipit Raymond Domenech", të cilat ishin të papranueshme nga FFF-ja, futbolli francez dhe parimet që ato mbajnë.[7] Dy muaj më vonë, pasi nuk ishte paraqitur në seancën e tij dëgjimore, FFF-ja e dënoi atë me pezullim për 18 ndeshje, praktikisht duke i mbyllur karrierën me kombëtaren.[8] Anelka më pas deklaroi se po "vdiste së qeshuri" për dënimin me 18 ndeshje, pasi ai tashmë ishte tërhequr nga futbolli ndërkombëtar.[9]

Referime

Redakto
  1. ^ "FIFA World Cup South Africa 2010 – List of Players" [FIFA Kupa e Botës Afrikë e Jugut 2010 – Lista e lojtarëve] (PDF) (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 maj 2020. Marrë më 5 qershor 2013.
  2. ^ Hugman, Barry J. (2005). The PFA Premier & Football League Players' Records 1946–2005 (në anglisht). Queen Anne Press. fq. 25. ISBN 1-85291-665-6.
  3. ^ "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Juventus F.C. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2013. Marrë më 6 gusht 2013.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "INF, formateur de talents" (në frëngjisht). FFF. Arkivuar nga origjinali më 14 nëntor 2012. Marrë më 21 korrik 2009.
  5. ^ "Nicolas Anelka second most expensive player ever" [Nicolas Anelka lojtari i dytë më i shtrenjtë] (në anglisht). Box Office Football. 31 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2010. Marrë më 3 maj 2010.
  6. ^ "Anelka deal agreed" [Arrihet marrëveshje me Anelka] (në anglisht). Sky Sports. 7 dhjetor 2011. Marrë më 15 gusht 2019.
  7. ^ "Communiqué de la Fédération" [Komunikatë e Federatës] (në frëngjisht). FFF. 19 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2012. Marrë më 24 maj 2014.
  8. ^ Jason Burt (17 gusht 2010). "Nicolas Anelka banned for 18 games by France after World Cup disgrace" [Nicolas Anelka dënohet me 18 ndeshje nga Franca pas katastrofës në Kupën e Botës] (në anglisht). Londër: The Daily Telegraph. Marrë më 16 gusht 2019.
  9. ^ "Nicolas Anelka laughs at 'nonsense' 18-match French ban" [Nicolas Anelka qesh me dënimin "pa kuptim" prej 18 ndeshjesh me Francën] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 9 tetor 2016.

 Ky artikull me tematikë në lidhje me futbollin është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.