Komuna Tomin është një komunëShqipëri.[1]

Njësia administrative Tomin
Popullsia
 • Gjithsej9,481

Gjeografia

Redakto

Komuna Tomin shtrihet në pjesën Veri-Perëndimore të qytetit të Peshkopisë dhe kufizohet me komunat Muhurr, Kastriot, Luzni dhe në pjesën Lindore me komunën Melan dhe është e përbërë nga 14 fshatra përkatësisht: Zdojan, Brezhdan, Ushtelenxë, Dohoshisht, Çetush, Selanë, Pollozhan, Tomin, Rashnapojë, Pilafe, Staravec, Shimçan, Bahutë dhe Zimur. Komuna fillon nga niveli më i ulët 380m në luginen e lumit te Drinit te Zi deri në lartësinë 2.050m me vargmalin e Deshatit. Tomini ka një sipërfaqe prej 2500ha prej të cilës 700ha janë pyje e kullota malore. Relievi i komunës është shumë i ndyshueshëm. Kështu pjesa në afërsi të luginës së Drinit është kodrinoro-fushore dhe përfshin 10 fshatra të komunes dhe në 4 fshatrat e tjerë që shtrihen në afërsi të vargmalit të Deshatit, terreni është malor. Relievi i larmishëm i fshatrave të Komunës Tomin ka ndikuar dhe në profilin e tyre ekonomik.

Klima e komunës është me dimër të ashpër dhe me borë, dhe verë të thate dhe të nxehtë, por me rreshje në pranverë dhe në vjeshtë. Territori i komunës përshkruhet nga 5 përrenj nga të cilët dy janë me rrjedhje të vazhdueshme dhe 3 të tjerët sezonalë.

Popullsia

Redakto

Komuna e Tominit ka në përbërjen e saj 14 fshatra me një popullsi 9.481 banorë. Numri i popullsisë gjatë vitete të fundit ka një rënie për shkak të lëvizjes së banorëve për në qytetin e Peshkopisë dhe në zonat e tjera urbane të vendit. Pothuajse në çdo familje ka pjestarë që kanë emigruar jashtë vendit për punë sezonale sidomos në Greqi dhe Itali dhe një numër i konsiderueshëm edhe në Angli dhe vende të tjera. Këto dinamika të lëvizjes së popullsisë kanë bërë që edhe numri i popullsisë të jetë i ndryeshueshem në varësi të nivelit të emigrimit.

Arësimi

Redakto

Në të gjithë komunën ndodhen 4 drejtori shkollash 9 vjeçare dhe asnjë shkollë e mesme. Duke qenë afër me qytetin e Peshkopisë, të rinjtë e Komunës Tomin frekuentojnë shkollat e mesme që ndodhen në Peshkopi. Largimi i familjeve drejt qendrave urbane ka bërë që të ulet numri i nxënësve. Kjo dukuri është e ndjeshme sidomos në fshatrat që shtrihen në zonën malore. Kështu në fshatin Zimur aktualisht ka vetëm 8 fëmijë që frekuentojnë ciklin fillor. Në përgjithësi kushtet fizike në shkolla janë përmirësuar si rezultat i investimeve të bëra gjatë viteve 2005-2013. Kështu sipas funksioneve që ka pushteti vendor, komuna furnizon shkollat me drutë e zjarrit dhe ofron shërbime të tjera që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e godinave. Terrenet sportive dhe laboratoret pothujase mungojnë fare në të gjitha shkollat. Komuna ka një personel prej 84 mësuesish, prej të cilëve 58 janë me arësim të lartë dhe 26 janë me arësim të mesëm. Megjithë përmirësimet e bëra në sistemin arësimor përsëri mësuesit ndihen të pamotivuar për këtë arësye shumë mësues e lënë profesionin e tyre duke gjetur mundësi të tjera jetese. Kjo ka bërë që në arësim të punojnë mësues pa arsimin përkatës, të pa kualifikuar duke ndikuar drejtepërdrejt në cilësinë e mësimdhënies.

Largësia e madhe mes fshatrave, kushtet e vështira ekonomike dhe sociale si dhe vështirësi të tjera kanë bërë që një numër i konsiderueshëm nxënësish të braktisin shkollën. Ky fenomen është më shqetësues te nxënësit e shkollave fillore të cilët rrezikohen të mbeten analfabetë. Shumë të tjerë për arësye se cilësia në shkolla nuk është në nivelin e duhur ndjekin shkollën në Peshkopi, duke bërë kështu që numri i nxënësve në shkollat e komunës të bjerë. Gjithashtu ka shkolla me një numër të vogël nxënësish edhe për shkak të lëvizjes demografike.

Vendbanimet

Redakto



Referime

Redakto
  1. ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko edhe

Redakto