Orkestrat frymore në Shqipëri
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Orkestrat frymore në Shqipëri janë më të vjetrat e gjithë formacioneve muzikore. E para u themelua në 1878 në Shkodër. Gjatë shek. XX këto formacione u ngritën pothuajse në çdo qytet. Ishin shkollë prej nga dolën kompozitorë e muzikantë që u bënë nismëtarë për krijimin e shkollave artistike. Në vitet e tranzicioninit, në të shumtën e rasteve, u shpërbënë, por kohët e fundit komunitetet artistike dhe bashkitë po i mbështesin duke i vënë në shërbim të zhvillimit të turizmit kulturor.
Tradita e bandave muzikore
Redakto- 1878 italiani Giovanni Canale krijon bandën e parë muzikore në Shkodër.
- 3 vjet më vonë e drejton i shquari Palokë Kurti e për 60 vjet trashëgimtarët e familjes Kurti.
- 1898 Frano Ndoja krijon të dytën bandë muzikore po në Shkodër.
- 1908 themelohet “Banda e lirisë”.
- 1909 krijohet shoqëria “Afërdita” në Elbasan, veglat blihen nga qytetarët në Austri.
- 1924 krijohet Banda e Tiranës, Fan Noli i bie flautit e më vonë shndërrohet në “Banda Mbretërore”.
- Në Korçë shquan Jovan Cico Kosturi e më 1920 Thoma Nasi vjen nga Amerika me të mirënjohurën “Vatra”.
- Më 1932 Dom Mikel Koliqi çel Scuola Cantorium, krijohet Banda e françeskanëve dhe disa banda, si ajo e Artizanëve, e Bashkisë, e Garnizonit të Ushtrisë Shkodër etj.
- Në Kosovë krijohet shoqëria “Vllaznia” në Gjakovë e “Bashkimi” në Shkup.
- Gaqo Avrazi është themelues i Bandës së ushtrisë.
- Në tetor 2004 rikrijohet orkestra frymore e Bashkise së Tiranës.