Ozoni (), ose treoksigjeni është molekulë inorganike me formulë kimike O3. Është gaz me ngjyrë të kaltër të lehtë dhe ka aromë të mprehtë dalluese. Është modifikim alotropik i oksigjenit dhe është shumë më pak stabil se sa modifikimi dyatomik , që qëndron në shtresat e ulëta të atmosferës. Ozoni formohet nga molekula dyatomëshe e oksigjenit, nën veprimin e rrezeve ultravjollcë (UV) dhe shkarkimeve elektrike me atmosferën e Tokës. Gjendet në përqendrim shumë të vogël në shtresën e parë të atmosferës dhe përqendrimin më të madh e ka në shtresën e ozonitstratosferë, ku absorbon më së shumti rrezet ultravjollcë të Diellit.[1]

Formula skeletore e ozonit
Modeli hapësinor i ozonit
Modeli i ozonit me sfera dhe shkopinjë
Formula kimike:
O3
Masa molare:
48.00 g/mol
Duket:
Pangjyrë në të kaltër të lehtë
Shija:
Djegës e mprehtë
Dendësiteti:
2.144 mg/cm3 (në 0 °C)
Pika e shkrirjes:
-192.2 °C
Pika e vlimit:
-112 °C
Tretshmëria në ujë:
1.05 g/L (në 0 °C)

Era e ozonit ta kujton klorin. Struktura e Ozonit ishte dhënë më 1865. Më vonë ishte dëshmuar se molekula ka strukturë të thyer dhe është diamagnetike. Në kushte normale, Ozoni ka ngjyrë të kaltër të lehtë dhe kondensohet në temperatura kriogjenike progresive në lëng me ngjyrë të kaltër të errët dhe në fund në lëndë të ngurtë me ngjyrë vjollcë në të zezë[2].

Ozoni është oksidues i fortë (shumë më shumë se ), andaj dhe ka përdorueshmëri të lartë në industri dhe konsumim. Ky potencial kaq i lartë i oksidimit, e bën ozonin të ndikojë në mukozë dhe në indet e frymëmarrjes te kafshët dhe gjithashtu ndikon edhe te indet bimore.

Shih edhe Redakto

Literatura Redakto

  • Greenwood, Norman N.; Earnshaw, Alan (1997). Chemistry of the Elements (2nd ed.). Butterworth-Heinemann. ISBN 978-0-08-037941-8.
  • Becker, K. H., U. Kogelschatz, K. H. Schoenbach, R. J. Barker (ed.). Non-Equilibrium Air Plasmas at Atmospheric Pressure. Series in Plasma Physics. Bristol and Philadelphia: Institute of Physics Publishing Ltd; ISBN 0-7503-0962-8; 2005
  • Dietmar Kunath: Ozon. In: Claus Schaefer, Torsten Schröer (Hrsg.): Das große Lexikon der Aquaristik. Eugen Ulmer, Stuttgart 2004, ISBN 3-8001-7497-9, S. 734 f.

Referime Redakto

  Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.

  1. ^ Gas Encyclopedia; Ozone
  2. ^ Streng, A. G. (1961). "Tables of Ozone Properties". Journal of Chemical Engineering Data (në anglisht). 6 (3): 431–436. doi:10.1021/je00103a031.