Xhamia e Larme
Xhamia e Larme (maqedonisht: Шарена Џамија Sharena xhamija, turqisht: Alaca Camii), e njohur edhe si Xhamia e Pashës, është një xhami në Tetovë, e ndërtuar për të parën herë në vitin 1495 dhe e rindërtuar më vonë në vitin 1833 nga Abdurrahman Pasha.[1]
Xhamia e Larme Xhamia e pashës R01.JPG | |
---|---|
Koordinatat: 42°00′21″N 20°58′00″E / 42.005833°N 20.966667°E | |
Vendndodhja | Tetovë, Republika e Maqedonisë |
Viti | 1495 |
Pronari | Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni |
Të dhënat arkitekturore | |
Arkitekti(ët) | Is'hak Beu |
Stili arkitekturor | Osman |
Minare | një |
Rreth saj gjenden edhe objektet e tjera të arkitekturës fetare islame dhe civile, të rëndësishme për vlerat estetiko-artistike dhe për vulën historike që mbajnë.
Xhamia është ndërtuar më 1495 kurse e rindërtuar nga themeli dhe e zgjeruar më 1833 nga ana e Abdurrahman Pashës, biri i Rexhep Pashës, që janë mbrojtësit e Tetovës, të cilët kanë qenë edhe dashamirë të mëdhenj të artit. Të gjitha këto të dhëna i kuptojmë nga mbishkrimi i ruajtur mbi hyrjen në xhami si dhe nga nishani i varrit i cili ruhet në tylben ndërtuar në oborin e xhamisë. Këta pashallarë të njohur që kanë vepruar në Tetovë në gjysmën e parë të shekullit XIX e kanë ndërtuar dhe rindërtuar kalanë e qytetit dhe Harabati Baba teqen.
Në tylben tetëanësore janë varrosur zonjat Hurshide dhe Mensure. E para ka vdekur më 1534. Për to supozohet se kanë qenë donatorë të xhamisë së mëparshme nga shekulli XV. Në afërsi të xhamisë gjendet edhe shatërvani, i cili ka pasur funksion të dyfishtë: për të marrë abdest para namazit dhe si zeshme për nevojat e popullatës së Tetovës.
Galeria
Redakto-
Detaje të mureve të pikturuara të xhamisë.
-
Oborri.
-
Pamje e përparme e xhamisë.
-
Brendësia e xhamisë.
-
Xhamia e Larme
-
Brendësia e xhamisë.
-
Mihrabi.
Lidhje të jashtme
Redakto- Xhamia e Larme Komuna e Tetovës
Referime
Redakto- ^ "Xhamia e Pashes". Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2012. Marrë më 12 gusht 2016.