Përdoruesi:Arianit/Zona e Përbashkët Evropiane e Aviacionit
Hapësira apo Zona e Përbashkët Evropiane e Aviacionit (HPEA) (ang. European Common Aviation Area Agreement apo ECAA ) është një treg i përbashkët në shërbimet e aviacionit.
Marrëveshjet HPEA u nënshkrua më 5 maj 2006 në Salzburg, Austri ndërmjet BE-së dhe disa vendeve të treta. Marrëveshja u ndërtua mbi acquis communautaire të BE-së dhe Zonën Ekonomike Evropiane (EEA). HPEA liberalizon industrinë e transportit ajror duke lejuar çdo kompani nga çdo shtet anëtar i HPEA-së të fluturojë ndërmjet aeroporteve të çdo shteti anëtar të HPEA-së pa procedura administrative shtesë, sikur të ishin fluturime të brendshme.
Anëtarësia
RedaktoMarrëveshja HPEA u nënshkrua më 9 qershor 2006,[1] nga pothuajse të gjithë 27 anëtarët e BE-së, vetë Bashkimi Evropian, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Islanda, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia si dhe Kosova (përmes UNMIK-ut si përfaqësues i Kosovës sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit). Dy vendet e fundit anëtare të BE-së që e nënshkruan atë ishin Sllovakia dhe Letonia përkatësisht më 13 qershor 2006 dhe 22 qershor 2006.
Zgjerimet
RedaktoMarrëveshje të mëtejshme për t'u bashkuar me Zonën e Përbashkët të Aviacionit u janë ofruar anëtarëve të Partneritetit Lindor të BE-së.
- Gjeorgjia nënshkroi një marrëveshje më 2 dhjetor 2010.[2]
- Moldavia nënshkroi më 26 qershor 2012.[3]
- Ukraina dhe BE nënshkruan një marrëveshje për Hapësirën e Përbashkët të Aviacionit më 12 tetor 2021, si pjesë e samitit të 23-të Ukrainë-BE në Kiev. Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal, ambasadori i Sllovenisë (atëherë Presidenca e BE-së) në Ukrainë Tomaž Mentzin dhe shefi i Shërbimit të Jashtëm të BE-së Josep Borrell nënshkruan marrëveshjen.[4]
- Armenia filloi negociatat për t'u anëtarësuar pasi një marrëveshje e re e partneritetit Armeni-BE u nënshkrua në shkurt 2017.[5] Armenia dhe BE përfunduan negociatat më 15 nëntor 2021, me nënshkrimin e një Marrëveshjeje për Zonën e Përbashkët të Aviacionit ndërmjet dy palëve në një ceremoni në Bruksel.[6]
Marrëveshjet Euro-Mesdhetare të Aviacionit (EMAA)
RedaktoPër më tepër, një sistem i marrëveshjeve të asocimit me HPEA është miratuar për vendet e partneritetit mesdhetar.
- Maroku nënshkroi Marrëveshjen e saj Euro-Mesdhetare të Aviacionit (EMAA) me BE-në më 12 dhjetor 2006 me Mbretërinë e Marokut.[7]
- Jordania nënshkroi Marrëveshjen e saj të Aviacionit Euro-Mesdhetar (EMAA) me BE-në më 15 dhjetor 2010.[8]
- Izraeli nënshkroi Marrëveshjen e tij Euro-Mesdhetare të Aviacionit (EMAA) me BE-në më 10 qershor 2013. [9]
Brexit
RedaktoPër shkak se Mbretëria e Bashkuar është larguar nga Bashkimi Evropian (Brexit), Mbretëria e Bashkuar nuk është më pjesë e Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit.
Shiko gjithashtu
RedaktoReferencat
Redakto- ^ "Multilateral Agreement on the Establishment of a European Common Aviation Area (ECAA)" (në anglisht).
- ^ "Common Aviation Area Agreement between the European Union and its Member States and Georgia" (në anglisht).
- ^ "Common Aviation Area Agreement between the European Union and its Member States and the Republic of Moldova" (në anglisht).
- ^ "Mobility and transport" (në anglisht).
- ^ "New EU-Armenia Deal Reached in Brussels" (në anglisht). 28 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Aviation: EU and Armenia sign aviation agreement" (në anglisht).
- ^ "Euro-Mediterranean Aviation Agreement between the European Community and its Member States, of the one part, and the Kingdom of Morocco" (në anglisht).
- ^ "Euro-Mediterranean Aviation Agreement between the European Union and its Member States of the one part and the Hashemite Kingdom of Jordan" (në anglisht).
- ^ "Euro-Mediterranean Aviation Agreement between the European Union and its Member States, of the one part, and the Government of the State of Israel" (në anglisht).