Misioni i OSBE-së në Kosovë

(Përcjellë nga OMiK)

Misioni i OSBE-së në Kosovë (OMiK) është një mision në terren i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë që vepron në Kosovë. Misioni u vendos në korrik 1999 për të mbështetur Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në fushën e demokratizimit, ndërtimit të institucioneve dhe të drejtave të njeriut në Kosovë.[1]

Mandati

Redakto

Mandati i misionit është përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së nr. 305 të datës 1 korrik 1999.[2] Misioni përbën një nga shtyllat e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë lidhur me demokratizimin, ndërtimin e institucioneve dhe të drejtat e njeriut. Objektivat kryesore të mandatuara ishin themelimi i një shkolle policore për të trajnuar oficerët për Shërbimin e ri Policor të Kosovës, për të trajnuar anëtarët e gjyqësorit, për të organizuar dhe monitoruar zgjedhjet, për të mbështetur zhvillimin e shoqërisë civile, organizatave joqeveritare dhe partive politike, të themelojë një institucion të Ombudsmanit dhe të monitorojë dhe mbrojë të drejtat e njeriut.

Shefat e Misionit

Redakto

Shefi aktual i misionit është Michael Davenport.[3]

Shefi Vendi Mandati i detyrës
Dan Everts   Holanda 1999–2001
Pascal Fieschi   Franca 2001–2005
Werner Wnendt   Gjermania 2005–2007
Tim Guldimann   Zvicra 2007–2008
Werner Almhofer   Austria 2008–2012
Jean-Claude Schlumberger   Franca 2012–2016
Jan Braathu   Norvegjia 2016–2020
Michael Davenport   Britania e Madhe 2020–tani

Galleria

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ https://www.osce.org/files/f/documents/c/4/143996_3.pdf
  2. ^ https://www.osce.org/files/f/documents/e/0/28795.pdf
  3. ^ https://www.osce.org/mission-in-kosovo/head-of-mission