Pedagogjia Freinet
Pedagogjia Freinet e njohur edhe si Sistemi i Frenesë është një pedagogji origjinale e zhvilluar nga Célestin Freinet dhe gruaja e tij Elise Freinet [1] praktikë kjo e cila mbështetej në shprehjen e lirë të fëmijëve, tekste të lira, vizatime të lira, korrespodencë ndër shkollore, shtypshkronjë dhe gazetë studentore, etj.
Celestin Freinet flet për "teknikat Freinet", e jo për metodën Freinet sepse teknikat mund të evoluojnë ndërsa metodat jo. Ai i përshkroi ato në një libër të quajtur Teknikat Freinet të Shkollës Moderne - Les techniques Freinet de l'école moderne (1964). Kjo pedagogji është pjesë e lëvizjes së Edukimit të Ri (Pedagogjisë progresive) e cila daton që nga viti 1899, rrymat e ndryshme të së cilës (Adolphe Ferrière, Edouard Claparède, Ovide Decroly, Roger Cousinet, etj.) zhvilluan shkëmbime përmes Lidhjes Ndërkombëtare për Edukatën e Re falë kontributit të pedagogut zviceran Adolphe Ferrière.
Shkolla tradicionale është ajo e cila ka në qendër të vëmendjes temën që do të mësohet dhe programet që përcaktojnë këtë lëndë, e të cilat e specifikojnë dhe i japin përparësi në të njëjtën kohë. Pedagogjia Freinet ngre thellë vizionin e shkollës, duke konsideruar një shkollë të përqendruar tek fëmija.
I plagosur në mushkëri gjatë Luftës së Parë Botërore 1914-1918, Freinet e pati të vështirë të fliste kur rifilloi profesionin e tij. [2] Kjo ishte një nga arsyet pse ai kërkoi të ngrinte një pedagogji aktive në të cilën mësuesi nuk do të kishte nevojë të mbante fjalime të gjata dhe kështu ai e përqendroi angazhimin e tij në organizimin e punës dhe bashkëpunimit në mësimdhënie.
Celestine Freinet ishte mësues, së pari në Bar-sur-Loup (1920-1928), pastaj në Saint-Paul-de-Vence (1928-1935), në shkollën të cilën e themeloi në Vence (1935), dhe më në fund në Kanë (1946) në kuadër të Kooperativës së Arsimit Sekular (Cooperative de l'Ensegnement Laic), në departamentin e Alpes-Maritimes. Elise Freinet, gruaja e tij, solli në mendimin e Freinet një dimension origjinal në fushën artistike. Guy Avanzini theksoi se në vitin 1972 "përqindja e praktikuesve të Freinet ndoshta kurrë nuk kishte arritur 5% ". Henry Peyronie në vitin 1999 shtoi se :
Na duket se sot mund ta vlerësojmë këtë proporcion në 1 ose 2%. (frëngjisht: Il nous semble qu'on pourrait estimer aujourd'hui cette proportion à 1 ou 2 %).
Shih edhe
RedaktoLiteratura
Redakto- premier livre : L'imprimerie à l'école (1927).
- deuxième livre : Plus de manuels scolaires (1928).
- dernier livre de son vivant : Les techniques Freinet de l'École moderne (1964).
- Célestin Freinet, Œuvres pédagogiques, Seuil, 1994. Édition en deux tomes établie par sa fille, Madeleine Freinet.
- Tome 1 : L’éducation du travail (1942-1943) - Essai de psychologie sensible appliquée à l’éducation (1943).
- Tome 2 : L’école moderne française (1943). Autre titres ; Pour l'école du peuple (1969) - Les dits de Matthieu (1954) - Méthode naturelle de lecture (1947) – Les invariants pédagogiques (1964) - Méthode naturelle de dessin - Les genèses.
- Les techniques Freinet de l'École moderne (1964), Paris, Librairie Armand Colin, collection Bourrelier, 144 p.
- Célestin Freinet, Pour l'école du peuple (1969), Paris, Librairie François Maspero, 181 p.
Referime
Redakto- ^ "Fonds Célestin et Élise Freinet". www.calames.abes.fr. Marrë më 7 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Touché ! Souvenirs d’un blessé de guerre sur le site de l'ICEM
Bibliografia
Redakto- Marc-André Bloch, Philosophie de l'éducation nouvelle (1948), PUF, 1968.
- Institut coopératif de l'École moderne, Pédagogie Freinet. Perspectives d'éducation populaire, Maspero, 1979.
- Philippe Meirieu, Célestin Freinet. Comment susciter le désir d'apprendre ?, PEMF, 2001.
- Ginette Fournès, La danseuse sur un fil : une vie d'école Freinet, École vivante (2009).
- Sylvia Dorance, S'engager dans la pédagogie Freinet, École vivante (2014). Voir : S'engager dans la pédagogie Freinet
- Henri Louis Go, "Freinet à Vence. Vers une reconstruction de la forme scolaire", PUR, 2007.
- Nadine Glauque Chantal Tièche Christinat , La pédagogie Freinet concepts , valeur, pratiques de classes, Chronique sociale 2015
- Michel Barré (1996). Célestin Freinet et l'École moderne (në frëngjisht). PEMF. fq. 39. ISBN 2877854574..