Histori (nga Greq. ἱστορία, istoria - shënim, tregim, rrëfim) është shkencë shoqërore e cila merret me të kaluarën e njerëzimit, të tashmen, dhe përmes këtyre të dyjave studjon të ardhmen. Kjo shkencë njihet si mësuesja e njerëzimit. Si themelues apo dhe si babai i historisë llogaritet filozofi dhe historiani i periudhës antike greke Herodoti.
Historia është shkencë shoqërore e cila studion të kaluarën e shoqërisë njerëzore.Bazohet në të mbledhurat e dokumenteve dhe materialeve të shumta të cilat grombullohen nga arkeologoët ,studjuesit e lëvruesit.Ajo ndahet në:
- Historia e kohës parahistorike
- Historia e kohës historike
- Historia e mesjetës (kohës së mesme)
- Historia e kohës së re
- Historia e kohës më të re