Olivier van Noort
Olivier Van Noort (1558- shkurt 1627) një kapiten anijesh tregtare dhe pirat hollandez si dhe personi i parë me prejardhje hollandeze që lundroi rreth botës.[1]
Olivier van Noort | |
---|---|
Njohur për | Hollandezi i parë i cili lundroi përreth botës |
Olivier van Noort lindi në Utreht në vitin 1558.Ai u largua nga Roterdami me 2 korrik të vitit 1598 me katër anije dhe një plan për të sulmuar zotërimet spanjolle në oqeanin Paqësor dhe për të tregtuar me Kinën dhe Ishujt Spice gjatë luftës tetëdhjetë-vjetore midis Hollandës dhe Spanjës.Anijet e tij ishin të pajisura shumë keq, veçanërisht në armatime dhe ekuipazhet ishin të padisiplinuar.
Sidoqoftë, Van Noort lundroi përmes ngushticës Magelanit dhe zuri rob një numër anijesh (spanjolle dhe të ndryshme) përgjatë bregdetit Paqësor të Amerikës së Jugut.[1] Ai humbi dy anije përgjatë rrugës për shkak të një stuhie, duke përfshirë anijen e tij më të madhe, Hendrick Frederick, e cila ishte shkatërruar në Ternate në ishujt Maluku. [1] Në nëntor dhe dhjetor të vitit 1600, ai krijoi një vend anije për dy varkat e tij me vela, Mauritius dhe Eendracht, në rrethinat e ishullit Korregidor në gjirin Manila në Filipine. Nga atje ai u përfshi në ato që perceptoheshin nga spanjollët si aktivitete piratësh, duke synuar rrugën e lundrimit nga dhe për në Manila. Kjo situatë u përfundua pas luftimit detar të Fortune Island me 14 dhjetor të vitit 1600. Spanjollët humbën anijen e tyre kryesore, galeonin San Antonio (rrënojat e saj do të gjendeshin në vitin 1992 dhezbuloi një thesar në porcelan dhe copa ari), por spanjollët kapën anijen hollandeze Eendracht, duke e bërë pozicionin e van Noort të papërshtatshëm për mbrojtje dhe duke e detyruar atë të tërhiqet nga Filipinet.
Van Noort u kthye në Roterdam përmes asaj që do të bëhej India lindore hollandeze dhe kepi i Shpresës së Mirë në 26 gusht të vitit 1601 me anijen e tij të fundit, Mauritius dhe 45 burra nga 248 i totalit në fillim. Sipërmarrja mezi u prish, por ishte frymëzimi për më shumë ekspedita të tilla. Kompania e bashkuar hollandeze e Indisë lindore u formua disa muaj më vonë.
Udhëtimi i Van Noort tregohet gjithashtu në librin, "The Golden Keys" [2] (në shqip: Çelësat e Artë),(Doubleday 1956, 1970) nga Hans Koning, një ritregim i trilluar i udhëtimit të van Noort, dhe një udhëtim i mëparshëm i njohur i Gerrit de Veer.
Referimet
Redakto- ^ a b c Quanchi, Historical Dictionary of the Discovery and Exploration of the Pacific Islands, page 246
- ^ Hans Koning#Children.27s books>
Lexim të mëtejshëm
Redakto- Gerhard, P. Pirates of the Pacific, 1575–1742. Glendale, Ca: A.H. Clark Co., 1990. ISBN 0-8032-7030-5
- Gerhard, P. Pirates of New Spain, 1575–1742. Mineola, Ny: Courier Dover Publications, 2003. ISBN 0-486-42611-4
- Lane, K. E. Pillaging the Empire: Piracy in the Americas, 1500–1750. Armunk, New York: M.E. Sharpe, 1998. ISBN 0-7656-0257-1
- Quanchi, M. (2005). Historical Dictionary of the Discovery and Exploration of the Pacific Islands. The Scarecrow Press. ISBN 0810853957.
- Schmidt, B. Innocence Abroad: The Dutch Imagination and the New World, 1570–1670. New York: Cambridge University Press, 2001. ISBN 0-521-80408-6
- Silverberg, R. The Longest Voyage: Circumnavigation in the Age Of Discovery (1972) 1997 Ohio University Press, ISBN 0-8214-1192-6
- Bennett, R. S. "Australia and its neighbours, 1494–1799: Western powers reach out to the East and Pacific Ocean" Auckland, New Zealand RSB Publications 2014 ISBN 9780473276591.
Lidhje të jashtme
Redakto- Media related to Olivier van Noort at Wikimedia Commons
- "Noort, Olivier Van" . Appletons' Cyclopædia of American Biography. 1900.