Niko Peleshi
Niko Aleks Peleshi (i lindur më 11 Nëntor 1970) në Korçë, është një politikan shqiptar i cili aktualisht është Ministër i Mbrojtjes që prej datës 31 dhjetor 2020. Më parë ka shërbyer si Zëvendëskryeministër i Shqipërisë në shtator 2013. Ai ishte Prefekt i Korçës nga viti 2004 deri në 2005 dhe kryetar i Bashkisë së Korçës nga viti 2007 deri në vitin 2012. Nga viti 2012 është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Që nga viti 2019 është deputet zyrtar.
Niko Peleshi | |
---|---|
Anëtar i Kuvendit të Shqipërisë për Korçën | |
Në detyrë 25 Qershor 2017 – 29 Korrik 2024 | |
Ministër i Mbrojtjes | |
Në detyrë 4 Janar 2021 – 29 Korrik 2024 | |
Paraprirë nga | Olta Xhaçka |
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural | |
Në detyrë 13 Shtator 2017 – 5 Janar 2019 | |
Paraprirë nga | Edmond Panariti |
Pasuar nga | Bledi Çuçi |
Zëvendëskryeministër i Shqipërisë | |
Në detyrë 15 Shtator 2013 – 22 Maj 2017 | |
Paraprirë nga | Myqerem Tafaj |
Pasuar nga | Ledina Mandia |
Kryetar i Bashkisë së Korçës | |
Në detyrë 18 Shkurt 2007 – 15 Shtator 2013 | |
Paraprirë nga | Robert Damo |
Pasuar nga | Sotiraq Filo |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 11 Nëntor 1970 Korçë, Shqipëri |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | Partia Socialiste |
Punësimi | Politikan |
Nënshkrimi | |
Ka kryer studimet e larta për Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës me rezultate të shkëlqyera duke marrë titullin Inxhinier Elektronik. Në vitin 1989 ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në Korçë, me Medalje të Artë.
Z.Peleshi ka pasur një angazhim të gjatë në fushën e biznesit privat në qytetin e Korçës, si dhe në vitet 2001-2004, ka drejtuar me sukses Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Korçë.
Karriera politike e Z. Peleshi fillon në tetor të 2004-ës, kur emërohet Prefekt i Qarkut Korçë dhe e ushtron këtë funksion për rreth një vit. Në vitin 2005, zgjidhet Kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Korçës. Në zgjedhjet lokale të shkurtit 2007 zgjidhet Kryetar Bashkie i Korçës, për t'u rikonfirmuar edhe njëherë si Kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të 2011-s. Prej vitit 2012 është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.
Në vitin 2013 zgjidhet anëtar me të drejta të plota i Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
Niko Peleshi në vitin 2013 zgjidhet Zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë në qeverinë Rama-Meta.
Në vitin 2017, zgjidhet Ministër i Bujqësisë i Republikës së Shqipërisë në qeverinë Rama II.