Merrin masa për përgatitjen e mbledhjes së këshillit, në përputhje me rendin e ditës së përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vet.
Raportojnë para këshillit gjendjen ekonomike e financiare, aq herë sa kërkohet prej tij, por jo më rrallë se një herë në 6 muaj.
Raportojnë para këshillit, aq herë sa kërkohet prej tij, për problemet që kanë të bëjnë me kompetencat dhe detyrat e njësisë.
Emërojnë dhe shkarkojnë zëvendëskryetarin e njësisë bashkiake.
Emërojnë dhe shkarkojnë personelin e administratës së tyre, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj.
Ushtrojnë të drejtat dhe sigurojnë plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar njësisë bashkiake.
Marrin masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve sociale, kulturore e sportive.
Kthejnë për rishqyrtim në këshill vendimet e këshillit të njësisë kur ato cënojnë interesat e bashkisë.
Njoftojnë kryetarin e bashkisë për të gjitha shkeljet e akteve ligjore e nënligjore që vërehen në njësinë bashkiake, zgjidhja e të cilave varet nga bashkia.[3]
^"Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2015. Marrë më 5 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)